Çdo vit e mërkura e fundit e muajit shkurt shënohet si Ditë Botërore kundër Dhunës në Shkollë, e njohur më tepër si “Dita e Fanellës Bojë Roze”.
Për herë të parë “Dita e Fanellës Bojë Roze” u zhvillua në Kanada në vitin 2007 si protestë të të dy nxënësve – Dejvid Shepërd dhe Travis Prajs. Ata veshën fanella bojë roze për të shprehur pozitën e tyre për mospranimin e dhunës në shkollë. Në Bullgari kjo ide fitoi popullaritet kohët e fundit. Vjet në këtë fushatë u përfshin afro dy të tretat e shkollave në vend. Të dhënat tregojnë, se afro një e katërta e fëmijëve bullgarë janë të prekur nga shfaqjet e ndryshme të dhunës, më tepër në hapësirën kibernetike. Fushata e sivjetshme përqendrohet pikërisht mbi këtë dhe përfshin edhe kiber-varësitë, fenomen që haset shpesh ndër adoleshentët. Veprimtaritë kushtuara Ditës së Fanellës Bojë Roze organizohen me ndihmën e organizatave joqeveritare, qendrave për mbrojtje dhe përkrahje. Sivjet fushata në qytetin Shumen kalon nën moton “E mira nuk ka nevojë për filtra!” Specialistët janë të mendimit, se është me rëndësi që veprimtaritë brenda ditës të realizohen nga fëmijë për fëmijë, ndërsa të moshuarit të sigurojnë vetëm logjistikën.
“Jo vetëm që duhet t’i jepet fund dhunës, por duhet të kërkohen edhe rrënjët e saj”, mendon Jordan Todorov mësues dhe psikolog në Shkollën e Bashkuar “Nikolla Jonkov Vapcarov” në fshatin Vëllçitrën, rajoni i qytetit Pleven. Në situatën e dhunës ka tre role të sjelljes: dhunues, viktimë dhe mbrojtës. Sipas psikologut, dhuna “mund të provokohet nga komplekset e vet njeriut. Një shkak tjetër mund të jetë kopjimi i sjelljes që shihet në shtëpi. Mjedisi familjar nuk mund të përjashtohet si faktor kryesor në edukim. Viktima në shumicën e rasteve dallohet nga të tjerët gjë që provokon dhunuesi.”
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës gjatë vitit shkollor 2016 – 2017 në shkollat u regjistruan 4711 raste të agresionit. Gjatë vitit të kaluar ekspertët e dikasterit hartuan një plan për parandalimin e agresionit dhe forcimin e sigurisë në shkollat. Sipas mësuesit Jordan Todorov parandalimi i agresionit është tepër i vështirë, sepse shkolla mund të reagojë mezi pasi ai bëhet fakt. Sipas tij me shumë rëndësi është që në rolin e mbrojtësit të përfshihen vet fëmijët.
“Mbrojtësi zakonisht është një fëmijë me sistem të qëndrueshëm dhe të fortë moral. Ky është një fëmijë që ka një model të mirë prindëror të kopjimit. Mbi fëmijët një ndikim më të madh ushtron roli i mbrojtësit. Nëpërmjet këtij roli vet fëmijët bëhen një korrigjues të sjelljes në shkollë. Ata vet shndërrohen në një shembull se si duhet të veprohet në rastet e dhunës dhe agresionit.”
Sipas mësuesit Jordan Todorov me më shumë rëndësi për të rritur një fëmijë me psikikë dhe fizikë të shëndosh është qetësia:
“Për psikikën e një fëmije me më shumë rëndësi është qetësia. Qetësia sigurohet nga mjedisi i mirë në shkollë dhe në shtëpi. Vetëm në kushtet e qetësisë fëmija mund të zhvillohet dhe përpjekjet e tij të përqendrohen mbi mësimet dhe mbi zhvillimin e talenteve, sepse çdo njeri ka virtyte pozitive dhe talente, të cilët duhet të zhvillojë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..