Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katër ekspozita paraqitin mësuesit dhe nxënësit e tyre në artin figurativ

БНР Новини
Emill Popov, Vihroni Popnedelev, Andrej Daniell dhe Nikollaj Majstorov me disa nxënës të tyre

“Mësuesit dhe nxënësit në artin figurativ” është një projekt i fondacionit “Megjithëse”, i cili bashkon prof. Emill Popov, prof. Vihroni Popnedelev”, prof. Andrej Daniel dhe prof. Nikollaj Majstorov dhe studentë të tyre të shquar në Akademinë e Arteve Figurative. Në katër ekspozita me radhë në Sofje, Varna dhe Kjustendill mësuesit dhe nxënësit do të shtrojnë çështje të ndryshme në disa debate, ndër të cilat: a është e dobishme pretenca e mësuesit për modelimin e nxënësit sipas mënyrës së të menduarit të pedagogut, çfarë krijon sistemi ynë arsimor – krijues apo epigonë, si duhet ta edukojë mësuesi nxënësin e vet.

Materia jonë është specifike, sepse bëhet fjalë për artin, por edhe për estetikën – thotë prof. Andrej Daniell. – Akademia është vendi, ku duhet të vijnë më shumë njerëz me kulturë të pasur në sferën e artit, të cilët janë personalitete krijuese dhe kanë guximin të nënshkruhen nën veprat e tyre. Qëllimi ynë është që të kemi një kontakt të vërtetë me studentët tanë, të ndiejmë qëllimet e tyre në fushën e artit dhe t’i ndihmojmë. Në dallim të degëve të tjera të diturisë ne nuk japim standarde – arsimi ynë është individual dhe kuptimi i tij është që të krijojë individualitete të veçanta. Në lëmin tonë është mirë po të ketë piktorë të ndryshëm.

Sipas prof. Andrej Daniel etika në art, si dhe në jetë, mund të shihet në dhjetë urdhëresat e Zotit. Prandaj krijuesi duhet të mbrojë ndershëm parimet e njeriut. Etika është e vetmja gjë që na bën njerëz dhe na dallon nga beteja në xhungël, është i mendimit ai.

Etika është në kuptimin e përgjegjësisë së piktorit, sepse ai është një figurë e rëndësishme në jetën publike, pavarësisht nëse është piktor, ilustrues, dizajner – thotë nga ana e vet kritiku i artit prof. Çavdar Popov – Një prej detyrave të tij më të mëdha është t’i kundërvihet kulturës në masë dhe banalitetit, të cilat i shohim çdo ditë në televizion dhe në tablloide, si dhe të luftojë për krijimin e një qëndrimi estetik jo vetëm ndaj artit, por ndaj të gjitha aspekteve të jetës së përditshme.”

Andrej Daniel dhe Nikollaj Majstorov (në mes), Stefan Xhambazov (majtas) dhe Zelma Almaleh (djathtas) nga fondacioni “Megjithëse”

Mirëpo, nëse kjo ndeshje publike e çon në një drejtim brezin e ri të krijuesve apo jo?

Kjo është një çështje e ndërlikuar – përgjigjet prof. Andrej Daniel. – Vëmendja ndaj artit figurativ te ne nuk ka qenë kurrë në nivelin e duhur dhe sikurse kjo është një traditë bullgare – më shumë respektohen këngëtarët e operës, shkrimtarët dhe poetët. Kështu qe duhet të vlerësohen përpjekjet heroike të këtyre njerëzve të rinj, të cilët kanë vendosur të bëhen piktorë, megjithë mungesën e respektit të auditorit. Ndoshta kjo i detyrohet faktit se metodologjia e artit figurativ u jep mundësi për ta analizuar këtë botë dhe ta ndryshojnë.” 

E para nga gjithsej katër ekspozitat u hap më 22 shkurt në galerinë “Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri” në Kjustendill, ku u paraqitën skulptori Emill Popov dhe nxënësit e tij. Më 1 mars në Galerinë e Kryeqytetit “Art Aleja” (“Shtegu i Artit”) do të prezantohet piktori Vihroni Popnedelev, pas tij është radha e prof. Andrej Daniel më 17 prill në Galerinë e Qytetit për Artet Figurative në Varna. Prezantimi i fundit është i Nikollaj Majstorovit më 10 maj në “Kuadrat 500”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: въпреки.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD