Shkollat e punës edukuese nga koha e socializmit, të krijuara me idenë të jenë një institucion edukues për të miturit dhe adoleshentët, po vazhdojnë të ekzistojnë dhe sot, pavarësisht se kanë ndërruar emrin në shkolla edukuese-internate. Sipas ligjit nga viti 1958 për ikje nga shtëpia, rrugaçëri, lypje, vjedhje të ushqimeve, fëmijët mbyllen mes katër mureve, të privuar jo vetëm nga liria, por dhe nga të drejtat e tyre bazë – jetë në një mjedis i cili dëmton dinjitetin e tyre, privim nga arsimi cilësor, ndihma psikologjike dhe mjekësore.
Fushata “Për një drejtësi më njerëzore për fëmijët” të Rrjetit Kombëtar për Fëmijët ka për qellim reforma në sistemin për drejtësinë për fëmijët – heqje e ligjit që prej 60 vitesh për luftë kundër sjelljes antisociale të fëmijëve të mitur dhe adoleshentëve, mbyllje e internateve edukuese, aplikim i masave moderne për punë me fëmijët të cilët kanë gabuar, edukimi i tolerancës në shoqëri.
“Përveç dënimeve, shteti duhet të japë dhe një përkrahje sociale për fëmijët të cilët kanë kryer diçka të paligjshme, sepse kjo është mënyra e vetme që ata të pushojnë me shfaqjet negative – komenton Diljana Sllavkova, koordinatore në Rrjetin Kombëtar për Fëmijët. Një pjesë e madhe prej këtyre fëmijëve , të cilët më shpesh vjedhin, jetojnë në një varfëri të plotë, në një mjedis të dhunës dhe të torturës, dhe ky është shkaku që ata të bëjnë krime.”
Çdo vit mijëra fëmijë trajtohen si kriminelë dhe futen në internatet, ku nuk kthehen në njerëz më të mirë. Aty ata jetojnë në kushte më të këqija nga këto në burgjet dhe shpesh bëhen viktima të dhunës, pohojnë nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët.
“Internatet gjenden në vende mjaft të izoluara, përveç kësaj personeli nuk mund të kujdeset për kaq shumë fëmijë, me qenë se numri i tyre nganjëherë arrin 50 – tregon Diljana Sllavkova. Shkolla edukuese në Rakitovo për shembull është në fund të qytetit, në të nuk ka ujë të ngrohtë dhe fëmijët shkojnë në banjë një herë në javë. Dhe pavarësisht se në internatet ka profesionalistë, vet sistemi nuk lejon –sado njerëz të përkushtuar të punojnë aty – të zhvillohet një veprimtari e vërtetë edukuese dhe sociale. Shteti nuk disponon një statistikë se sa nga fëmijët e dalë kthehen drejt mënyrës kriminele të jetesës, por vërejtjet nga puna në terren tregojnë se shumë prej tyre vazhdojnë me kundërvajtje të ndryshme.”
Një problem tjetër është se shpesh dënimi e kalon peshën e gabimit.
“Bile ka raste , për shkak të të cilave Bullgaria është dënuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – rikujton Diljana Sllavkova. Për shembull fëmijët janë të vendosur në internate si masë mbrojtjeje, sepse janë bërë viktimë të trafikut dhe nuk ka pasur se ku të venë në vend tjetër. Ose për vjedhjen e një torte. Por më drastikja është vendosja e fëmijëve fare të vegjël – 8-10 vjeç, që është e palejueshme.”
Mbyllja e internateve edukuese dhe zëvendësimi i tyre me qendra për mbikëqyrje arsimore, është një nga idetë në projektligjin e Ministrisë së Drejtësisë. Ai parashikon që qendrat të gjenden në vendbanimet e mëdha dhe numri i fëmijëve të mos të jetë më shumë se 10. Projektligji për devijimin dhe imponimin e masave korrigjuese është i parashikuar në programin e Parlamentit gjatë muajit maj të këtij viti, por deri tani nuk ka pajtim të arritur midis ministrive se kush dhe çfarë përgjegjësish të marrë. Prandaj Rrjeti Kombëtar për Fëmijët do të vazhdojë fushatën e vet, duke e vënë theksin mbi domosdoshmërinë që departamenti social të përfshijë fëmijët fajtorë në grupet, me të cilat punojnë punonjësit socialë nga degët për mbrojtjen e fëmijës, si dhe t’u sigurohen shërbimet e specializuara, të cilat u mungojnë atyre tani.
Ndërkohë, një organizatë joqeveritare do të zhvillojë veprimtarinë e vet në katër qendrat e veta për të drejtat e fëmijëve në qytetet Sofja, Vraca, Pazarxhik dhe Ruse, ku disa psikologë, punonjës socialë dhe juristë u ofrojnë përkrahje fëmijëve, të cilët janë në konflikt me ligjin. “Po arrijmë rezultate shumë të mira dhe puna jonë tregon se pikërisht mungesa e përkrahjes sociale është e meta më e madhe në sistemin e tanishëm”, tha në përfundim Diljana Sllavkova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nmd.bg
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..