Jean-Claude Juncker është për vizitë në gjashtë shtete ballkanike
Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker vizitoi Shkupin dhe Tiranën në kuadrin e turneut të tij ballkanik, i cili po vazhdon me bisedime në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Sofje.
Në Shkup Junker ripohoi se në kuadrin e disa muajve Maqedonia mund të marrë ftesë për bisedime për aderim në Bashkimin Evropian. Kryetari i KE-së theksoi se kohët e fundit ky vend ka bërë reforma, të cilat kanë befasuar botën, kurse Traktati i Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë ka rritur reputacionin e Maqedonisë në BE.
Në Tiranë Junker tha se gjatë vitit 2025 në BE mund të aderohen jo vetëm Serbia dhe Mali i Zi, por të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në qoftë se i zbatojnë kriteret për anëtarësim. Sipas Kryetarit të KE-së deri tani Shqipëria ka arritur një përparim të madh në reformën gjyqësore dhe në administratë, si dhe në luftimin e kriminalitetit.
KE-ja ushtron presion për kompromis në debatet për emrin e Maqedonisë
Bisedimet për emrin e Maqedonisë mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë po hyjnë në një fazë të re, në të cilën Komisioni Evropian ushtron presion për arritjen e kompromisit. Tema u shqyrtua në një takim të shkurtër në Bruksel mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe Kryeministrit grek Aleksis Cipras. Sipas mediave greke Merkel u ka bërë thirrje Shkupit dhe Athinës për të gjetur zgjidhje të kësaj çështjeje, kurse Cipras e ka përsëritur pozitën e qeverisë greke për gjetjen e një vendimi të qëndrueshëm afatgjatë të pranishëm edhe për të dyja palat. Ai ka përsëritur pozitën zyrtare të qeverisë greke për emrin erga omnes – për përdorim universal si jashtë, ashtu dhe brenda vendit. Ndërkaq, koncesioneri i aeroportit në Shkup “Aleksandri i Maqedonisë” filloi zbatimin e një vendimi qeveritar për ndryshimin e emrit të aeroportit. Para disa ditësh u hoqën edhe tabelat me emrin e autostradës “Aleksandri i Maqedonisë”, e cila tashmë do ta ketë emrin “Miqësia”.
Greqia nuk i lëshon Shqipërisë asnjë pëllëmbë tokë
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kodzias refuzoi akuzimet e mediave në Greqi se vendi i jep Shqipërisë një pjesë të territorit grek, duke deklaruar kategorikisht se “Greqia nuk do t’i lëshojë Shqipërisë asnjë pëllëmbë tokë”. Lidhur me caktimin e kufirit detar me shtetin shqiptar, Kodzias bëri të ditur se aktualisht Presidenti Ilir Meta është duke autorizuar një grup të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, grup ky i cili do të bisedojë me palën greke. Ndërkaq, në Shqipëri po vazhdojnë akuzimet kundër Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati se “ata tashmë i kanë dhënë Greqisë 12 milje detare prej Detit Jon, ku ka shumë naftë dhe gaz.
Kosova shtyu ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi
Deputetët e Kosovës nuk arritën mirëkuptim rreth Marrëveshjes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi, pasi Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli nuk siguroi shumicë, e cila të votojë ratifikimin e dokumentit. Flitej se ai do të mbahej ditën e hënë, por për shkak të vizitës së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Londër dhe pozitës së Bashkimit Demokratik të Kosovës se ka nevojë për praninë e tij, mbledhja u shty për datën 28 shkurt.
Gjatë vitit 2017 turqit paskan qenë më pak të lumtur
58 për qind e shtetasve turq kanë deklaruar se janë të lumtur gjatë vitit 2017, që është një rezultat më i ulët nga ai në vitin 2016 – 61,3%, bëri të ditur Instituti i Statistikave i Turqisë. Gjatë vitit 2016 64,5 për qind e grave turke kanë deklaruar se janë të lumtur, kurse kjo përqindje gjatë vitit 2017 është 58,1. Viti 2017 ka qenë më i lumtur për turqit e moshës mbi 65 vjeç dhe më i palumtur – për ata të moshës nga 45 deri në 54 vjeç.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..