Herën e njëmbëdhjetë me radhë Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hapi dyert për Ekspozitën Vjetore Kombëtare Arkeologjike “Arkeologjia Bullgare 2017”. Sipas traditës në të prezantohet puna e arkeologëve bullgarë në terren gjatë vitit të kaluar dhe zbulimet më interesante. Shkas për rregullimin e ekspozitës ishte Dita e Arkeologjisë, e cila bie më 14 shkurt. Në ekspozitën sivjet mund të shihen 340 eksponate nga 22 objekte dhe ilustrime për 50 gërmime arkeologjike.
“Kjo ndoshta është një nga ekspozitat më të pasura dhe më të larmishme, e cila përfshin periudhën nga parahistoriku më i hershëm, paleoliti i mesëm dhe i vonshëm dhe arrin deri te Mesjeta e vonshme” – tha arkeologu doktor Kamen Bojaxhiev në konferencën tradicionale për shtypin para hapjes. Ndër zbulimet më të vjetra janë enët prej qeramike nga fshati Damjanica të Bullgarisë Jugperëndimore, që datojnë nga mijëvjeçari i 6-të para Krishtit. Ato sende zbulojnë aftësitë e pasura artistike të mjeshtërve të asaj epoke.
Epokat e lavdishme antike gjithashtu janë të prezantuara mirë. Greqia e Lashtë – kryesisht me qytetin e ruajtur mirë Apollonija Pontika, në kufijtë e qytetit të sotëm Sozopoll. Të shumta janë artefaktet e epokës romake sidomos në qytetet Sofje dhe Pllovdiv, pra Serdika dhe Filipopoli antik. Viti 2017 karakterizohej me zbulimin e sendeve nga koha e Bullgarisë mesjetare, pra shekujt 10-14 pas Krishtit.
“Përderisa viti 2016 ishte një vit i zbulimit të sendeve prej floriri, viti 2017 ishte bujar dhe na solli zbulimin e sendeve të shumta – komentoi Kamen Bojaxhiev. – Ndër artefaktet ka të tilla, të cilët janë shumë mirë të ruajtur si për shembull një flaut të bronztë nga Debellt dhe një pishtar nga Pliska. Ngandonjëherë del, që disa sende jo aq tërheqëse në shikim të parë, janë tepër interesante dhe të çmueshme. I tillë është koleksioni i pasur i figurave antropomorfe prej argjile nga Damjanica që datojnë nga mijëvjeçari i shtatë dhe i pestë para Krishtit. Krahas kësaj ka një ikonë nga Trapezica me zbukurime të ruajtura... Një nga zbulimet më interesante është një tokëz prej nefriti nga Kaliakra, e cila bënë përshtypje me precizitetin e punimit. Krahas kësaj rreth saj ka shumë pikëpyetje lidhura me prejardhjen.”
Tokëza në fjalë u punua në Kinë gjatë sundimit të dinastisë Juan (1206-1368). Ajo vjen të tregojë se në atë periudhë, shekullin XIV, trojet bullgare kishin lidhje tregtare me këtë qytetërim të Lindjes së Largët.
Drejtori i Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, docent doktor Ljudmill Vagallinski tregoi disa probleme serioze të arkeologjisë bullgare dhe asaj evropiane. Bëhet fjalë për përfshirjen e shoqatave private në studimet arkeologjike. Sipas ligjit të tanishëm bullgar me këtë veprimtari merren institucionet shtetërore. Mirëpo, ushtrohet presin për përfshirjen e subjekteve të tjera, më në veçanti nën formën e organizatave joqeveritare. Sipas docentit Vagalinski, në një sërë shtetesh evropiane ndërrimi i modelit dhe përfshirja e subjekteve private dha rezultate negative. Në Bullgari problemi do të ndërlikohet për shkak të thesar-kërkuesve të shumtë.
“Nuk ka ndonjë shtet tjetër në Evropë, nuk mund të flasë për botën, në të cilin të ketë 30 mijë thesar-kërkues të cilët të punojnë aktivisht. Ata nxjerrin bukën e gojës pikërisht prej kësaj pune, sepse kanë ndërmjetës në nivel të lartë, madje ndërkombëtar. Edhe dikasteret, që merren me zbulimin e kapjen e njerëzve të tillë nuk disponojnë resursin e domosdoshëm dhe nuk mund të frenojnë këtë problem. Në një situatë të tillë të insistohet që subjekte private të ndërhyjnë në punimet arkeologjike, kjo vetëm mund t’i sjell dëme trashëgimisë arkeologjike, me të cilën aq shumë krenohemi.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Instituti Kombëtar Arkeologjik me MuzeE quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..