Deri më 10 mars galeria e hapur para pak kohe në Sofje “Struktura” ua ofron vizitorëve të vet ekspozitën “Devijimet”. Në të mund të shihen vepra të reja, të krijuara posaçërisht për hapësirën e kësaj galerie. “Ajo më frymëzoi me tërësinë e saj arkitekturale. Është hapësirë për ekspozim dhe në të njëjtën kohë ambient industrial dhe e gjithë kjo në qendrën e Sofjes” – pohoi autorja.
Adriana Çernin ka lindur në Sofje. Në vitin 1997 ajo mbaron Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë, ku po jeton dhe punon. Ka organizuar ekspozita të veta në Linz, Vjenë, Koln, Viesbaden, Krems, Bon, Paris dhe në Muzeun për art bashkëkohor në Masaçusets, SHBA. Punon me galerinë prestigjoze të Vjenës “Hapësira për art aktual Martin Janda” (Raum aktueller Kunst Martin Janda)”.
Në ekspozitën e re “Devijimet” Adriana Çerneva përqendrohet mbi një ornament, karakteristik për arkitekturën arabe. Ja se çfarë tregoi piktorja:
„Para katër vitesh Muzeu për arte të aplikuara në Vjenë “MAK” m’u drejtua me kërkesë të studioj një fragment prej minberit të një xhamie në Kajro. Minberi është një vend i ngritur në xhami, një lloj katedre, ku ngjitet imami dhe qëndron atje gjatë hytbesë. Ornamenti është nga shekulli i XII-të dhe gjatë shekullit XIX-të tërë ndërtesa është rrëzuar dhe pjesa të mbetura prej saj po ndodhen në vende të ndryshme, kryesisht në koleksione private në Evropën Perëndimore. Pjesa të tilla rruhen dhe në muzeun “MAK” në Vjenë. Më ftuan ta shikoj ornamentin, sepse vitet e fundit merresha me ornamente të tilla gjeometrike. Kjo që më interesonte në fillim ishte rrjeti i këtij ornamenti që mungonte. Ideja ishte që t’i jepja pamjen e tij fillestare, kështu siç është dukur në origjinal.“
Në fillimin e karrierës së vet Adriana Çernin krijon në fushën e videos dhe vizatimit. Pas kësaj përqendrohet kryesisht mbi zhanrin e dytë. “Vizatimi, si dhe piktura, janë arte statike. Dhe vëzhguesi është ai, i cili zbulon aspekte të reja” – shpjegoi autorja.
Në këtë ekspozitë Çernin punon vetëm me ornamentin. “Edhe pse është i mrekullueshëm, me këtë ornament nuk mund të eksperimentohet. Ai gjithashtu është statik. Secila pikë varret nga tjetra. Prandaj nuk kam bërë eksperimente, duke e përfshirë në kombinime me elemente të tjera” – shpjegoi piktorja. Projekti është zbatuar me laps, akuarele dhe bojëra akrilike. Në ekspozitë janë treguar skica, të cilat provokojnë variante të ndryshme për analizë.
Vepra “Autoportret” është qendra e ekspozitës. Dhe këtu ornamenti përsëri është fondament:
„Deri tani kam bërë vetëm dy autoportrete. Ky është i dyti – tha Adriana Çernin. Gjëja, që i bashkon ato është mungesa e fytyrës – gjëja, e cila zakonisht duhet të tregojë emocionin e veprës, gjendjen psikike. Trupi është veshur në këmishë, mbi të cilën është vizatuar ornamenti kryesor i ekspozitës. Sfondi gjithashtu është prej këtij ornamenti dhe duke sikur është tredimensional. Mund të thuhet se kuptimi i fshehur i autoportretit është se autorja është humbur në ornament.”
Aktualisht Andriana punon mbi ekspozitën e saj tjetër në Muzeun e Vjenës “MAK”, ku veprat e saj do të ekspozohen pranë fragmentit origjinal nga Kajroja. Do të ketë vizatime mbi mur, brenda të cilave do të montohen pjesët origjinale të minberit – kështu më qartë do të kuptohet ideja e ornamentit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..