Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të sjellë madje barinj nga jashtë

БНР Новини
Foto: BGNES

Ekonomia e Bullgarisë është në rritje dhe ajo duhet të vazhdojë edhe gjatë 2 vjetëve në vijim, tregojnë analizat e vëzhguesve ndërkombëtarë. Por, ama ka një kusht provokues – duhet të gjendet nga ndonjë vend krahu i punës që mungon. Në qoftë se nuk e kishte këtë mungesë kërcënuese deri tani produkti i brendshëm bullgar do të ishte me 2 miliardë euro më shumë në vit, shtojnë ekspertët.

Pse pas viteve të një papunësie tepër të lartë shqetësuese arrihet deri tek dukuria e kundërt?

Shkaqet janë disa dhe sa u përket masave për zgjidhjen e problemeve ka unifikim të mendimeve midis biznesit dhe autoriteteve. Në vend të parë duhet të shënohet popullsia bullgare, e cila po pakësohet dhe po plaket vazhdimisht. Nga afro 9 milionë veta në fund të shekullit të kaluar, sot numri  i bullgarëve  në vend mund të bjerë nën 7 milionë. Një “meritë” kryesore për krizën demografike kanë lindjet e pakësuara, mortaliteti i lartë dhe emigracioni. Në fund të fundit popullsia e Bullgarisë po pakësohet çdo vit me rreth 50 000 veta, me fjalë të tjera, zhduket një qytet mesatar bullgar. Njerëzit e moshuar, përtej moshës së punës i tejkalojnë 2 milionët dhe ata nuk marrin pjesë në formimin e produktit të brendshëm bruto, por vetëm konsumojnë atë të cilën e kanë prodhuar 3 milionë bullgarët e tjerë të cilët punojnë. Përveç kësaj, çdo vit mbi 20 000 veta ikin nga vendi në kërkim të punës ose për të mësuar jashtë shtetit, ku shumica prej tyre bashkohen ndaj atyre 750 mijë bullgarëve të cilët janë vendosur përgjithmonë jashtë kufirit dhe të cilët tani për tani nuk kanë ndërmend të kthehen për gjithmonë në atdhe.

Qeveria ka punuar tre grupe bazë vendimesh për evitimin e mangësisë së kapitalit njerëzor dhe këto masa pëlqehen nga biznesi. Bëhet fjalë për përpjekje për përfshirje në tregun e punës të 200 000 bullgarëve, të cilët as mësojnë, as kërkojnë punë. Masa e dytë prek bullgarët jashtë shtetit - do të bëhen prova që ata të inkurajohen të kthehen në vend. Dhe masa e fundit për evitimin e krizës janë përpjekjet për tërheqjen e krahut të punës nga jashtë.

Masat e qeverisë mund të miratohen nga biznesi, por kjo nuk është shkak që ai t’i shikojë në mënyrë skeptike dhe të mos të ushqejë shpresa të mëdha sa i përket efikasitetit të tyre. Aq më tepër se masat e shënuara qeveritare kanë para së gjithësh një karakter të përgjithshëm dhe janë me një perspektivë më afatgjatë, ndërsa biznesi duhet të gjejë zgjidhjen e problemit me mungesën e forcës punuese çdo ditë. Në një vend, në të cilin paga mesatare është  pak mbi 500 euro në muaj, tërheqja e punonjësve dhe të nëpunësve të motivuar dhe kompetentë nuk është një punë e lehtë në sfondin  e tregut të lirë punës në Bashkimin Evropian, në të cilin çdo një bullgar i cili ka shfaqur dëshirë mund të gjejë realizimin e vet të punës dhe të fitojë shumë më tepër, sesa në atdhe. Sepse për të gjithë është e qartë se paga është ai faktor i cili ka një rëndësi vendimtare gjatë kërkimit të punës.

Ka dhe një gjë tjetër, e cila e bën detyrën edhe më të vështirë për t’u zgjidhur në Bullgari. Mungesa e punës është e kudogjendur dhe nuk prek vetëm sektorë të veçantë ekonomik ose profesione të veçanta dhe nivele të kualifikuara. Në disa rajone të vendit mungesa  e kuadrove  nuk është dhe kaq e mprehtë , por në një nivel kombëtar deficiti është fakt. Kërkohen si kuadro me kualifikime dhe mjeshtëri të larta profesionale, kështu dhe punonjës pa kompetenca dhe arsim të veçantë. Arrihet deri aty që Shoqata e barinjve dhe e fermerëve të dhive në Bullgari të deklarojë se kërkohen 1000 barinj nga vende të treta me paga mujore nga 350 deri më 700 euro plus shpërblime të mira!

Mungesa e kapitalit njerëzor në tregun e punës në Bullgari nuk do të mund të evitohet lehtë dhe shpejt. Përkundrazi, sepse arsimi në Bullgari është shumë larg kërkesave të biznesit dhe formon punonjës të ardhshëm dhe nëpunës, të cilët ose janë me profesione të panevojshme, ose janë të kualifikuar në mënyrë jo të mjaftueshme dhe pa mjeshtëri praktike profesionale. Është e dukshme  se nga të tre skenarët për zgjidhjen e problemit, të ndërmarra nga autoritetet, do të duhet të bëhet ndonjë farë kombinimi dhe në përpjekjet  për evitimin e krizës do të duhet të tërhiqen edhe institucione të tjera publike dhe shoqërore dhe administrata. U përhap dhe ideja për punimin e një Konvente Ndërkombëtare për Sofjen për krizën demografike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD