Në një natë magjike të përmbushur me yje, tavani i cirkut do të kthehet në kupolë. Kurse menjëherë pasi nis muzika dhe dritat transformohen në miliardë copëra shumëngjyrëshe e dimë – ka ardhur cirku!
Njeriu merimangë, silur i gjallë dhe qitës me një hark vdekjeprurës do të dalin në “arenën” në sallën “Arena Armeec” në Sofje, që të magjepsin publikun në spektaklin “Nata e yjeve”. Më 17 mars akrobati me famë botërore Encho Keryazov do të prezantojë edicionin e shtatë të programit të vet të cirkut në kompaninë e artistëve botërorë, mbajtës të dekoratave më prestigjioze të cirkut dhe mbajtës të rekordeve të Guinnesit.
Në natën e yjeve, artistët do të fluturojnë me motorë në lartësi rreth 10 metra, Robin Valencia do të lëshohet përpara spektatorëve si një silur në lartësi 40 metra, akrobatët Ivec Yves & Ambra do të vallëzojnë në ajër në magjinë e dashurisë, Alex Mitchell do të bëjë një numër të frikshëm pa litar sigurie, David Shiner do t’i argëtojë njerëzit dhe do t’i bëjë të qeshin në rolin e klounit. Por, një interpretim me siguri që do të bëjë kështu që t’ju pushojnë zemrat – aktori Hristo Mutafçiev do të qëndrojë në shënjestrën e Vilhelm Telit bashkëkohor.
“Hristo Mutafçievi do të ndihmojë në një numër – thotë Encho Keryazov. Aktori do të qëndrojë më mollë në kokë dhe në të prej një distance prej 20 metra do të marrë në shënjestër Freddy Nock – një artist zviceran, i cili merret vetëm me numra ekstreme. Ai ecën në litar në 3 mijë metra lartësi dhe ka 6 rekorde në librin e Guinnesit. Akrobati do të bëjë dhe një numër shumë interesant dhe rrezikues në ajër. Tamam nën tavanin e sallës “Arena Armeec” do të montohet një litar, mbi të cilin ai do të kalojë përmes të gjithë hapësirës, kurse në mes do të ndalojë dhe do të ngrihet mbi një karrige.”
Grigoriy Lobko do të fluturojë nga një kullë 11 metrash, dhe me një salto të trefishtë mbrapa mbi patina me rrota do të mundohet të verë një rekord të ri botëror.
Gjatë vitit 2007 Encho Keryazov fitoi një kloun të argjendtë në festivalin më prestigjioz të cirkut në botë – atë në Monte Karlo, kurse dekorata i hapi dyert përpara cirkut të ëndërruar prej tij “Ronkali” (Circus Roncalli) në Gjermani. Megjithatë Encho e gjen veten në ekuilibër - mbase sepse aty ndihet, sipas fjalëve të tij, më i sigurt mbi duart sesa mbi këmbë. Patjetër që me ekuilibër do të prezantohet dhe në shoun në Sofje:
“Më e ndryshmja sivjet do të jetë se bashkë me mua do të dalin Anatoly Zalevsky dhe Oleg Izossimov – tregon Encho. Në të gjithë historinë e festivalit në Monte Karlo vetëm 3 ekuilibristë solo e kanë fituar këtë dekoratë dhe këta jemi unë, Oleg dhe Anatoly. Kështu që në skenë do të qëndrojmë që të tre konkurrentët më të mëdhenj dhe bashkë do të bëjmë balancë mbi duar. Interesantja është se, ne asnjëherë nuk jemi mbledhur në një skenë, bile asnjëherë nuk jemi parë sy më sy. Prandaj numri ynë i përbashkët do të jetë një moment shumë special jo vetëm për adhuruesit e cirkut tek ne, por edhe për cirkun botëror.”
Kush është gjëja më ekstreme, të cilën e ke bërë deri tani?
“Gjëja më ekstreme, të cilën e kam bërë, ka qenë jashtë arenës dhe kjo është qëndrim mbi duar në buzë të ujëvarës së Niagarës – përgjigjet artisti i cirkut. Kur nën ty ka vetëm ujë, i cili është vazhdimisht në lëvizje, shumë vështirë mund të përqendrohesh, me qenë se nuk ka se ku të fiksosh vështrimin tënd dhe të gjesh balancën e saktë. Kjo e bën kryerjen mjaft rrezikuese, por unë e pëlqej këtë lloj sfide. Kurse qëndrimin mbi duar e bëra, që të mund të sfidoj veten time, duke dëshmuar se mundem të përqendrohem pavarësisht nga lartësia dhe uji.”
“Nata e yjeve” është një pjesë nga shfaqjet me karakter bamirës në dobi të fëmijëve të talentuar, me të cilat merret fondacioni Encho Keryazov. Dhe sivjet gjatë kohës se shfaqjes, artisti i cirkut do të ndajë bursa dhe dekorata të tjera në 3 kategori – art, arsim dhe sport.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..