Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ëndrra amerikane e Todor Caçevit realizohet në qytetin Zllatica

БНР Новини

Todor Caçev e ka sjellë ëndrrën e vet nga Amerika, por e ka realizuar në qytetin e vogël bullgar Zllatica. Që atëherë kanë kaluar disa vjet dhe puna e tij e palodhshme i është shpërblyer. Prandaj nuk kalon asnjë ditë, pa i’u gëzuar fryteve të saj.

Nuk ka rëndësi se ku jeton, përderisa çdo ditë kujdesesh për ëndrrën tënde, Mendon Todor Caçevi, i cili para vitesh është dashuruar pas orkestrave marshuese amerikane. Atëherë ka nisur rrugën e vështirë, e cila pak nga pak u bë e vetmja e mundshme për të. Dhe çdo gjë filloi me një qëndrim disa muajsh në SHBA në kuadrin e programit amerikan për shkëmbim kulturor të studentëve.

СнимкаGjatë vitit 2004 ,Todorit i bëjnë përshtypje qindra fëmijët amerikanë me uniforma të bukura, të cilët luajnë në ndonjë instrument dhe në të njëjtën kohë bëjnë figura të ndërlikuara me trupat e veta. Është kthyer në Bullgari me mendimin të themelojë një orkestër personal marshues. Por, përpara kësaj ai kaloi 5 vjet në orkestrën e teatrit Muzikor dhe pastaj në atë të Radios Kombëtare Bullgare, përpara se të fillojë të trokasë nëpër dyert. Në Sofje, drejtorët e shkollave më parë tregonin interes, por menjëherë kur dëgjonin se duhen para për instrumente i kthenin shpinë. Një zhgënjim ka provuar dhe kur ka marrë një sallë në një vatër të kulturës. Ai ka ngjitur shpallje por asnjë nxënës nuk ka shkuar, edhe vetëm për kureshtje. Por, Todori nuk ka hequr dorë. Ka blerë instrumente muzikore me paratë e veta dhe është nisur për në Çellopeç, Pirdop, derisa nuk ka arritur deri në qytetin e vogël Zllatica, ku drejtoresha e shkollës vendase menjëherë e ka pranuar idenë, kurse kryebashkiakja i ka ofruar kontratë për angazhim të afatgjatë me kushtin “të filloj menjëherë”.

"Në Sofje, sado përpjekje që të hidhja për të krijuar një orkestër, gjërat nuk shkonin, derisa në provincë munda vetëm pas disa provave. Mbase sepse fëmijëve aty nuk ofrohen aq shumë veprimtari jashtë shkollore dhe orkestra qe diçka e re dhe shumë interesante për ta" – thotë Todori.

Снимка

Ai ka zgjedhur 16 fëmijë, sepse kaq kanë qenë dhe instrumentet. U ka vënë emrin “Yjet marshuese” dhe ka filluar me ta nga a-ja dhe b-ja, me qenë se ata nuk i kanë njohur notat.

"Gjatë kohës së provave fëmijët ndiejnë dëshirën time të madhe dhe përkushtimin, me të cilin punoj dhe më besojnë – shpjegoi Todor Caçevi. Por fëmijët e sotëm motivohen në mënyrë shumë më të ndryshme sesa në të kaluarën, prandaj dhe motivacioni është më i vështirë për t’u arritur. Por pa të nuk mundet, me qenë se instrumenti muzikor është një trup i huaj dhe duhet të punosh shumë në shtëpi, për të arritur sukses."

Pasi fëmijët kanë mësuar disa melodi kryesore, Todor Caçev i është drejtuar fondacionit “Amerika për Bullgarinë” me lutje për ndihmë financiare për uniforma. Ka marrë shumë më tepër – para për instrumente të reja, që të mund të zgjerojë orkestrën, kampe verore dhe dimërore dhe shumë koncerte. Mes shfaqjeve, me të cilat muzikantët krenohen, janë gjysmëfinalja në  shoun televizive “Bullgaria kërkon talentë”, pjesëmarrja në festivalin e xhazit në Bansko dhe koncerti në malin Pirin në lartësi 2000 metra mbi nivelin e detit rreth liqenit “Okoto”/syri/. Por, suksesin e vet më të madh e arrijnë gjatë vitit të kaluar në Cyrih në Kampionatin botëror për orkestra frymore të të rinjve, ku jo vetëm se ekzekutojnë me grupe më të mira, por janë të huajt e vetëm të lejuar të marrin pjesë në programin e hapjes së Kampionatit.

Снимка

"Në fakt të luajnë në një instrument muzikor mbase është gjëja më e vogël, të cilën ata e mësojnë në orkestër – sqaron motivet e tij për të punuar me fëmijët Todor Caçevi. Mundohem t’u imponoj gjëra shumë më të rëndësishme, si për shembull përgjegjësinë dhe një disiplinën, vlerat themelore morale, sepse ato do të jenë premisa për suksesin e tyre të ardhshëm. Dhe do të thosha, se orkestra u ndihmon fëmijëve  të zbulojnë veten – tanimë mundëm të zgjidhim disa raste shumë të vështira nga pikëpamja e sjelljes së nxënësve."

Todori e ka ftuar fëmijën me sjellje më të keqe në shkollë t’i bjerë baterisë në orkestër dhe sot nga sjellja e tij problematike nuk ka asnjë shenjë. Kurse djali më i turpshëm, i cili në orët e muzikës nuk ka ngritur kokë nga banka, sot është një personi kryesor i orkestrës. "Në momente të tilla gëzohem shumë se përmes një orkestre shkollore fëmijët mund të gjejnë veten e vet dhe të ndryshojnë sjelljen drejt më së mirës", shton me krenari udhëheqësi i tyre.

Kur ka shkuar për të jetuar bashkë me bashkëshorten e vet në fshatin Mirkovo Todor Caçevi (34 vjeç) ka pasur vetëm një fëmijë. Sot ai ka katër fëmijë dhe thotë se jeta e tij në fshat është më e mirë, se sa dikur ka ëndërruar. Përderisa njeriu ndjek ëndrrat e tij, nuk ka rëndësi se ku është, më e rëndësishme është që të ndihet mirë – mendon ai.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: marchingstars.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD