Me një ekspozitë me titull “Përpara pragut të Malit të Shenjtë” filluan festimet, lidhur me 130 vjetorin e themelimit të Universitetit të Sofjes “Shën, Shën Klimenti i Ohrit”. Autor i fotografive të treguara është Dimitris Lluzikiotis /Greqi/, i cili ka kapur në objektivin e tij detaje nga hapësira materiale, të privuar nga prania njerëzore, ku në objektin e vëmendjes qëndrojnë vetëm dyert dhe dritaret e hapura ose të mbyllura.
Aty, siç sytë janë pasqyra e shpirtit tënjeriut, ashtu dhe dritaret dhe dyert pasqyrojnë shpirtin e godinave. Në Malin e Shenjtë pas pragjeve dhe dritareve, jeta rrjedh larg kotësisë njerëzore, por pavarësisht nga kjo aty po kështu ka zbukurime dhe art.
“Murgjit e Atonit i bëjnë dyert dhe dritaret të mëdha, të pikturuara me një ornamentikë të ndërlikuar dhe drugdhendje, sqaroi fotografi. Kjo duket si një inkurajim të mund të kultivojmë shpirtin tonë, të bëhemi njerëz më të mirë, qytetarë më të mirë dhe të mund të kuptohemi midis nesh”.
Dimitris Lluzikiotis ka lindur në Halkidiki, në fshatin Stratoniki, i cili shikon drejt Malit të Shenjtë. Në moshën 12 vjeçare ai fiton aparat fotografik nga një revistë dhe fillon të bëjë foto. Pas kësaj studion fotografi dhe realizohet në sferën e dizajnit grafik dhe reklamës. Por, më e dashur për të mbetet fotografia artistike dhe jo komerciale. Mes temave të tij më të preferuara janë ritet e ecjes zbathur mbi prush, zierja e rakisë në distileritë familjare dhe përjetime të tjera unike e të veçanta, të cilat e emocionojnë të shkruajë histori me foto.
Iniciator i projektit “Përpara pragut të Malit të Shenjtë “ është profesoresha Aksinia Xhurova, ish drejtoresha e Qendrës për studime sllavo-bizantine “Profesor Ivan Dujçev” pranë Universitetit të Sofjes. Si një historiane e artit, profesoresha Xhurova është mahnitur nga stilet e shumta arkitekturore, të cilat i kanë frymëzuar ndërtuesit e Atonit. Vizituesi i Malit të Shenjtë bie në një atmosferë, në të cilën gërshetohen neobaroku, rilindja e ringjallur, neoklasicizmi, stili post bizantin, por mes mjeshtërve gjithmonë ekziston një vazhdimësi të caktuar. Fotot e treguara në ekspozitën në Universitetin e Sofjes, janë kryesisht nga i ashtuquajturi kryeqytet i Atonit – Kareja. Në këtë qendër administrative, si në një parlament të vogël, kuvendojnë 2 herë në javë, ashtu siç e kanë bërë shekuj të tërë me radhë, përfaqësuesit e të 20 manastireve të Atonit. Është kurreshtare se shumë gra tregojnë interes ndaj ekspozitës fotografike, që të mund të hedhin një vështrim në botën e ndaluar për ta, bota e manastirit Zograf, e manastirit të Hilendarit dhe e Lavrës së Madhe – “Shën Thanasi i Atonit”.
Ardhja e fotografisë në Malin e Shenjtë lidhet me misionin e pelegrinazhit të historianit rus Pjotër Sevastianov gjatë dhjetëvjeçarit të gjashtë të shekullit të 19, gjatë kohës së të cilit janë bërë dhe fotografitë e para, theksoi arkeologu Nikollaos Merdzimekis nga Ministria e kulturës e Greqisë. Që atëherë krijohen laboratorë fotografikë pranë manastireve dhe peizazhi i renditur me një përpikëri të madhe i Malit të Shenjtë bëhet i njohur për njerëzit, të cilët për ndonjë shkak nuk mund të arrijnë deri në jetën sekrete të të izoluarve. Fotografitë e Dimitris Lluzikiotis janë bërë me shumë vëmendje dhe përqendrim, objektivi i tij përqendrohet mbi detajet dhe përjetëson zellin e gurgdhendësit, merakun e drugdhendësit dhe finesën e farkëtarit. Disa nga godinat në foto tanimë nuk ekzistojnë, por në sajë të fotografëve si Dimitris Lluzikiotis ato nuk do të harrohen.
Fotot “Përpara pragut të Malit të Shenjtë” do të mund të shikohen deri më 23 shkurt.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: www.uni-sofia.bg
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..