Në vend që të lerë një dhuratë të shtrenjtë për brezat e ardhshëm në fisin dhe familjen e tij, inxhinieri Ljuben Bezhkov zgjedh një mbrojtës tjetër të koleksionit të vet prej hartave antike gjeografike. Dhe i dhuron thesaret e veta, të dala nga atelietë e hartografëve dhe skalitësve evropianë të klasës së parë, institucionit, i cili do t’i ruajë më mirë.
Gjatë vitit 1953 inxhinieri Ljuben Bozhkov dhuron koleksionin e tij prej hartave gjeografike Bibliotekës Kombëtare, duke lënë si trashëgimi një dije të paçmueshme për të gjithë bullgarët. Por, mbase asnjëherë nuk ka supozuar se gjërat e mbledhura prej tij me kaq përpjekje të shumta, vrull dhe dashuri, do të qëndrojë 60 vjet në depot e errëta.
Sot, nën emërtimin “Evropa në hartat e vjetra” në hollin e gjerë të bibliotekës janë vendosur eksponatet e dhuruara nga inxhinieri Bozhkov, të cilat pasqyrojnë proceset historike, politike dhe ekonomike në Evropë midis shekujve 13 dhe 19. Mes më të vlefshmeve janë harta e Trakisë së Lashtë, e punuar në Antverpen gjatë vitit 1585, harta e Gadishullit Ballkanik e punuar në Romë gjatë vitit 1689 dhe harta e Danubit me një pjesë nga tokat bullgare, e cila ka dalë nga një atelie në Amsterdam gjatë shekullit të 17. Por, kush është njeriu me interesa kaq kozmopolite dhe me mundësi financiare, i cili e ka grumbulluar këtë koleksion të shkëlqyer në gjysmën e parë të shekullit të kaluar?
“Ljuben Bozhkov ka lindur gjatë vitit 1880 në qytetin Varna dhe del nga një fis rilindës i qytetit Kotell – tregon docentja Krasimira Aleksandrova, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare. Arsimohet për inxhinier ndërtimi në Peterburg, Pragë, Vjenë. Pas diplomimit të tij ai kthehet në atdhe – një traditë kjo shumë tipike për këtë periudhë. Atëherë është emëruar në portin e Varnës, ku studion hidrologjinë dhe gjeologjinë e bregut të detit e më vonë bëhet shef i portit. Vet ai krijon harta gjeografike dhe ky është një nga shkaqet të zgjidhet për kryetar i shoqatës së parë të gjeografëve tek ne. Kjo shpjegon dhe pasionin e tij të madh për koleksionimin e hartave. Gjatë viteve të 20 të shekullit të kaluar transferohet në Sofje, ku është emëruar si zëvendësdrejtor dhe drejtor i Hekurudhës Shtetërore Bullgare, kurse gjatë vitit 1933 është pranuar në klubin Rotari. Dhe në qoftë se duhet të përgjithësoj veprimtarinë e tij në një fjali të vetme, ajo është e lidhur me moton e tij “Çdo gjë në emër të Bullgarisë!”
Dhe me të vërtetë, inxhinieri Ljuben Bozhkov ia nënshtron të gjithë jetën e tij dashurisë dhe shërbimit të atdheut – kjo duket në fotografitë e treguara dhe të ekspozuara të tij, kuptohet në sajë të sendeve të tjera të ndryshme. Mes tyre spikasin për shembull letra e falënderimit të mbretit Boris të Tretë në lidhje me librin e tij “Mjetet e komunikimit në Bullgari”.
“Ljuben Bozhkov është një person i jashtëzakonshëm nga periudha e Rilindjes, sepse shumë pak bullgarë kanë interesa të tilla të gjithanshme dhe kjo në një nivel profesional – tregon dhe historiani i klubit Rotari tek ne, inxhinieri Cvjatko Kadijski. Ai është një muzikant i shkëlqyer, i cili ekzekuton në orkestra të vërteta. Ai është një shkrimtar i shkëlqyer, shkrimet shkencore të të cilit lexohen me pasion si një roman aventuresk. Ai është dhe një arbitër futbolli pavarësisht nga figura e tij mjaft e rëndë, me të cilën karikaturistët Aleksandër Bozhinov dhe Aleksandër Dobrinov kanë bërë shumë shaka. Ai është dhe një bashkëshort i përpiktë – nga letrat e tij drejtuar bashkëshortes së tij Radka, e shkruara në Shtetet e Bashkuara, rrjedh dashuri dhe ledhatim, të cilat nuk i pret asnjeri nga ky burrë i madh dhe në pamje të parë shumë i egër.”
Mjerisht, inxhinieri Ljuben Bozhkov renditet në vargun e gjatë prej eruditëve dhe patriotëve bullgar, të likuiduar fizikisht ose moralisht nga pushteti “popullor” pas 9 shtatorit të vitit 1944.
“Gjatë vitit 1948 fillon në bullgari fillon prodhimi i trenave shume të rëndë /me tonazh të rëndë/ – vazhdon bisedën e vet inxhinieri Cvjatko Kadijski. Por Ljuben Bozhkovi, si specialist e kundërshton këtë, mendon se kjo është “një krim i vërtetë për kushtet tona”. Dhe si rezultat i këtyre fjalëve të veta menjëherë është shkarkuar nga të gjitha postet, kurse pak pas kësaj pëson infarkt dhe deri në fund të jetës, gjendja e tij nuk mundet të përmirësohet. Gjatë 3 vjetëve të fundit nga jeta e tij ai mbet pa folur, por mundet të mësohet të shkruajë me dorën e majtë. Ljuben Bozhkovi vdes gjatë vitit 1959.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..