Rituali i maskaradës vjen nga kohërat e lashta pagane dhe është ruajtur deri më sot si një pjesë nga tradita folklorike bullgare. Lojërat me maska janë lidhur kryesisht me festat nga Krishtlindjet deri në Pashkë. Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, burra të maskuar luajnë në fillimin e Vitit të Ri, në periudhën e së dielës së djathit /tranzicioni nga dimri në pranverë/ dhe gjatë së dielës së Shën Todorit /java e parë e kreshmëve e Pashkës/. Që nga fundi i vitit 2015 tradita është një pjesë e trashëgimisë shpirtërore të UNESKO-s.
Festivali më i madh i lojërave tradicionale dhe i traditave me maska në Bullgari (dhe në Ballkan), është festivali “Surva” në qytetin Pernik në afërsi të kryeqytetit. Tradita e tij fillon gjatë vitit 1966, kurse statutin e një festivali ndërkombëtar ai e fiton gjatë vitit 1985. Dhe sivjet Bashkia e Pernikut pret miq të shumtë nga vendi dhe nga jashtë, të cilët do të përfshihen në festën e madhe “Surva” - të 27-të me radhë. Edicioni i sivjetshëm fillon më 26 janar.
Që të gjithë do të mund të njihen nga afër me mjeshtrit e traditës së maskaradës. Akoma për përgatitjet dhe aksentët në program tregon kryetarja e bashkisë e qytetit Pernik Vjara Cerovska:
"Befasitë do të jenë të shumta, të këndshme dhe të bukura. Kemi përgatitur një program të pasur për hapjen më 26 dhe gjatë ditëve të ardhshme, kur është kulmi me parakalimin e 105 grupeve. 46 prej tyre janë nga bashkia jonë, mbi 50 janë grupet – mysafire nga i gjithë vendi. Presim dhe 450 pjesëmarrës prej 8 vendeve – Maqedonia, Sllovenia, Serbia, Spanja e të tjera.
Jam e sigurt se dhe kësaj radhe festivali do t'ju habisë me diçka të re, duke ruajtur këtë traditë shumëngjyrëshe bullgare. Hajdeni në qytetin Pernik dhe do të mbeteni të befasuar në mënyrë të këndshme dhe të magjepsur! Një pjesë e madhe nga miqtë-bullgarë dhe të huaj, kanë ardhur shumë herë. Kjo është forca dhe magjia e festivalit tonë - të kthen prapë dhe prapë. Ti do që të jesh një pjesë nga ky festival, nga kjo festë e shpirtit. Të besosh se shëndeti, kësmeti dhe mirëqenia do të jenë më shumë gjatë vitit."
Më 13 dhe 14 janar zhvillohet festa autentike Surva në fshatrat e Pernikut. Në këto ditë kudo është shumë interesante. Shtëpitë janë të hapura. Byrekët janë të bërë. Ka pite dhe gjellë të ndryshme – çdo gjë, e cila është në themelin e kuzhinës tradicionale bullgare, në jetesë. E përgatitur me shumë dashuri dhe me shumë shije për miqtë e festës. Pasi survakarët /njerëzit e maskuar/ kalojnë përmes të gjithë fshatit, shtëpi më shtëpi, ata mblidhen në shesh, ku ndizet një zjarr i madh, i cili sipas traditës kapërcehet.
Festa është shkak për takim me miq e shokë, mblidhen në një vend breza të ndryshme, që të mund të ndiejnë edhe më mirë këto çaste bullgare. Çfarë është karakteristike për maskat në krahinën e qytetit Pernik – Vjara Cerovska vazhdon:
"Në rrethin e Pernikut përgatiten maska me pupla, ku detyrimisht marrin pjesë dhe simbolet tradicionale. Çdo gjë punohet prej lëkure dhe prej materialeve natyrale, ashtu siç është bërë në të kaluarën.
Gjatë kohës së Festivalit do të hapë dyer dhe punishtja e mjeshtërve. Këta krijues bullgarë gjithmonë shtojnë diçka të re gjatë përpunimit të maskës. Në çdo një prej tyre, përveç punës është përfshirë dhe shumë emocion dhe dashuri. Maskat janë të tmerrshme dhe të çuditshme.
Në të gjitha grupet folklorike që marrin pjesë në maskaradë ekzistojnë figurat e detyrueshme – nusja, dhëndri, vjehrri dhe vjehrra si dhe prifti – heronjtë e përhershëm, të cilët gjithmonë janë në fundin e riteve të lidhura me beqarin. Kjo është gjëja e përbashkët, por e paraqitur në mënyrë të ndryshme në çdo një rajon të vendit tonë. Hajdeni në Pernik, do t'ju pëlqejë!"
Mysafirët e qytetit do të mund të shikojnë dhe disa ekspozita interesante, të lidhura me lojërat e maskaradës, do ti pushtojë magjia dhe ngjyrat e vallëzimeve me maskat dhe kostumet e papërsëritshme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..