Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia e ulët bëhet pengesë për rritjen ekonomike në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv

Papunësia në Bullgari që prej 10 vitesh nuk ka qenë aq e ulët. Të papunët janë 7.2 për qind prej popullsisë së aftë për punë ose përafërsisht 200 mijë veta. Në të njëjtën kohë 300 mijë bullgarë në moshë pune as punojnë, as kërkojnë punë, as mësojnë. Biznesi nuk ka kush të emërojë në pozitat e lira të firmave, ndërsa në këtë sfond ekonomia shënon rritje vjetore nga 4 për qind nga produkti i brendshëm bruto me një perspektivë për shtim.

Sipas disa ekspertëve tabloja nuk është aq e mirë, se sa duket në shikim të parë. Në të vërtetë rritje ekonomike ka, por krahas kësaj mungojnë investime të mëdha direkte të huaja, domethënë kapital prodhimi dhe punëtorë të përshtatshëm, domethënë, kapital njerëzor. Rritja ekonomike mbështetet në konsumimin e brendshëm dhe në eksportin, por nuk iu bazohet investimeve të reja në kapacitete prodhuese dhe në kapital njerëzor. Disa specialistë flasin për një balonë, i cili në një moment mund të përplaset dhe diçka do të rrëzohet për shkak të mungesës së bazës solide për zhvillim ekonomik.

Në parim çdo ulje e papunësisë është një gjë pozitive. Mirëpo, në rastin konkret me Bullgarinë ka disa nuanca. Ulja e numrit të të papunëve nuk është vetëm si rezultat i zgjerimit të veprimtarisë ekonomike. Ajo i detyrohet në shkallë të madhe eksportit të krahut të punës. Në praktikë pothuajse nuk ka ndonjë familje bullgare, në të cilën ndonjëri prej anëtarëve të saj të mos punojë jashtë shtetit. Dhe kjo është në fuqi të plotë për njerëzit me kualifikim, me përvojë dhe me aftësi. Kështu që një nga shkaqet për uljen e regjistruar të të papunëve është, se shumë njerëz gjetën punë jashtë shtetit.

Shkaqe për migracionin e punës ka shumë, por kryesorja është shpërblimi i ulët i punës. Në Bullgari të varfëritë që punojnë janë kudo dhe janë me kualifikime të ndryshme profesionale – nga punëtorë të pa specializuar deri te kuadro me kualifikim të lartë – ekonomisë, juristë, mjekë. Në se do të shtojmë edhe plakjen dhe uljen e popullsisë, mund të bëhet konkluzioni, se rritja ekonomike e vendit është e kërcënuar. Kjo për shkak se së shpejti do të vijë dita, kur nuk do të ketë kush të punojë. Papunësia e ulët te data e sotme e vërteton pikërisht këtë. Ekspertë të respektuar mendojnë, se në se punëdhënësit do të gjenin në tregun e punës krahun e domosdoshëm të punës, atëherë rritja ekonomike e vendit do të tejkalonte 6 për qind, gjë që do të shkurtonte diferencën në standardin jetik të Bullgarisë me vendet më të zhvilluara evropiane. Mirëpo, me “në se” ekonomia nuk mund të zhvillohet dhe pushtetarët e kanë të qartë këtë. Nuk është e rastit se ata përpiqen me sa kanë mundësi të lehtësojnë dhe të financojnë kualifikimin profesional të të papunëve, kështu që gremina midis kërkimit dhe ofrimit në tregun e punës të paktën të bëhet më e vogël.

Ka edhe një mënyrë tjetër për gjetjen e krahut të domosdoshëm të punës – nëpërmjet importimit nga jashtë. Kjo metodë nuk është ndonjë sekretë për biznesmenët bullgarë, por është fakt, se lëvizja e krahut të punës është në drejtim nga shtetet më pak të zhvilluara drejt shteteve më të zhvilluara. Statusi i Bullgarisë si shteti më i varfër në BE-në nuk e vë atë në një pozitë të fortë dhe ajo nuk ka me çfarë të tërheqë punëtorë dhe nëpunës nga jashtë. Megjithë këtë u bënë disa prova në këtë drejtim me tërheqjen e krahut të punës nga Ukraina, Moldavia dhe Armenia. Tani duhet të ndërmerren masa për lehtësimin e punësimit të shtetasve të huaj. Mirëpo, vëzhguesit nuk janë optimist.

Ekspertët janë skeptikë përsa iu përket mundësive që të paktën një pjesë prej bullgarëve që kërkojnë bukën e gojës jashtë shtetit, të kthehen në vend dhe t’u ofrohen atyre shpërblime të përngjashme me ato të cilët marrin në shtete të tjera. Shumica e bullgarëve përtej kufirit aty kanë pronë të patundshme, familje dhe vështirë do të lënë këtë me arsye patriotike dhe nostalgjike. Qetësuese është, se rritja ekonomike dhe uria e provokuar prej saj për krahun e punës nuk do të zgjatet shumë dhe do të vijë koha për shkurtimin e personelit, domethënë do të ketë tepricë të punëtorëve dhe nëpunësve. Të shpresojmë, se deri atëherë do të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së krahut të punës në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD