Më 24 janar skulptori Georgi Çapkënov (Çapa) mbush 75 vjet.
Ai lindi në vitin 1943 në fshatin Vëllçidoll, rajoni i qytetit Varnë. Mbaroi specialitetin “Skulpturë” në Akademinë e Arteve Figurative në Sofje në vitin 1968. Pas kësaj bëri një specializim në Paris. Në vitin 1997 u bë bashkautor i stemës së Bullgarisë. Është mbajtës i një sërë dallimesh prestigjioze ndër të cilët “Ezopi i artë” në Bullgari viti 1975, çmimi i Muzeut “Hakone” me emrin e Ogjust Rodenit, viti 1990 në Japoni etj. Çapkënov është autor i statujës së çmimeve teatrore “Askeer” dhe e monumentit të Shën Sofjes në qendrën e kryeqytetit. Ka më se 30 ekspozita me vete si tek ne, ashtu edhe në vende të tjera të botës. Vepra të tij mund të shihen në Ermitazh, në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik në Lozanë dhe në shumë galeri bullgare.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..