Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Borjana Razsollkova – bullgarja e vetme pedagoge në Aspire Academy në Katar

БНР Новини

Nga Mis Velingrad deri te akademia më e njohura sportive në botë dhe praktika me atletët më të mirë, me financierë të suksesshëm, me ushtarakë – kjo shkurtimisht është kartëvizita e bullgares Borjana Razsollkova.

Mezi 16-vjeçare ajo u bë Mis Velingrad, por shumë shpejtë zbuloi, se kjo nuk është bota e saj. Prandaj u orientua te një profesion, i cili kishte perspektivë në botën e ndryshueshme drejt demokracisë. Për këtë zgjedhje vet ajo shpjegon:

Në fillim të viteve 90-të të shekullit të kaluar psikologjia kishte një popullaritet, si në universitet, ashtu edhe si profesion. E preferova në vend të drejtësisë, sepse desha të zbuloj botën e brendshme të njeriut.”

Pasi u diplomua specializoi psikologji sportive në qytetin Pllovdiv. Pas kësaj filloi punë në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit. U nisi për në Dubajin me bashkëshortin Desisllav Kollev, i cili u ftua trajner i ekipit kombëtar të atletikës së lehtë. Deri në vitin 2012 Borjana Razsollkova punonte në një kompani sportive, gjë pas së cilës nisi punë në Aspire Academy.

Снимка

Është e domosdoshme që trajnerët të punojnë me psikologë sportivë, sepse dobia e bashkëpunimit të tyre është e dukshme – rrëfen për punën në akademi Borjana Razsollkova. – Kjo për shkak se psikologët punojnë jo vetëm me trajnerët, por edhe me sportistët. Për fat të keq ka shumë shembuj se si sportistë të talentuar për probleme me trajnerët heqin dorë nga karriera e suksesshme. Kështu që synimi i psikologëve është që të ndihmojnë për vendosjen e  lidhjes më të mirë midis sportistit dhe trajnerit. Doemos vëmendja më e madhe përqendrohet mbi sportistin, i cili duhet të bëhet i disiplinuar dhe pas kësaj me ndihmën e specialistit të zhvillojë përqendrimin, qëndrueshmërinë, cilësi fizike krahas atyre psikologjike. Kjo për shkak se ato virtyte ecën krahë për krahë.

Në sajë të punës në Aspire Academi, ku qëndroi deri në vitin 2014, Borjana Razsollkova kishte fatin të njihet me yje të tilla të mëdha sportive si ish futbollisti Raull Gonzales dhe tenisti Rafaell Nadall. Sot bullgarja vazhdon të jetojë në Dubaj, ku jep mësime të disiplinës më të re të quajtur brejn trejning (brain training). Qëllimi është të trajnohet truri, ashtu siç trajnohet trupi.

Fillova të interesohem për brejn trejning pasi u largova nga akademia në Katar – tregon Borjana Razsollkova. – Trajnimi i trurit, siç trajnimi fizik u ndihmon jo vetëm sportistëve. Ai shfrytëzohet në shumë sfera të tjera. Për shembull më kërkojnë ushtarakët, kompani financiare, pra organizata ku nëpunësit duhet të shfaqin një përqendrim më të madh dhe ku puna shoqërohet me një tension dhe stres. Kjo disiplinë e re ndihmon që një sërë virtytesh të zhvillohen në nivel më të lartë, si për shembull përqendrimi, mendimi, intelekti, reagimet. Studimet tregojnë, se të gjitha ato janë në varësi jo vetëm të premisave individuale, por janë çështja e trajnimit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD