Në një intervistë dhënë Agjencisë Telegrafike Bullgare ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva tha, se në sfondin e Brexit-it dhe euroskepticizmit, Presidencat e ardhshme, duke përfshirë edhe atë bullgare, duhet të rikthejnë besimin në idenë evropiane. Sipas ministres kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet dialogut të sinqertë, i cili të përfshijë edhe ata, të cilët e kanë humbur besimin në Evropën e bashkuar. Ne duhet të japim tonin dhe të fillojmë të dëgjojmë njeri tjetrin, është kategorike ministrja bullgare.
Pyetjes çfarë ishte vitit 2017 për Bullgarinë në politikën e jashtme, ministrja Zaharieva e caktoi si shumë intensiv dhe i suksesshëm. Në fillim të vitit 2017 në Perëndim nuk kishte popullaritet të madhe zgjerimi i BE-së. Mirëpo pasi e përfshimë në prioritetet tona Ballkanin Perëndimor, kjo u bë një kauzë e përbashkët të mbarë Evropës. Për këtë filluan të flasin Junker, Mogerini dhe një sërë liderësh evropianë. Ky është një sukses i madh, sepse është një nga pak rastet, kur çështje me rëndësi kombëtare për Bullgarinë diskutohen në nivel BE-në, thekson ministrja.
Si një vështirësi e madhe gjatë vitit 2017 ministrja e jashtme tregoi bisedimet për finalizimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Republikën e Maqedonisë. Lidhur me këtë ajo vuri në dukje, se nga të dyja anët e tryezës qëndruan miq, të cilët ishin të vendosur, që një herë e përgjithmonë të hapin një faqe të re në marrëdhëniet midis të dy shteteve. Dhe kjo tashmë është fakt – në Republikën e Maqedonisë u zhvilluan zgjedhje, dhe për herë të parë ata të cilët ndoqën fushatën antibullgare humbën në mënyrë dramatike, shtoi ministrja.
Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në bashkësinë evropiane. Vendet e regjionit tregojnë, se kanë dëshirë të madhe për këtë, ndërsa ne duhet të vërtetojmë, se pranimi i tyre në BE-në është me rëndësi për të gjithë të tjerët. Doemos kjo mund të bëhet pasi ato vende do të plotësojnë kërkesat. Ato gjashtë shtete janë në faza të ndryshme të negocijimit dhe secili prej tyre duhet të vlerësohet mbi bazë të arritjeve, sipas zonjës Zaharieva.
Pyetjes, a janë realiste shpresat për pranimin e Bullgarisë në Shengen deri në përfundimin e Presidencës së saj të rotacionit, ministrja e jashtme iu përgjigj, se nuk është e bindur, se kjo mund të ndodhë brenda këtyre gjashtë muajve, por është me shpresë, se deri në fund të këtij viti do të bëhet fakt. Ajo është me shpresë, që sivjet Shengeni do të hiqet për kufijtë ajrore dhe detare dhe kështu shtetasit bullgarë do të kontrollohen vetëm në kufirin e vetëm të Shengenit me Greqinë. Akoma ka shtete, të cilët mendojnë, se vendi i Bullgarisë dhe i Rumanisë nuk është në Shengen, por nga votimet e fundit në Parlamentin Evropian bëhet e qartë, se numri i skeptikëve po ulet. Komisioni Evropian prej kohe mendon, se për ato dy shtetet nuk duhet të ketë pengesa, gjë të cilën e mendojnë edhe grupe të tjera të mëdha në Parlamentin Evropian, shtoi në intervistën për Agjencinë Telegrafike Bullgare ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..