Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi stina e skive

200 gazetarë nga 30 shtete do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Skive për Gazetarë në pushimoren Pamporovo në fund të shkurtit

БНР Новини
Foto: tourismboard.bg

Qendra malore Pamporovo e hapi sezonin e skive me dëborë të re, me pista dhe hotele të rinovuara. Pushimorja më diellore bullgare u ofron turistëve tri zona të reja falas wifi dhe lidhje më të mira midis pistave. Drejtori ekzekutiv i Shoqërisë Aksionare Pamporovo Marijan Beljakov njoftoi, se shihet një interes i rritur nga 60 për qind në tregun britanik ndaj pushimores dhe se edhe në vendet fqinje ballkanike gjithashtu kërkohen ofertat e pushimores.

СнимкаE reja është, se pistat janë shumë mirë të përpunuara në sajë të teknikës së re, që disponojnë – shpjegon Marijan Beljakov. – Modernizuam teknikën për dëborën artificiale, sepse të gjithë e kemi të qartë, se në ato kushte të ndryshuara klimatike, pa dëborë artificiale pushimoret nuk do të jenë në gjendje të pranojnë turistë gjatë dimrit.

Sipas drejtorit Beljakov, gjatë viteve të ardhshme do të modernizohen dhe do të përmirësohen kushtet për rrëshqitje edhe në rajonin Meçi Çall mbi qytetin Çepellare, ku pistat ekzistuese do të zgjerohen. Para disa vitesh të dy ski zonat Pamporovo dhe Meçi Çall u bashkuan dhe tani u ofrojnë admiruesve të sporteve të bardha një larmi më të madhe. Zgjerimi i pistave në Bullgari gjithnjë ngjall shqetësim te mbrojtësit e natyrës. Marijan Beljakov shpjegon:

Снимка

Asnjë pemë nuk do të pritet këtu. Bëhet fjalë më tepër për korrigjimin e traseve ekzistuese. Shkaku është, se kur pistat nuk mirëmbahen për një kohë të gjatë skajet e tyre mbulohen me kaçuba. Pikërisht ato duhet të pastrohen. Nuk do të dalim jashtë caqeve të caktuara nga plani i rregullimit. Në këtë rajon nuk ka zona të mbrojtura, të cilat iu nënshtrohen regjimeve speciale. Prerja e pishave është e mundshme por kundrejt kësaj duhet të pyllëzohen rajone të tjera” – shpjegon Beljakov.

Megjithëqë ndaj pushimores Pamporova ka interes të madhe, drejtori ekzekutiv i pushimores është kategorik, se Bullgaria duhet të heqë dorë nga reklamat ku theksohet, se është një destinacion i lirë turistik. Kjo jo vetëm që nuk është prestigjioze, por nuk është e saktë në shumicën e rasteve.

Снимка

Gjatë sezonit të ri pushimorja do të jetë organizatore e Kampionatit Botëror të Skive për Gazetarë. Nga 25 shkurti deri më 4 marsi aty do të mbërrijnë afro 200 përfaqësues të mediave botërore nga më se 30 shtete të mbarë botës. Kjo do të thotë, se Bullgaria, traditat dhe kultura e saj do të bëhen pjesë e temave të këtyre mediave. Kryetari i Seksionit Bullgar të Klubit Ndërkombëtar të Gazetarëve Skiatorë SCIJ Aleksandër Bogojavlenski shprehu shpresë, se gazetarët që do të vijnë në Pamporovo do të tregojnë për Bullgarinë me një ton pozitiv. Pjesëmarrësit tashmë treguan interes ndaj temave si Presidenca Bullgare e Këshillit të BE-së, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor, prodhimi i vajrave eterike, qyteti Pllovdiv si Kryeqytet Evropian i Kulturës 2019 e kështu me radhë.

Снимка

Për një aktivitet tjetër interesant njoftoi kampionia e vetme olimpike bullgare në sportet dimërore Ekaterina Dafovska. Më 9 shkurt vitin e ardhshëm mbushen 20 vjet që kur ajo fitoi medaljen e artë në biatlon. Pritet, që kjo të shënohet si në qytetin e saj të lindjes Çepellare, ashtu edhe në pushimoren Pamporovo.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: mypamporovo.net dhe tourismboard.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD
Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD