Buzëqeshja jonë na ndihmon të komunikojmë me njerëzit rreth nesh – kështu transmetojmë energjinë tonë pozitive. Prandaj është me rëndësi të kujdesemi mirë për dhëmbët tonë që në moshën e hershme të fëmijërisë. Fëmijët pesëvjeçarë tek ne kanë mesatarisht 4-5 kariese, ata në moshën 12-13-vjeçare kanë 3-4 dhëmbë të përhershëm prishur. Çdo një i katërt në moshën tetëmbëdhjetë-vjeçare ka të paktën një dhëmb të nxjerrë. Kjo statistikë e Bashkimit të Dentistëve Bullgarë tregon se higjiena orale tek vogëlushët nuk është në nivelin e duhur. Kariesi ndër fëmijët bullgarë është më i përhapur sesa janë qëllimet e vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
„Në vend të parë kjo është për shkak të ndërgjegjësimit të ulët të prindërve, të cilët nuk dinë se kur të fillojnë me zakonet e higjienës – pastrimi duhet filluar me shfaqjen e dhëmbit të parë dhe akoma më herët – komenton dentisti Nikollaj Danov. Përveç kësaj ushqimi i fëmijëve gjithashtu nuk është i mirë – ata hanë shumë ushqime të ëmbla dhe brumëra dhe kjo e keqëson akoma më shumë situatën. Shkaku tjetër është frika nga mjekimi stomatologjik, që është shumë e përhapur ndër fëmijët dhe ndër të rriturit. Ajo është e paarsyetuar, sepse sot mjekimi mund të bëhet pa dhembje dhe fëmijët më të vegjël vetëm duhet të frekuentojnë dentistin.“
Dy janë problemet kryesore tek fëmijët – kariesi dhe sëmundjet e mukozës së gojës, mirëpo ato mund të parandalohen lehtë me higjienë të mirë orale dhe të përgjithshme, mendon stomatologu. Ai i këshillon prindërit që shpesh t’i shpien fëmijët në vizita profilaktike. Për fat të keq në shumicën e rasteve fëmijë ulen në karrigen e dentistit atëherë, kur problemi tashmë është serioz.
„Akoma ka prindër, që mendojnë se dhëmbët e qumështit nuk mund të shërohen, mirëpo kjo nuk është kështu – shtoi doktori Danov. Është me rëndësi që fëmija të fillojë të vizitojë dentistin që në moshën një vit e gjysmë – dy. Atje ai do të njihet me atmosferën dhe po të shfaqet ndonjë problem, ai do të diagnostikohet në një fazë të hershme apo bile mund të zgjidhet.“
Me rëndësi është që fëmijët të vizitojnë klinikën stomatologjike pa frikë.
„Kjo varet nga mënyra, në të cilën prindërit e prezantojnë situatën para fëmijës – shpjegon doktori Nikollaj Danov. Shpesh të rriturit shpjegojnë se “nuk do të jetë e frikshme” dhe se “nuk do të dhembë. Mirëpo këtu fëmijët dëgjojnë vetëm fjalët “frikë” dhe “dhembje” – sepse kur nuk është e frikshme dhe kur nuk dhemb, nuk flasim për frikë apo dhembje. Fëmijët kanë një intuitë të zhvilluar dhe në se drejtoheni tek ta me fjalët. “Po shkojmë tek dentisti e pastaj në një ëmbëltore”, atëherë ata do ta pranojnë ngjarjen në mënyrë pozitive. Pastaj në klinikë gjithçka ndodhet në një ambient miqësor, duke luajtur. Dentistët përdorin praktika të ndryshme psikologjike, në varësi nga mosha. D.m.th. prindërit vetëm duhet të kenë një qëndrim pozitiv.”
Fëmijët vetë duhet t’i lajnë dhëmbët që në moshën tri-vjeçare. Kuptohet se atëherë ata nuk e kanë shkathëtin e nevojshme. Prandaj është mirë që në mëngjes ata t’i lajnë vetë dhëmbët, kurse në mbrëmje larja duhet të bëhet me ndihmën e prindit. Në fakt larja në mbrëmje është ajo më e rëndësishme.
„Gjithçka duhet të jetë në formën e lojës dhe zbavitjes – shpjegon doktori. Ka këngë dhe video spote, të cilat tregojnë mënyrë e drejtë të larjes. Natyrisht fëmijët përsëritin sjelljen e prindërve, kështu që me rëndësi më të madhe është shembulli i prindit. Prandaj të rriturit duhet të jenë mjaft të informuar dhe të veprojnë në mënyrën e drejtë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..