Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Todev: “Mali është një magji”

БНР Новини

Për Hristo Todevin mali është para se gjithash liri. Ai është një rikthim te rrënjët dhe një shans të zbulojë diçka të humbur. Krahas kësaj është edhe një zbulim. Për nga profesioni është analizues ekonomik. Para afro 20 vitesh filloi të merret me alpinizëm. Që atëherë e deri më sot kohën e lirë i kushton malit. Bukuritë, të cilat i zbulon gjatë udhëtimeve të shumta i përjetëson në fotografi.

Снимка

Objektivi i tij kap kuadro magjepse ose romantike të cilat rikrijojnë malin herë të mbuluar me dëborë ose me akull, herë me ngjyrat laramane të vjeshtës, ose plotë gjelbërim. Mali në fotografitë e Hristo Todevit tërheq me këndet e egra, ku rrallë shkelet këmba njerëzore.

Снимка

Është i bindur, se rajone të tilla ka edhe në malet me popullaritet si Rilla. Mirëpo, mali, i cili e josh më shumë Hristo Todevin është Rodopa. Para kohe bashkë me udhëtarin fotograf Nikollaj Genov realizuan fotoalbumin “Rodopa. Mali i shenjtë”. Në disa rajone lindore të malit Rodopa njeriu mund të bredhë kilometra të tëra pa takuar ndonjërin.

Снимка

Ka një rajon në Rodopet Lindore, ku gjithnjë kthehem. Ky është rajoni Sarë kaja – një shkëmb 50 metrash me shpellë në formën e pëllëmbës njerëzore. Përreth ka disa mëhalla ku banojnë vetëm dy veta – xha Shaban nga Mumxhidam dhe Gyllbijaz nga Murga. Aty rrallë herë vijë ndonjëri. Ky është rajoni midis fshatrave Bezvodno dhe Tri Mogili, dhe liqenit artificial Borovica. Shtigjet pothuajse nuk shihen. Është një aventurë të vërtetë, që njeriu të frekuentojë këtë rajon”, tregon Hristo.

Снимка

Para 14 vitesh Hristo Todevi filloi të klasifikoj dhe të rikrijoj në letër vrimat në formën e trapezit të gërryera në shkëmbinjtë. Ato hasen shpesh në Rodopet Lindore.

Снимка

СнимкаKudo që të shkoj, gjithnjë bëj fotografi, kështu që të numëroj vrimat e gërryera në shkëmb për të kërkuar ndonjë logjikë. Kjo për arsye të arrijmë të zbulojmë sekretin e këtyre shenjtëroreve misterioze. Shkëmbejmë informacion për arritjet tona me miq të cilët gjithashtu interesohen. Dekadat e fundit shumë njerëz filluan të shfaqin interes jo vetëm ndaj misterit të komplekseve të gërryera në shkëmbinjtë, por edhe ndaj të gjitha vendeve të shenjta në mbarë Bullgarinë.”

Fotografitë që bëjnë alpinistët gjithnjë dallohen nga fotografitë e tjera të maleve, sado të bukura të jenë ato. Lidhur me këtë Hristo Todevi shpjegon, se “për disa prej fotografive kërkohej një dozë rreziku që të zgjidhet vendi më i përshtatshëm nga ku të fotografohet”.

Përsa iu përket ëndrrave të alpinistit Hristo Todev, ato lidhen me Pakistanin – luginat dhe gjilpërat Trango, akullnajorin Balltoro. Nga ndonjëherë me miq ngjitin Dolomitët në Italinë e Veriut dhe Alpet Shqiptare – një nga malet e fundit të egra me maje të pjerrëta në Evropë.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD
Pamje nga Arbanasi

Në gjurmët e shqiptarëve në rezervatin arkitekturor Arbanasi

Rezervati arkitekturor Arbanasi pranë Veliko Tërnovos është ndër destinacionet më të preferuara për turistët. Veçanërisht tërheqëse janë manastiret dhe kishat mesjetare, njëra prej të cilave quhet "Lindja e Krishtit". Kishat e Arbanasit janë objekte..

botuar më 24-12-27 9.05.PD