Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat rriten, varfëria mbetet e lartë

БНР Новини
Foto: arkiv

Bullgaria është ndër shtetet më të varfra në BE dhe kjo është një tendencë, të cilën akoma nuk mund ta kapërcejmë. Mirëpo është befasues fakti se aktualisht ndodhemi në një nga vendet e para në Evropë për nga rritja e të ardhurave – në bazë vjetore 10% dhe më shumë. Në se gjatë marsit të vitit 2017 20% prej familjeve kanë qenë me të ardhura 100 euro për secilin anëtar të familjes, gjatë dhjetorit kjo pjesë ka ulur dyfish deri në 10%. Pak janë shtetet evropiane, të cilat kanë arritur rezultate aq pozitive. Mirëpo problemi me të ardhurat e ulëta mbetet , sepse një rritje 10%, kur pagat janë për shembull 400 euro, nuk përmirëson në mënyrë të konsiderueshme aftësinë blerëse. Dhe një shembull konkret – çmimi i ujit të pijshëm në 14 qarqe që nga 1 janari do të bëhet më i lartë (deri më 20%). Ndaj në disa rajone po diskutohen mundësitë për lëshimin e ndihmës sociale për ata, që kanë të ardhura të pamjaftueshme dhe për të cilat kjo rritje do të jetë një sfidë.

Gjithashtu më 1 janar 2018 paga minimale në shtet do të bëhet 257 euro (tani ajo është 230 euro) – aq do të marrin gjysmë milionë bullgarë, duke pasur parasysh se të gjithë të punësuarit tek ne janë 2,3 mln. Këtu mund të përmendim sa është paga minimale në Francë për shembull. 1500 eurot që ofrohen atje nuk mund të krahasohen në asnjë mënyrë me të ardhurat minimale të bullgarëve. Me rritjen e përmendur pragu i varfërisë në Bullgari për vitin 2018 bëhet 162 euro (për 2017-ën ai ishte 158 euro). Paga mesatare kështu bëhet 550 euro, kurse pensioni mesatar – 175 euro për muaj. Këto janë vetëm disa shifra që janë domethënëse dhe tregojnë sa modeste janë të ardhurat tek ne. Në të njëjtën kohë, sipas Kryeministrit Borisov, Bullgaria mori lavdërime për treguesit e saj financiarë në Këshillin e fundit për këtë vit në Bruksel. Duket se në nivelin shtetëror financat janë në rregull, mirëpo mundësitë financiare të familjeve janë të ulëta dhe ato kërcënojnë ekonominë e vendit.

Në një nga analizat e saj të fundit Organizata e Kombeve të Bashkuara e cilësoi Bullgarinë si vend i zhvilluar, mirëpo i varfër. Eurostati e vendosi në vend të dytë në BE për nga pjesa e popullsisë e rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. Rritja e rregullt e të ardhurave në Bullgari gjatë 2-3 viteve të fundit është në bazë të shtimit të përgjithshëm në ekonomi, i cili sivjet arriti 4%. Mirëpo tendenca nuk do të vazhdojë gjatë, paralajmërojnë ekonomistët, të cilët pohojnë se ekonomia e shtetit tashmë ka arritur kulmin e vet.

Kërcënimi kryesor vjen nga mungesa e krahut të kualifikuar të punës dhe emigracioni. Në fakt këto dy dukuri janë të ndërlidhura, sepse njerëzit që emigrojnë zakonisht janë arsimuar, apo zgjedhin shtete më të pasura për të studiuar. Kuptohet se një ekonomi pa forcë pune nuk mund të zhvillohet. Në këtë kontekst të pafavorshëm hyn dhe pjesa në rritje e pensionistëve, të cilët nuk prodhojnë, dhe nuk mund të gjenerojnë konsum për shkak të pensioneve të tyre të mjera.

Gjatë verës së kaluar Bullgaria për herë të parë bëri përpjekje “të importojë” nëpunës për sektorin e turizmit, mirëpo ky nuk mund të jetë një vendim i qëndrueshëm, sepse ekonomia bullgare ka nevojë për këto kuadro gjatë tërë vitit, jo vetëm për një sezon. Këtu përsëri hasim problemin me shpërblimet e ulëta për punë në Bullgari. Asnjë të huaj me dije dhe aftësi nuk do ta zgjedhë shtetin tonë, në se pagat vazhdojnë të jenë aq të ulëta.

Qeveritarët tanë e dinë këtë realitet, mirëpo vazhdimisht shpjegojnë se të tilla janë mundësitë e ekonomisë, se atë, që është e mundshme, e bëjnë dhe se problemi është se punëdhënësit nuk paguajnë mjaftë. Në të vërtetë mund të jetë kështu, por tani, kur buxheti për vitin e ardhshëm është 1,26 mlrd. euro më i madh, të ardhurat në sektorin publik mund të aktualizohen. Atje punojnë pothuaj 40% prej popullsisë. Kështu sektori privat gjithashtu do të detyrohet t’i shtojë rrogat.

Më shumë para në buxhet ka, vetëm ka nevojë për vullnet politik  dhe analiza të thelluara për harxhimin e tyre në mënyrën sa më të mirë me qëllim që gjendja financiare e bullgarëve të bëhet më e mirë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD