Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Peizazhet me monumente arkitekturale bullgare” tregojnë bukurinë e Bullgarisë nga fillimi i shekullit të kaluar

БНР Новини
6
Boris Denev – “Qyteti VelikoTërnovo”, vitet e 30-të të shekullit XX.

Monumente arkitekturale historike dhe kisha, qytete me trashëgimi të pasur kulturore – të gjitha këto gjëra mund t’i shikoni përmes syve të piktorëve nga fillimi i shekullit të kaluar. Galeria Kombëtare e Arteve Figurative tregon bukuritë e krijuara në trojet tona jo vetëm me qëllim që “ta përjetojmë” këtë art, por edhe duke provokuar publikun të mendojë për këtë se si i ruajmë gjurmët më të dalluara të qytetërimit tonë, dhe a arrijmë t’i zhvillojmë ato.

Ekspozita “Peizazhet me monumente arkitekturale” prezanton 300 piktura, në të cilat krijuesit interpretojnë në mënyrë artistike trashëgiminë tonë arkitekturale. Interes ndaj këtij zhanri tregojnë artistët më të shquar bullgarë nga epoka e Rilindjes, të frymëzuar nga tendencat e atëhershme në artin evropian.

Qëllimi i ekspozitës është të tregojë zhanrin “Peizazhet me monumente arkitekturale bullgare”, i cili zhvillohet nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në gjysmën e tij, kur ai arrin formën e tij përfundimtare – shpjegoi kuratorja Doroteja Sokollova. – Zhanri është lidhur me procesin e zbulimit, studimit dhe rruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe me themelimin e institucioneve të shtetit të ri bullgar. Përveç kësaj ai është origjinal dhe nuk imiton modelet evropiane të shekujve XVII– XIX. Deri tani kjo gjini nuk është treguar ndaras. Në ekspozitë mund të shihen siç autorët, që kanë punuar në të, kështu edhe etapat e zhvillimit të saj.

Piktorët janë tërhequr nga ndërtesat emblematike bullgare – kishat, manastiret, shtëpitë e ndërtuara sipas traditave klasike të arkitekturës, rrënojat piktoreske, qytetet nga epoka e Rilindjes – Sofja, Plovdivi, Veliko Tërnovo, Ohri, Kavalla, Sozopoli, Nesebër. Ndër autorët e grafikës dhe të pikturave të vizatuara me bojëra vaji, me akuarel dhe pastele ndodhen emrat e krijuesve të mëdhenj nga pjesa e parë e shekullit të 20-të Petër Morozov, Nikolla Tanev, Canko Llavrenov, Sirak Skitnik, Ivan Milev, Jarosllav Veshin, Vlladimir Dimitrov - Mjeshtri, etj.

Zhanri kalon përmes disa etapave – më e hershmja është lidhur me traditën evropiane të piktorëve akademikë nga brezi i parë siç janë: Anton Mitov, Ivan Mërkviçka, Hristo Stançev. Pastaj dallohen emrat e ekspresionistëve – tregon Doroteja Sokollova. Por vepra e parë e konsiderueshme, e cila e vendos fillimin e kësaj gjinie është “Rrënojat e Shën Sofjes” e Nikolla Petrovit. Natyrisht krijuesit vizatojnë edhe monumente të shquara evropiane, mirëpo e rëndësishmja është se ata rikrijojnë simbolet e kulturës sonë, siç janë kisha “Shën Sofja”, kisha e Bojanës në rajonin e kryeqytetit, Manastiri i malit Rila, qytetet e vjetra. Me rëndësi është që të nënvizojmë se ata nuk dokumentojnë monumentet arkitekturale, ata bëjnë interpretime artistike të tyre dhe secila pikturë prezanton individualitetin e autorit dhe stilin e tij të veçantë.

Dhe derisa piktorët rikrijojnë në tablotë e tyre monumentet arkitekturale bullgare, shteti krijon institucionet e lidhura me studimin e trashëgimisë sonë kulturore dhe me mbrojtjen e saj. Kjo faqe e historisë së kësaj kohe është prezantuar në ekspozitë paralelisht nëpërmjet fotografive dhe teksteve – nga përshkrimet e veprave artistike dhe historitë e bullgarëve të denjë me kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, deri në studimet shkencore dhe ligjet e krijuara në dekadat e para të shekullit të 20-të. Një nga personalitetet me kontribut më të madh për mbrojtjen e trashëgimisë në trojet tona është Andrej Protiç – një nga ndërtuesit e shtetit tonë modern, drejtor i Muzeut të atëhershëm të Popullit, me kontribut të çmueshëm për krijimin e ligjeve moderne për muzetë dhe monumentet arkitekturale. Dhe nuk është e rastit se atij i është kushtuar një sallë të tërë në Galerinë Kombëtare dhe ekspozita prezanton personalitetin e tij të ndritshëm me shumë dokumente dhe tekste.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga Galeria Kombëtare e Arteve Figurative



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD