Monumente arkitekturale historike dhe kisha, qytete me trashëgimi të pasur kulturore – të gjitha këto gjëra mund t’i shikoni përmes syve të piktorëve nga fillimi i shekullit të kaluar. Galeria Kombëtare e Arteve Figurative tregon bukuritë e krijuara në trojet tona jo vetëm me qëllim që “ta përjetojmë” këtë art, por edhe duke provokuar publikun të mendojë për këtë se si i ruajmë gjurmët më të dalluara të qytetërimit tonë, dhe a arrijmë t’i zhvillojmë ato.
Ekspozita “Peizazhet me monumente arkitekturale” prezanton 300 piktura, në të cilat krijuesit interpretojnë në mënyrë artistike trashëgiminë tonë arkitekturale. Interes ndaj këtij zhanri tregojnë artistët më të shquar bullgarë nga epoka e Rilindjes, të frymëzuar nga tendencat e atëhershme në artin evropian.
“Qëllimi i ekspozitës është të tregojë zhanrin “Peizazhet me monumente arkitekturale bullgare”, i cili zhvillohet nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në gjysmën e tij, kur ai arrin formën e tij përfundimtare – shpjegoi kuratorja Doroteja Sokollova. – Zhanri është lidhur me procesin e zbulimit, studimit dhe rruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore dhe me themelimin e institucioneve të shtetit të ri bullgar. Përveç kësaj ai është origjinal dhe nuk imiton modelet evropiane të shekujve XVII– XIX. Deri tani kjo gjini nuk është treguar ndaras. Në ekspozitë mund të shihen siç autorët, që kanë punuar në të, kështu edhe etapat e zhvillimit të saj.”
Piktorët janë tërhequr nga ndërtesat emblematike bullgare – kishat, manastiret, shtëpitë e ndërtuara sipas traditave klasike të arkitekturës, rrënojat piktoreske, qytetet nga epoka e Rilindjes – Sofja, Plovdivi, Veliko Tërnovo, Ohri, Kavalla, Sozopoli, Nesebër. Ndër autorët e grafikës dhe të pikturave të vizatuara me bojëra vaji, me akuarel dhe pastele ndodhen emrat e krijuesve të mëdhenj nga pjesa e parë e shekullit të 20-të Petër Morozov, Nikolla Tanev, Canko Llavrenov, Sirak Skitnik, Ivan Milev, Jarosllav Veshin, Vlladimir Dimitrov - Mjeshtri, etj.
“Zhanri kalon përmes disa etapave – më e hershmja është lidhur me traditën evropiane të piktorëve akademikë nga brezi i parë siç janë: Anton Mitov, Ivan Mërkviçka, Hristo Stançev. Pastaj dallohen emrat e ekspresionistëve – tregon Doroteja Sokollova. Por vepra e parë e konsiderueshme, e cila e vendos fillimin e kësaj gjinie është “Rrënojat e Shën Sofjes” e Nikolla Petrovit. Natyrisht krijuesit vizatojnë edhe monumente të shquara evropiane, mirëpo e rëndësishmja është se ata rikrijojnë simbolet e kulturës sonë, siç janë kisha “Shën Sofja”, kisha e Bojanës në rajonin e kryeqytetit, Manastiri i malit Rila, qytetet e vjetra. Me rëndësi është që të nënvizojmë se ata nuk dokumentojnë monumentet arkitekturale, ata bëjnë interpretime artistike të tyre dhe secila pikturë prezanton individualitetin e autorit dhe stilin e tij të veçantë.”
Dhe derisa piktorët rikrijojnë në tablotë e tyre monumentet arkitekturale bullgare, shteti krijon institucionet e lidhura me studimin e trashëgimisë sonë kulturore dhe me mbrojtjen e saj. Kjo faqe e historisë së kësaj kohe është prezantuar në ekspozitë paralelisht nëpërmjet fotografive dhe teksteve – nga përshkrimet e veprave artistike dhe historitë e bullgarëve të denjë me kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, deri në studimet shkencore dhe ligjet e krijuara në dekadat e para të shekullit të 20-të. Një nga personalitetet me kontribut më të madh për mbrojtjen e trashëgimisë në trojet tona është Andrej Protiç – një nga ndërtuesit e shtetit tonë modern, drejtor i Muzeut të atëhershëm të Popullit, me kontribut të çmueshëm për krijimin e ligjeve moderne për muzetë dhe monumentet arkitekturale. Dhe nuk është e rastit se atij i është kushtuar një sallë të tërë në Galerinë Kombëtare dhe ekspozita prezanton personalitetin e tij të ndritshëm me shumë dokumente dhe tekste.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografitë janë ofruar nga Galeria Kombëtare e Arteve Figurative
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..