Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një gjendje shpirtërore festive me rastin e Krishtlindjes me Grupin Vokal të Fëmijëve “Kambanki” nga qyteti Elin Pelin

Foto: arkiv personal

Në këto ditë të ndritshme muzikantët e vegjël nga qyteti Elin Pelin u gëzohen peshqesheve të veta, dëfrejnë, festojnë. Kuptohet se me krenari rikujtohen dhe për sukseset e mëdha, të cilat i arritën gjatë vitit 2017.

Viti të cilin po e përcjellim, qe një vit mjaft i begatshëm për nga ana e dekoratave për ne” – tregon zonja Binka Gjeorgjieva, drejtuese shumëvjeçare e Grupit Vokal të Fëmijëve “Kambanki” /kambanat/ dhe pedagoge në lëndën e pianos në vatrën e kulturës “Elin Pelin-1896”.

Ajo është motori kryesor i të gjitha veprimtarive muzikore, për të cilat do t'ju tregojmë. Arritjet e këngëtarëve të vegjël dhe të pianistëve janë marramendëse. Lista me dekorata dhe fletëlavdërime nga festivalet tona dhe të huaja për zërat tingëllues dhe për praninë artistike në skenë është madhështore. Më shumë se 15 janë dekoratat e tyre të para, kurse në fillim të muajit nëntor “Kambankite” u kthyen nga Praga e Çekisë me “Gran pri” nga Konkursi Ndërkombëtar “Europe stars 2017” për këngën nga krahina e shopeve “Nevesto Jovançovice” dhe dekoratë të 1 për këngën spanjolle “Codigo”. Morën dhe ftesa për të marrë pjesë në Rusi dhe Moldavi gjatë vitit 2018. Kurse Kristian Todorov – 15 vjeç me një sukses të madh mori pjesë në një koncert të laureatëve nga konkurset Ndërkombëtare për piano në Vjenë gjatë muajit mars.

Binka Gjeorgjieva ka lindur në qytetin Svishtov, por fati e shpie në Shopsko. Ajo ka përfunduar studimet e saj në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje. Profesionalizmin e lartë, të cilin e zhvillon dhe e përhap pas kësaj në praktikën e vet të përditshme , ja dedikon profesorëve të vet të jashtëzakonshëm: Parashkev Haxhiev, Llazar Nikollov, Zhull Levi, Vasill Arnaudov, Lilija Gjuleve, Milena Mollova e të tjerë.

Grupi vokal “Kambankite” tanimë janë 36 vjeç – tregon zonja Gjeorgjieva. Ideja për krijimin e grupit është e Stanka Kovaçevës, drejtoresh e Shtëpisë së dikurshme të Pionierit. Gjetëm fëmijë, formuam grupin dhe kështu gjërat nisën...Këtu, në krahinën e shopëve, fëmijët janë shumë të talentuar nga ana muzikore dhe me zëra të shkëlqyer. Që të gjithë ne e dimë sesi tingëllon kënga e shopëve-duhen zëra të fortë, tingëllues, me volum të “metalizuar”. Shopëve u pëlqen shumë të paraqiten në skenë, nuk është e fuqishme ana të jenë publikë dhe dëgjues. Në krahinën tonë të shopëve është pikërisht kështu-që të gjithë këndojnë, vallëzojnë me gjithë zemër.”

Nga zonja Gjeorgjieva mësojmë më shumë dhe për dekoratën prestigjioze të grupit vokal “Kambankite” nga festivali Ndërkombëtar në qytetin Praga, ku fëmijët kanë marrë pjesë nën drejtimin e Sashka Spasovës:

Ajo është një ish pjesëmarrëse e këtij grupi. Që në moshën 6 vjeçe filloi të këndojë dhe të ekzekutojë tek unë. Përfundoi xhaz dhe pop këngë në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje, kurse në këtë moment ndjek studimet e saj në Universitetin e Sofjes, në degën “pedagogji muzikore”. Punon shkëlqyeshëm me “Kambankat” e mëdhenj të cilët janë në moshën 13-14 vjeç. Dua të falënderoj menaxhimin komunal dhe drejtorinë e vatrës së kulturës, sepse gjithmonë gjejmë një mbështetje dhe përkrahje prej tyre. Klasën e pianos e krijova gjatë vitit 1978. Qesh e emëruar për pedagoge në fizarmonikë, por rashë dakord me nxënësit të kalojnë në piano. Mblodha fëmijë dhe nga kopshti. Dua të shënoj se, gërshetoj pianon me këngën. Doli se, fëmijët të cilët ekzekutojnë me gëzim këndojnë në grup. Solistët më të mirë janë dhe pianistët e mi të mirë. Jam e bindur se, në këtë mënyrë ata zhvillohen më mirë, duke hyrë në art. Sivjet për ne festat e Krishtlindjes filluan akoma në fillim të muajit dhjetor-3 ditë me radhë qemë në skenën e pazarit të organizuar me rastin e Krishtlindjeve në qytet. Kënduam dhe në koncertin me një karakter bamirës në Sofje me “Kambankat” e mëdha.

Do të doja t'u uroj që të gjithëve, së pari të kemi shumë shëndet, të jemi shumë vital, energjik, me zemra të hapura për të bukurën në jetë, kurse muzika tonë na e jep të gjithë këtë-harmoni dhe dritë në shpirtra.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i vjeshtës i SoFest i bashkon artet

Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..

botuar më 24-11-12 6.15.PD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshin 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..

rinovuar më 24-11-11 11.54.PD

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD