Maçoku Rumen vepron me vrull si një narkotikë. Prandaj çdo mëngjes, mijëra përkrahësit e tij me sy të përgjumur dhe përpara filxhanit me kafen e nxehtë drejtojnë me nervozizëm gishtat mbi miun e laptopit. Ai është versioni i Facebook-ut të predikuesve televizivë përtej Oqeanit. Por, në ndryshim prej tyre, ai nuk fshihet pas një morali të falsifikuar.
“Tungjatjeta, quhem Natalia dhe në këtë moment jam më e njohur si P.B. /pastruesja e banjës/ së maçokut Rumen. Për nga arsimi jam arkitekte, por për nga prirja nuk është akoma shumë e qartë se çfarë jam pikërisht. Kurse maçoku Rumen është një britanik tetë muajsh, sipas zodiakut është dash, por për nga profesioni “internet mace”, e cila pëlqen të hajë levrek të vogël dhe të dëfrehet. Sipas meje, ai është një maçok me vetëkontroll të palëkundur, shumë i pafalshëm, por shyqyr se është bukurosh dhe tërheqës. Kurse sipas atij unë jam një qenie, një krijesë e hutuar dhe e mjerë, e cila nuk ka kurrfarë ideje sesi të përballojë problemet e veta jetike dhe të përditshme, ka nevojë për udhëzime dhe ai është po kaq i mirë për të më ndihmuar.”
Një mëngjes Natalia Atanasova u ngrit nga krevati me mendimin e qartë se në qoftë se deri në darkë nuk do të ketë mace, diçka shumë fatale do të rastisë me njerëzimin. Hodhi një shikim te shpalljet në internet dhe u gjend ndër disa mace të vogla nga Britania e Madhe. Duke e parë gruan një prej maceve u fsheh nën divan. Pronari i maçokut e këshilloi Natalian për të mos e marrë, sepse është shumë i çuditshëm, por pikërisht kjo e provokoi gruan për t’u bërë pronarja e tij e re, e cila madje krijoi profil të tij në Facebook, që të arrijnë mendimet e tij tek më shumë njerëz. Por me qenë se Rumeni është një aristokrat britanik dhe gjuha bullgare nuk është gjuha e tij e lindjes, policia linguistike e ve re dhe nuk e fal.
“Çdo një i cili e viziton faqen e tij, mund të shikojë se gjuha e tij është një tmerr i vërtetë dhe unë e kuptoj se është një sfidë e madhe të lexohet – thotë Natalija.– Por nuk mund të bëhet asgjë, sepse nuk mundet të detyrosh një mace të respektojë çfarëdo qoftë rregullash, aq më tepër ato në shkrim ose në pikësim - ky është një absurd i plotë. Justifikimi i vetëm deri diku është se ai thuqëron dhe prandaj nganjëherë shkruan “c” në vend të “s”. Çdo një i cili nuk është i kënaqur, mund ta qortojë. Zakonisht, fansat e Rumenit në mënyrë shumë të stuhishme reagojnë kundër një shprehjeje të tillë, por unë personalisht nuk e kam si pikësynim që ta justifikoj.”
Dita e Rumenit kalon midis katër mureve - në kompaninë e abazhurit Rut, të armikut të tij të madh Strahill - një mace rruge nga oborri mbrapa pallatit, e cila kohët e fundit po qëndron në dritaren e apartamentit përballë, të miut prej pelushi Cecka dhe ditarit të pastrueses së banjës, në të cilin ai pa kurrfarë turpi i fut turinjtë. Para disa javëve ai duhej të përjetonte një “takim brutal” me botën e jashtme nën formën e dashurisë popullore në muzeun “Toka dhe Njerëzit” në Sofje. Në ekspozitën e maceve ai jo vetëm se fitoi kupën për bloger të vitit, por dhe u dhuroi tifozëve të vet një pjesë nga kartolinat e tij të “këqija” me autografe.
“Unë nuk qesh e përgatitur për këtë, e cila rastisi, dhe shkova pak a shumë me qëndrimin se mbase do të pi kafe dhe do t’i shikoj macet e tjera – kujtohet Natalia.– Por, gjatë gjithë kohës përpara tavolinës sonë kishte shumë njerëz - ata i gëzoheshin Rumenit, merrnin kartolina me autograf dhe me ndihmën e tyre mundëm të mbledhim mbi 2 mijë leva dhe t’i dhurojmë organizatës Let’s adopt Bulgaria për shërimin e kafshëve pa strehë. Prandaj krenohem shumë me Rumenin, i cili në fakt nuk është dhe kaq egocentrik, siç bëhet. Mjerisht, kartolinat nuk mjaftuan për të gjithë, të cilët prisnin me orë të tëra në këtë radhë.”
Më 19 dhjetor, Rumeni ka përgatitur një befasi të re, përsëri në dobi të kafshëve pa strehë - në një klub të kryeqytetit do të shesë një kalendar luksoz me pamjen e vet dhe sentenca të papërsëritshme . Ajo më e mençura mes tyre thotë: Me rëndësi është të jesh i bukur, tjetra është një kotësi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..