Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maçoku Rumen – bloger, bamirës dhe shaman virtual

БНР Новини

Maçoku Rumen vepron me vrull si një narkotikë. Prandaj çdo mëngjes, mijëra përkrahësit e tij me sy të përgjumur dhe përpara filxhanit me kafen e nxehtë drejtojnë me nervozizëm gishtat mbi miun e laptopit. Ai është versioni i Facebook-ut të predikuesve televizivë përtej Oqeanit. Por, në ndryshim prej tyre, ai nuk fshihet pas një morali të falsifikuar.

Tungjatjeta, quhem Natalia dhe në këtë moment jam më e njohur si P.B. /pastruesja e banjës/ së maçokut Rumen. Për nga arsimi jam arkitekte, por për nga prirja nuk është akoma shumë e qartë se çfarë jam pikërisht. Kurse maçoku Rumen është një britanik tetë muajsh, sipas zodiakut është dash, por për nga profesioni “internet mace”, e cila pëlqen të hajë levrek të vogël dhe të dëfrehet. Sipas meje, ai është një maçok me vetëkontroll të palëkundur, shumë i pafalshëm, por shyqyr se është bukurosh dhe tërheqës. Kurse sipas atij unë jam një qenie, një krijesë e hutuar dhe e mjerë, e cila nuk ka kurrfarë ideje sesi të përballojë problemet e veta jetike dhe të përditshme, ka nevojë për udhëzime dhe ai është po kaq i mirë për të më ndihmuar.

СнимкаNjë mëngjes Natalia Atanasova u ngrit nga krevati me mendimin e qartë se në qoftë se deri në darkë nuk do të ketë mace, diçka shumë fatale do të rastisë me njerëzimin. Hodhi një shikim te shpalljet në internet dhe u gjend ndër disa mace të vogla nga Britania e Madhe. Duke e parë gruan një prej maceve u fsheh nën divan. Pronari i maçokut e këshilloi Natalian për të mos e marrë, sepse është shumë i çuditshëm, por pikërisht kjo e provokoi gruan për t’u bërë pronarja e tij e re, e cila madje krijoi profil të tij në Facebook, që të arrijnë mendimet e tij tek më shumë njerëz. Por me qenë se Rumeni është një aristokrat britanik dhe gjuha bullgare nuk është gjuha e tij e lindjes, policia linguistike e ve re dhe nuk e fal.

Çdo një i cili e viziton faqen e tij, mund të shikojë se gjuha e tij është një tmerr i vërtetë dhe unë e kuptoj se është një sfidë e madhe të lexohet – thotë Natalija.– Por nuk mund të bëhet asgjë, sepse nuk mundet të detyrosh një mace të respektojë çfarëdo qoftë rregullash, aq më tepër ato në shkrim ose në pikësim - ky është një absurd i plotë. Justifikimi i vetëm deri diku është se ai thuqëron dhe prandaj nganjëherë shkruan “c” në vend të “s”. Çdo një i cili nuk është i kënaqur, mund ta qortojë. Zakonisht, fansat e Rumenit në mënyrë shumë të stuhishme reagojnë  kundër një shprehjeje të tillë, por unë personalisht nuk e kam si pikësynim që ta justifikoj.”

Dita e Rumenit kalon midis katër mureve - në kompaninë e abazhurit Rut, të armikut të tij të madh Strahill - një mace rruge nga oborri mbrapa pallatit, e cila kohët e fundit po qëndron në dritaren e apartamentit përballë, të miut prej pelushi Cecka dhe ditarit të pastrueses së banjës, në të cilin ai pa kurrfarë turpi i fut turinjtë. Para disa javëve ai duhej të përjetonte një “takim brutal” me botën e jashtme  nën formën e dashurisë  popullore në muzeun “Toka dhe Njerëzit” në Sofje. Në ekspozitën e maceve ai jo vetëm se fitoi kupën për bloger të vitit, por dhe u dhuroi tifozëve të vet një pjesë nga kartolinat e tij të “këqija” me autografe.

Unë nuk qesh e përgatitur për këtë, e cila rastisi, dhe shkova pak a shumë me qëndrimin se mbase do të pi kafe dhe do t’i shikoj macet e tjera – kujtohet Natalia.– Por, gjatë gjithë kohës  përpara tavolinës sonë kishte shumë njerëz - ata i gëzoheshin Rumenit, merrnin kartolina me autograf dhe me ndihmën e tyre mundëm të mbledhim mbi 2 mijë leva dhe t’i dhurojmë organizatës Let’s adopt Bulgaria për shërimin e kafshëve pa strehë. Prandaj krenohem shumë me Rumenin, i cili në fakt nuk është dhe kaq egocentrik, siç bëhet. Mjerisht, kartolinat nuk mjaftuan për të gjithë, të cilët prisnin me orë të tëra në këtë radhë.

Më 19 dhjetor, Rumeni ka përgatitur një befasi të re, përsëri në dobi  të kafshëve pa strehë - në një klub të kryeqytetit do të shesë një kalendar luksoz me pamjen e vet dhe sentenca të papërsëritshme . Ajo më e mençura mes tyre thotë: Me rëndësi është të jesh i bukur, tjetra është një kotësi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD