Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ballkani – një histori mijëvjeçare në ar dhe bronz

БНР Новини

Deri në fund të janarit të vitit 2018 në dy prej sallave të Muzeut Arkeologjik Kombëtar në Sofje mund të shihet ekspozita “Ari dhe bronzi. Metale, teknologji dhe kontakte në Ballkanin Lindor gjatë epokës së bronztë”. Ekspozita zhvillohet në kuadrin e projektit të përbashkët të Institutit Arkeologjik Kombëtare me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Institutit për Arkeologji Orientale dhe Evropiane pranë Akademisë Austriake të Shkencave, kushtuar rrugës së artë të Ballkanit gjatë epokës së bronzit. Në kuadrin e projektit të njëjtë në fillim të këtij viti në Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë u paraqit ekspozita “Ari i parë. Ada Tepe: Miniera më e lashtë e arit në Evropë”. Dallimi mes dy ekspozitave është se ajo në Sofje është me më shumë eksponate – mbi 600, të siguruara nga fondet e 29 muzeve arkeologjike dhe historike në vend.

СнимкаKujdestari i ekspozitës Doc. Dr. Hristo Popov, Zëvendësdrejtor i Institutit Arkeologjik Kombëtare me Muze, na tregoi:

Ideja ishte që të paraqitim rezultatet e një projekti kryesor për ne, të cilin e realizojmë që prej vitesh me kolegët tanë austriakë dhe me përfaqësues të institucioneve të ndryshme bullgare dhe të atyre ndërkombëtare, të lidhura me studimin e Ada Tepesë – minierës së artë nga epoka e bronzit në rajonin e qytetit të sotëm Krumovgrad. Deshëm të tregojmë jo vetëm sendet e radhitura bukur, por edhe ta përqendrojmë vëmendjen te historia. Për këtë qëllim krijuam filma, rekonstruksione digjitale, të cilat ta prezantojnë në një pamje më të gjerë dhe të adaptuar informacionin e paraqitur nga ne.

Снимка

Doc. Popov na solli më shumë hollësi për eksponatet, nga cilat epoka janë dhe cilat sferash të zhvillimit të shoqërisë na prezantojnë:

Tërë epoka e bronzit në trojet e sotme bullgare përfshin periudhën e gjysmës së dytë të mijëvjeçarit të katërt para Krishtit deri në gjysmën e dytë të mijëvjeçarit të dytë Para Krishtit, domethënë ajo përfshin rreth 2300 – 2400 vjet. Ajo ndahet në epokë të hershme, të mesme dhe të vonshme. Karakterizohet me shfaqjen e teknologjive dhe materialeve të reja. Kjo është periudha e parë e historisë së njerëzimit, kur filloi përzierja e metaleve. U bënë edhe provat e para në fushën e metalurgjisë lidhur me krijimin e aliazheve – krijimi i një produkti nga dy elemente, për shembull krijimi i bronzit të arsenit nga  arseni dhe bakri, ose përziera e kallajit dhe bakrit, si rezultat i kësaj u krijua varianti më i vonshëm i bronzit – bronzi i kallajit, i cili u bë materiali i punës i njerëzimit. Nga ai prodhoheshin të gjitha instrumentet e punës dhe armët. Ky grumbullim resursesh dhe pasurish, që supozon kontrollimin e një lloji të veçantë mineralesh, provokoi gjithashtu krijimin e një diferencimi social, të elitave, të njerëzve, të cilët dispononin këto resurse dhe në ndonjë mënyrë kontrollonin përhapjen e tyre. Zhvillimi i teknologjive dhe profesioneve të veçanta, si ai i minatorit, metalurgut, shkrirësit, u bënë shumë të rëndësishme në këtë periudhë, meqenëse ato siguronin sendet dhe materialet kryesore për funksionimin e shoqërisë.

Снимка

Në ekspozitë mund të shihen shumë sende, si shpata, sëpate, kallëpe për prodhimin e tyre, figura të ndryshme, armatura, parzmore, stoli prej ari dhe shumë të tjera. Ja se si shkencëtarët na shpjegojnë faktin se para mijëra vitesh njerëzit kanë krijuar sende kaq të përsosura.

Bëhet fjalë për shije, estetikë dhe aftësi shumë të larta teknologjike. Ky nuk është një proces i njëkohshëm – është kategorik Doc. Dr. Hristo Popov. – Kjo është një periudhë prej 2300 vitesh, domethënë ka një grumbullim gradual të diturive dhe aftësive. Përparimi teknologjik shihet nëpërmjet sendeve të ndryshme.

Снимка

Ja se çfarë tha doc. Popov për theksat e ekspozitës:

Nuk janë një ose dy eksponatet, të cilat tërheqin vëmendjen e vizituesve. Për shembull shufrat prej lëkure kau, të cilat janë shumë të rralla. Zbulimet nga Pobit Kamëk, që përfshijnë kallëpe prej guri për krijimin e sendeve të shumëllojshme prej bronzi, dhe Thesarin unikal të Artë të Vëllçitrënit nga fondet e Muzeut tonë, që është më i madhi në Evropë që nga koha e epokës së bronzit.

Снимка

Ekspozita “Ari dhe bronzi. Metale, teknologji dhe kontakte në Ballkanin Lindor gjatë epokës së bronztë” është pjesë e programit kulturor të Presidencës bullgare dhe të asaj Austriake të Këshillit të BE-së gjatë 2018-ës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD