Karolina Fojerharmell Ribejro mban në vetvete diellin e Brazilit dhe buzëqeshja vazhdimisht ndriçon në fytyrën e saj. Në Bullgari e sjellë muzika.
“Unë jam braziliane, kam lindur në Sao Paulo. Mësova në universitetin tonë violinë. Atëherë u njoha me një pedagoge bullgare në violinë, e cila ka jetuar në Brazil – Evgjenia-Maria Popova. U përshtatëm shumë të dyja. Ajo më ftoi të vij të mësoj tek ajo në Akademinë muzikore dhe gjatë vitit 2007 erdha në Bullgari“, tregon Karolina.Tani ajo po e vazhdon arsimin e vet me një doktoratë në Universitetin e Ri Bullgar tek violinisti profesor Mario Hosen. Për këtë se cilat janë mundësitë për realizimin e një muzikanti në Bullgari ajo tregon:
„Kjo është një çështje e ndërlikuar. Tani për tani kam vendosur të mbetem në Bullgari. Punoj në orkestra të ndryshme, jap mësim në shtëpi dhe nëpër shkolla private. Këtu ka një fushë të gjerë për punë . Kohët e fundit isha në Australi. Ajo është e madhe, por në të gjithë vendin mendoj se ka 5-6 orkestra profesionale. Kjo nga njëra anë është gjë e shkëlqyer. Por nga ana tjetër, njeriu nuk mund të ekzekutojë vetëm në një vend. Që të mund të kesh një standard normal të jetesës, duhet të punosh mjaft.“
Karolina ka punuar me pothuajse të gjitha orkestrat e mëdha në Sofje. Ka qenë në stazh në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, ka punuar bashkë me Filarmoninë e Sofjes, “Kamera Orfika”, nga viti 2012 është pjesë nga orkestra e radios “Classik FM”, kurse nga ky vit punon në Orkestrën Simfonike të Akademisë Muzikore. Ajo vjen në Bullgari për shkak të muzikës, në të njëjtën kohë shumë muzikantë bullgar shkojnë të punojnë në Brazil. Në orkestrën më të madhe në Sao Paulo ka rreth 4 bullgarë, kurse në qytetin Manaus në pjesën veriore të vendit mbase gjysma e orkestrës janë bullgarë, saktëson Karolina me buzëqeshje. Cilat janë afrimet dhe dallimet midis bullgarëve dhe brazilianëve?
„Ne jemi njerëz me temperament, ju po kështu. Shumë njerëz të ngrohtë jemi dhe komunikojmë lirisht. Në Brazil, mbase për shkak të vapës së madhe, njerëzit janë më të qetë, kurse këtu disa njerëz janë pak më të nervozuar. Por mbase kjo vjen nga temperamenti“, është e bindur braziliania.
Temperamenti i afërt i ndihmon që shumë lehtë të përshtatet mes bullgarëve. Gjuha po kështu nuk është problem, me qenë se ajo lehtësisht i mëson gjuhët.
„Për mua qe më e vështirë të mësohem me mënyrën më të ndryshme të jetesës, sqaron Karolina. Unë jam nga Sao Pauloja. Vetëm në këtë qytet popullsia është pothuajse katër herë më shumë sesa është popullsia në Bullgari. Ne jemi 25 milionë veta në një qytet. Aty çdo gjë është e madhe, me qendra tregtare të stërmëdha, kudo ka radhë. Çdo gjë është larg. Unë isha mësuar me këtë. Kur erdha këtu, fillova të shkoj në këmbë kudo. Në fillim kjo pak më hutonte. Atëherë akoma nuk kishte qendra tregtare, ishte mjaft më ndryshe. Më ishte shumë e çuditshme, por me kalimin e viteve fillonte të më pëlqente. Më pëlqen shumë të shkoj në punë me këmbë, deri tek dyqani për perime pranë nesh. Jeta është shumë më e qetë. Do të thosha bile shumë më njerëzore. Prandaj jam e kënaqur nga jeta në Bullgari. E di se ka dhe njerëz, të cilët jetojnë shumë vështirë, por edhe në Brazil mjerisht është kështu.“
Në kohën e vet të lirë Karolina merret me përgatitjen e gjellëve sepse kjo i pëlqen shumë, dhe ajo gatuan në mënyrë të përsosur. Ky pasion e çon deri në pjesëmarrjen e suksesshme në shoun televizive në fushën e kulinarisë “MasterChef”. Tanimë e konsideron veten pothuajse bullgare, por nuk e humbet dhe lidhjen me atdheun e saj, ku kthehet shpesh. I dashuri i saj po kështu është brazilian, me të cilin njihen këtu në Bullgari. Thotë se bashkësia e brazilianëve në vendin tonë rritet pak nga pak:
“Përpara ishim përgjithësisht pak mbi 20 veta, përfshi dhe njerëzit nga ambasada. Por kohët e fundit mendoj se, jemi mbi 50, mbase dhe 70 veta. Disa janë muzikantë. Kohët e fundit vijnë dhe mjaft njerëz, të cilët punojnë në kompani të mëdha ndërkombëtare këtu, në qendrat e thirrjeve. Kjo është punë, për të cilën nuk kërkohet një arsim i lartë, por që është e paguar mirë këtu në Bullgari. Kurse në Brazil, aktualisht ka krizë financiare dhe njerëzit preferojnë të ikin. Përveç kësaj Sofja është një qytet i shkëlqyer! Unë e dua shumë. Ky është një qytet i bukur, në të cilin mund të gjesh nga ndonjë gjë nga e gjithë bota. Dhe kohët e fundit bëhet një qytet gjithnjë e më i gjallë, me lokale-bufe, restorante, teatro, salla për koncerte. Njerëzve u duket interesante dhe prandaj ata vijnë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..