Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Euroja – mirazh apo realitet?

БНР Новини
Valdis Dombrovskis jo vetëm e ftoi Bullgarinë në “Sallën e pritjes”, por i premtoi gjithashtu.
Foto: BGNES

Që prej kohe në Bullgari flitet për aplikimin e euros, por ende nuk është bërë ndonjë gjë konkrete për hyrjen tonë në eurozonë. Shpejto ngadalë – siç duket, e tillë do të jetë politika e autoriteteve bullgare në këtë drejtim, sepse vendi ynë de facto është në eurozonë. Dhe kjo është kështu, sepse në Bullgari funksionon Bordi Monetar, sipas të cilit valuta bullgare levi është fiksuar ndaj euros. Me rritjen e vlerës së euros, rritet edhe ajo e levit bullgar dhe e kundërta. Euroja ,madje përdoret në disa pagime të brendshme – për blerjen e pasurive të patundshme për shembull. Sigurisht që nuk bëhet fjalë për anëtarësi me të drejta të plota në eurozonë, me të gjitha detyrimet dhe të drejtat e kësaj anëtarësie, por edhe kjo është diçka. Ekonomia e ripohon këtë me tempet e saj të mira dhe me rritjen prej 4 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Mirëpo, kjo është një gjendje e përkohshme dhe qëllimi përfundimtar është anëtarësia e vërtetë në eurozonë. Në këtë drejtim gjatë disa ditëve të fundit kishte mjaftë lajme të mira për autoritetet në Sofje. Së pari Zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, i cili përgjigjet për euron dhe dialogun social, Valdis Dombrovskis, duke folur për pakon e shumëpritur prej masash për reforma në eurozonë, përmendi se Bullgaria tashmë është gati për të hyrë në mekanizimin valutor evropian ERM2, mekanizëm ky i cili është i njohur si “salla e pritjes e eurozonës”. Përvoja e deritanishme tregon se pritja vazhdon 2-3 vjet. Dombrovski jo vetëm se e ftoi në këtë mënyrë Bullgarinë në “sallën e pritjes”, por edhe premtoi ndihmë nga Komisioni Evropian – teknike, konsultative, financiare. Bullgarja me pozita më të larta në botë – Kryedrejtoresha e Bankës Botërore Kristalina Georgieva, deklaroi shumë qartë se Bullgaria do të hyjë në “sallën e pritjes” që vitin tjetër. Më shumë qartësi rreth kësaj çështjeje na solli eurokomisioneri për buxhetin Günter Oettinger, sipas të cilit Bullgaria dhe Kroacia janë shtetet e tjera, të cilat do të bashkohen me eurozonën. Para pak kohe edhe vetë shefi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker kishte përmendur se dyert e eurozonës janë të hapura për Bullgarinë.

E gjithë kjo tingëllon mirë dhe i inkurajon autoritetet bullgare. Mirëpo, çfarë mendojnë bullgarët e zakonshëm sa i përket kësaj çështjeje dhe çfarë janë vlerësimet e ekspertëve ekonomikë për pasojat e aplikimit të euros? Qytetarët bullgarë janë të ndarë në dy grupe pothuaj të njëjta sa i përket euros. Njëri grup e përkrah absolutisht aderimin tonë në eurozonë, kurse tjetri është më i matur dhe nuk e përqafon kaq nxehtë këtë ide, duke pasur frikë nga rritja e çmimeve dhe sepse sipas tij nuk ka dobi të mëdha nga aplikimi i valutës së përbashkët. Rritja e çmimeve ripohohet nga përvoja e shteteve të tjera anëtare të eurozonës. Mirëpo, dallimi sa i përket Bullgarisë është mjaftë i ndjeshëm, sepse 1/3 prej bullgarëve jetojnë me të ardhura nën nivelin e varfërisë prej afro 150 eurosh në muaj. Për këta bullgarë madje rritja minimale e mallrave dhe shërbimeve është një temë shumë e dhimbshme. Përveç kësaj ekspertët në lëmin e ekonomisë theksojnë se kjo varfëri dhe niveli i ulët i jetesës në përgjithësi janë pengesat kryesore para vendimit për hyrjen në eurozonë dhe se në këtë sfond një “po” eventuale do të ketë më tepër motivacion politik. Le të rikujtojmë se edhe gjatë aderimit të Bullgarisë në BE mbizotëronin argumentet politike kundrejt realiteteve ekonomike. Atëherë – gjatë vitit 2007, edhe tani, indikatorët ekonomikë në Evropë ishin dhe janë pozitivë dhe kjo është një premisë e konsiderueshme për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë. Le të rikujtojmë në këtë kontekst fjalët e Kryeministrit Bojko Borisov, i cili tha para pak kohe me këtë rast se Bullgaria nuk do të krijojë probleme të reja në eurozonë, sepse të gjithë treguesit e saj makroekonomikë janë të shkëlqyeshëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD