Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anatolij Makarov: Rusia kurrë nuk ka qenë dhe nuk do jetë kërcënim për Bullgarinë

БНР Новини
Foto: BGNES

Në vigjiljen e vitit 2018, kur Bullgaria do të shënojë përvjetorin e 140-të të Çlirimit të vendit nga sundimi osman, në një takim me gazetarë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë  i Federatës Ruse në Bullgari Anatolij Makarov bëri një shqyrtim të marrëdhënieve dypalëshe dhe prezantoi një pjesë prej ngjarjeve të parashikuara në kuadrin e festimeve. Ndër nismat janë vizita e Patrikut rus në Bullgari gjatë marsit, Ditët e kulturës Bullgare në Rusi gjatë majit dhe përveç kësaj:

Presidenti rus mori ftesë tha homologu i tij bullgar Rumen Radev që të vizitojë Bullgarinë në lidhje me shënimin e përvjetorit të 140-të të Çlirimit dhe ai e pranoi ftesën. Mirëpo dini se gjatë marsit në Rusi do të zhvillohen zgjedhje presidenciale. Prandaj besoj se kjo vizitë nuk do të mund të organizohet në muajin mars. Ne e pranojmë tërë vitin 2018 si vit festiv dhe ajo mund të organizohet më vonë gjatë të njëjtit viti.

Në se kjo vizitë realizohet, ajo do të jetë e para e Presidentit të Rusisë tek ne që nga viti 2008. “Dëshiroj që të ketë sa më shumë vizita të tilla, biznesi gjithashtu ka nevojë për to. Gjatë tetorit të këtij viti u organizua një forum biznesi dhe investimi në Sofje me pjesëmarrjen e afaristëve bullgarë dhe rusë. Biznesi tregoi interes për zhvillimin e lidhjeve ekonomike. Por për lidhje të tilla ka nevojë për një bazë të mirë politike. Kontaktet e nivelit politik ndihmojnë për zgjidhjen e çështjeve ekonimike”, tha zoti Makarov.

Bullgaria është një vend i bukur, i cili ofron mundësi të shumta për turizëm – detar, religjioz, balnear, për ski etj. Rusët e preferojnë atë si destinacion turistik:

Gjatë vitit 2016 Bullgaria u vizitua nga 600 mijë turistë rusë – pohoi Ambasadori. Atyre u pëlqen shumë këtu, ndihen mirë. Me siguri ka diferenca mes Bullgarisë dhe Turqisë. Mendoj se shumë do të parapëlqenin të vinin këtu, mirëpo ekziston problemi me vizat. Më parë nuk kishim nevojë për viza. Dhe ky është një shqetësim i madh, posaçërisht për njerëzit, që jetojnë në provincë. Kam folur për këtë me ministren e turizmit Nikolina Angellkova. Ndoshta duhet të mendohet për një variant për lëshimin e vizave 30-ditore turistike në aeroport për grupet e turistëve. Nuk mendoj se Brukseli na pengon aq shumë t’i rregullojmë këto gjëra. Në se nuk zgjidhet ky problem turistët do të vazhdojnë ta parapëlqejnë Turqinë, sepse udhëtimi deri atje realizohet më lehtë.

Makarovi shprehi keqardhjen e tij për këtë se në marrëdhëniet bilaterale tregtare ka shumë mundësi të pashfrytëzuara. Ai kujtoi se dikur në tregun rus perimet dhe frutat bullgare, cigaret, alkooli ishin shumë të përhapur, kurse tani pothuaj mungojnë. Ambasadori bëri shaka se është koha që dashuria platonike mes dy vendeve të fitonte dimensione reale. Një nga veprimet e mundshme në këtë drejtim është hapja e një lindjeje të rregullt tragetesh:

Tani para nesh ka një detyrim të rëndësishëm – të organizojmë linjën e rregullt të trageteve. Në kohën sovjetike kishte një të tillë: nga Varna deri në Iliçovsk. Sot qyteti Iliçovsk ndodhet në Ukrainë dhe unë dëshiroj që të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë mes shteteve tona. Kështu udhëtimi do të lehtësohet shumë. Shpresoj se kjo do të bëhet së shpejti.

Ambasadori tha se udhëton shumë në Bullgari dhe rregullisht takohet më njerëzit. Dhe kudo bullgarët e pranojnë mirë, njerëzit kanë ndjenja të ngrohta ndaj Rusisë:

E ndiej përkrahjen e njerëzve në Bullgari. Prandaj ma prishën rehatin, kur mësova se në raportin për sigurinë, të pranuar nga qeveria bullgare, Rusia është cilësuar si një kërcënim potencial. Kjo më habiti shumë, sepse kurrë askush nuk më ka thënë se e pranon Rusinë si kërcënim. Lexova një studim të agjencisë “Gallup”, sipas të cilit 85% prej bullgarëve nuk e pranojnë Rusinë si kërcënim për shtetin e tyre. Jam i bindur se ka mjaft mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kryesisht duke pasur parasysh historinë tonë të përbashkët, të përforcuar me gjakun e derdhur për kauza të përbashkëta nga ana e dy popujve.

Pavarësisht nga kjo në nivel institucional, sipas Anatolij Makarovit, në Bullgari ka dëshirë për bashkëpunim.

Po, dëshirë ka. E rëndësishmja është që t’i gjejmë pikat e përbashkëta, ku kemi interesa të përbashkëta. Shteti juaj është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-së, ka detyrime përpara këtyre organizatave. Mirëpo mendoj se atje, ku interesat tona kombëtare përkojnë, mund të veprojmë së bashku. Rusia kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kërcënim për Bullgarinë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD