Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Kombëtare Sportive – shtëpia e kampionëve

БНР Новини
Profesor Penço Geshev
Foto: BTA

Akademia Kombëtare Sportive mbushi 75 vjet. Jubileu u shënua me disa veprimtari, ndër të cilat edhe një Kongres Ndërkombëtar Shkencor dhe një koncert. Ky përvjetor është një arsye të kthehemi prapa në historinë e themelimit të kësaj shkolle. Të shumta janë faktet të njohura dhe të panjohura për këtë shkollë të lartë sportive. Më shumë hollësi sjell rektori profesor Penço Geshev:

Në vitin 1942 me Dekret të Mbretit u themelua Shkolla e Lartë Shtetërore për Edukim Trupor. Në vitin 1947 me Ligjin për Arsimin e Lartë emri u ndryshua dhe u bë Shkolla e Lartë e Kulturës Fizike. Në vitin 1953 u u vendos që ky është Instituti i Lartë i Kulturës Fizike me emrin e Gjergj Dimitrovit. Në vitin 1995 u bë Akademia Kombëtare Sportive, ndërsa në vitin 1999 mori emrin e tanishëm Akademia Kombëtare Sportive “Vasill Levski”. Në fillim shkolla kishte katër katedra dhe 92 studentë – 77 vajza dhe 15 djem.”

Në se do t’i bëjmë një analize asaj periudhe krijimi i një institucioni i ri arsimor ishte një hap largpamës dhe i guximshëm nga ana e pushtetarëve. Ai tregon se ata ishin burrë shtetas të vërtetë, sepse megjithëqë vendi ishte në prag të luftës, ata menduan për të ardhmen e brezave. Vendimi për themelimin e shkollës së lartë sportive u bë fakt pas debateve të ashpra tremujore në Kuvendin Popullor. Rol kryesor për përkrahjen e kësaj ideje luajti Mbreti Boris III.

Shkolla e Lartë Sportive u inaugurua më 15 nëntor të vitit 1942 në aulën e Universitetit të Sofjes, dhe vite me radhë nuk dispononte godinë dhe bazë të vet materiale. Trajnimet e studentëve zhvilloheshin në sajë të bashkëpunimit të akademisë me organizatat sportive tek ne, të cilat siguruan sallat dhe stadiumet e tyre sportive për përgatitjen e studentëve dhe për garat e tyre. Në vitin 1948 pas një takimi të studentëve me kryeministrin Gjergj Dimitorv, Shkolla e Lartë e Kulturës Fizike mori leje të shfrytëzojë godinën e Kolegjit Katolik të Vajzave “Shën Mëria” në Sofje. Në vitin 1995 përfundoi ndërtimi i rektoratit të akademisë.

Përveç së kaluarës çdo institucion ka të tanishmen dhe të ardhmen e vet. Lidhur me këtë profesori Geshev thekson:

Aktualisht tek ne mësojnë 3500 studentë dhe kemi 250 profesorë. Kishte kohë, kur interesi i të huajve të mësojnë në akademinë tonë ishte i madh. Sidomos te specialiteti kineziterapia. Tani tek ne mësojnë 250 të huaj kryesisht nga Greqia, Qiproja dhe Turqia. Vitet e fundit shihet një interes të theksuar ndaj doktoratave tona, sidomos nga ana e Turqisë. Që prej një viti shfaqin interes të mësojnë në akademinë tonë edhe nga Kazakistani. Kemi 150 doktorantë. Qëllimi ynë është të përgatitim specialistë të mirë.

Një dëshmi për arsimin e mirë që siguron Akademia janë dhjetëra sportistët mbajtës të medaljeve, të cilët e përhapin lavdinë e vendit anë e mbanë botës.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Joana Ilieva

Joana Ilieva fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë

Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..

botuar më 25-01-26 12.04.MD

Sport, argëtim dhe adrenalinë të lartë në Festën Dimërore Vitosha 2025

Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës . Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i..

botuar më 25-01-25 7.20.PD
Petër Stojçev

Arritja e Petër Stojçevit është zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness

Pas pjesëmarrjes në shtatë maratonat më të mëdha në ujërat e hapura, Oceans Seven, nga 14 mars deri më 2 shtator 2024, dhe duke notuar distancat në një periudhë të shkurtër kohore rekord - 173 ditë, Petër Stojçev u regjistrua zyrtarisht në Librin e..

botuar më 25-01-24 5.41.MD