Shën Nikollës (krijuesit të çudirave), kryepeshkopit Mirlikijski, i janë kushtuar 2 festa në kalendarin kishtar – më 6 dhjetor dhe 9 maj (i ashtuquajturi Shën Nikolla i verës). Çdo dita e enjte po kështu i është kushtuar atij. "Një rregull i besimit" dhe "një model i butësisë", "mësuesi i maturisë" - kështu është i quajtur Shën Nikolla në liturgjinë e cila këndohet në këtë ditë nga java. Me një nder të tillë mes shenjtorëve është i nderuar vetëm Gjon Pagëzori dhe Paraardhësi i Zotit. 6 dhjetori – data në të cilën Shën Nikolla është paraqitur përpara Zotit, është një nga festat më të mëdha ortodokse. Shenjtori gëzon një nderim të madh dhe në traditën bullgare. Sipas studiuesve, pamja e tij në folklor mbledh cilësitë e një trimi me forca të mbinatyrshme dhe trimëri, zot i detit, i ujërave dhe i erërave. Trim, i cili ka pasur krahë dhe ka mbrojtur njerëzit nga qeniet e tjera keqbërëse, të cilat jetojnë në det dhe kanë shkaktuar stuhi dhe fatkeqësi.
Për Shën Nikollën ka shumë përralla popullore dhe legjenda. Një prej tyre është e lidhur me dy festat e tij dhe me lakminë, të cilën ato e kanë zgjuar tek një shenjtor tjetër. Bëhet fjalë për Shën Joan Kasijan Rimljanin, kujtimi i të cilit festohet më 29 shkurt nga kisha ortodokse (kisha rimo-katolike nuk e ka kanonizuar zyrtarisht). Kur viti nuk është i brishtë, shërbesa për të bëhet më 28 shkurt. Në historinë e folklorit, të regjistruar nga Dimitër Marinovi në rrethin e qytetit Veliko Tërnovo, emri i tij është vetëm Shën Kasijan dhe festa e tij është njëherë në katër vjet. Është i përshkruar si një njeri pasanik i cili mban një kjurk prej dhelpre /një rrobe e gjatë e sipërme me lëkura nga poshtë/ dhe pi duhan me çibuk /një lloj llulle/. Gjatë gjithë ditës qëndron i ulur në minder dhe as e rreh era as e pjek dielli, as e lag shiu. I ka ardhur keq Shën Kasijanit se populli e ka festuar njëherë në katër vjet, dhe pa nderime të posaçme. Dhe është kujtuar në këtë mes për Shën Nokollën, i cili ka pasur 2 festa gjatë vitit. Ka marrë çibukun, ka hedhur krahëve kjurkën dhe drejt e tek Zoti ka shkruar për të kërkuar drejtësi: “A është e drejtë, o Zot – ka thënë – dhe unë jam shenjtor, dhe Shën Nikolla është shenjtor. Festa ime është njëherë në katër vjet, kurse festa e tij – dy herë në vit dhe kjo me këngë, kurban dhe festime!” Zoti i ka thënë të pres pak, ka thirrur një engjëll, e ka porositur të gjejë Shën Nikollën dhe ti thotë të vij menjëherë.
Engjëlli ka fluturuar poshtë drejt tokës për ta kërkuar. Ka parë detin, i cili është nxirë dhe i ndezur me një fuqi të tmerrshme. Ka parë dhe Shën Nikollën të shpëtojë anije dhe njerëz nga stuhia. I ka thënë se çfarë e ka urdhëruar Zoti dhe shenjtori është përgjigjur se do të vijë pas pak. Nuk ka kaluar dhe shumë kohë, përpara se të fluturojë deri tek Zoti. “Falmë Zot – ka thënë ai, se u vonova! Por, luftova me judën e detit dhe me stuhitë, të cilët donin të përmbysnin anijet dhe udhëtarët në to. Nuk jam për tu paraqitur përpara teje i lagur dhe i mbushur me baltë por engjëlli tha se duhet të vij menjëherë”. Kurse Zoti në këtë moment është kthyer drejt Shën Kasijanit: “A e shikon sesa i lagur është Shën Nikolla? Kjo luftë me erërat dhe stuhitë, për të shpëtuar anijet dhe njerëzit, i kanë formuar festat, dhe jo unë. Derisa të rrish gjatë gjithë ditës me çibuk në dorë dhe këtë festë e ke shumë.” Shën Kasijani ka ikur i turpëruar, kurse Shën Nikolla ka fluturuar përsëri drejt detit që të vazhdojë betejën e tij dhe të shpëtojë njerëz.
Në këtë ditë përgatitet një tavolinë e pasur, e cila nuk ngrihet gjatë gjithë ditës. Në të detyrimisht duhet të ketë një krap të mbushur ose ndonjë peshk tjetër me luspa, si dhe bukë të gatuara, misër të zier, grurë ose tërshërë të bluar trashë. Në disa vende përgatisin dhe të ashtuquajturin "ribnik" – një krap të mbushur të futur në brumë dhe të formuar në formën e peshkut. Në varësi nga regjioni dhe preferencat e njerëzve, në festë vihen akoma fasule, lakër, sarma. Këndohen këngë të cilat i kushtohen shenjtorit, në të cilat tregohet për Shën Nikollën mitik. Më shpesh ai ulet dhe pi me shenjtorët e tjerë “në një tavolinë të sinqertë”. Ose i vë patkonj kalit, që të mund të shkojë “për të ngrënë pogaçen, se është lindur Zoti i ri”. Këngët tregojnë dhe për betejat e tij në det, për njerëzit e shpëtuar të cilët pas shpëtimit të vet i kanë besuar Zotit dhe Shën Nikollës.
Shenjtori pranohet si një përkrahës i fëmijëve, i peshkatarëve dhe marinarëve, i udhëtarëve, tregtarëve dhe bankierëve, mbrojtës i shtëpisë dhe i familjes, i pronës dhe i mallit. Sipas disa burimeve Shën Nikolla është patron i vjedhësve, i prodhuesve të pijeve, i prodhuesve të fuçive, i farmacistëve dhe i të burgosurve. Kurse tek ne është festë e të gjithëve të cilët mbajnë emrat Nikolla, Nikollaj, Nikoll, Nikolina, Nikoleta, Nina e të tjerë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..