Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dinamika e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë

БНР Новини
Kontakti i fundit i nivelit të lartë mes Turqisë dhe Bullgarisë ishte ai i Kryeministrit Bojko Borisov me Ministrin për BE-në dhe negociatorin e përgjithshëm Ömer Çelik.
Foto: BTA

Që nga fillimi i shtatorit bën përshtypje dinamika e forcuar e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Turqisë. Nga fillimi i vjeshtës deri tani katër ministra turk vizituan shtetin tonë dhe zhvilluan bisedime të rëndësishme.

Turqia do të ndihmojë Bullgarinë për garantimin e qëndrueshmërisë energjetike, premtoi Ministri i energjetikës dhe resurseve natyrore Berat Albajrak (Berat Albayrak). Gjatë vizitës së tij më 6 shtator në kohën e bisedimeve me Ministren e energjetikës Temenuzhka Petkova mysafiri tha se “Republika e Turqisë është gati për bashkëpunim energjetik  me Republikën e Bullgarisë, i cili do të sjellë një siguri për furnizimet energjetike”. Dhe në të vërtetë, u diskutua thellimi i bashkëpunimit dypalësh për sa i takon gazit natyror dhe energjisë elektrike. Pala turke tregoi interes për studimin e mundësive për ndërtimin e linjave suplementare për transportimin e energjisë elektrike, të cilat do të sigurojnë rritjen e kapacitetit për eksportin e korrentit nga Bullgaria për në Turqinë.

Një muaj më vonë – më 16 tetor në Sofje erdhi Ministri turk i doganave dhe tregtisë Bylent Tjufenkçi (Bülent Tüfenkçi). Trafiku i intensifikuar në kufirin bullgaro-turk dhe kryesisht radhët e maunave në pikën kufitare “Kapitan Andreevo - Kapëkule” ishin temat e bisedimeve të tij. Gjatë takimit me të Kryeministri Bojko Borisov nënvizoi rritjen e konsiderueshme të shkëmbimit të mallrave që nga fillimi i vitit. Borisovi përmendi dhe investimet e shumta që janë me vlerë 24.5 miliardë euro për dy tremujoret e para të këtij viti dhe theksoi përpjekjet e qeverisë së tij për përmirësimin e kushteve për biznes. U diskutuan gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet organeve përkatëse doganore dhe rëndësia, e cila e ka shkëmbimi në kohë i informacionit.

Në muajin nëntor u realizua akoma një vizitë me rëndësi për marrëdhëniet dypalëshe. Në një forum në Sofje me pjesëmarrjen e 500 përfaqësuesve të rrjeteve të biznesit agrar nga Bullgaria dhe Turqia u zhvilluan takime dypalëshe për shkëmbimin e përvojës dhe praktikave të mira në fushën e bujqësisë. Delegacioni turk i biznesit me 150 anëtarë ishte në krye me Ministrin e bujqësisë Ahmet Eshref Fakëbaba (Ahmet Eşref Fakıbaba). Lajmi i lidhur me vizitën e tij ishte se Bullgaria dhe Turqia do të restaurojnë tregtinë me kafshë mes tyre. Shkëmbimi i kafshëve është ndaluar gjatë vitit 2012 për shkak të sëmundjeve tek bagëtia. Pritet se akoma në fillim të vitit të ardhshëm tregtia do të rivendoset.

Vetëm një ditë para kësaj, më 26 nëntor Kryeministri Borisov zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan). Ata vlerësuan lartë zhvillimin e marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Turqisë, bashkëpunimin në kuadrin e NATO-së dhe përpjekjet për mbrojtjen e sigurisë dhe qetësisë në kufijtë e jashtme të Bashkimit Evropian. U komentua gjithashtu ecuria e ndërtimit të interkonektorëve të Bullgarisë me Turqinë dhe Greqinë, të cilat do të garantojnë pavarësinë energjetike të shtetit tonë. Erdogani përshëndeti Borisovin për rizgjedhjen e tij në krye të partisë GERB dhe pohoi se prania e tij në qeverisjen e shtetit është garanci për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Më 1 dhjetor për një vizitë zyrtare në Bullgari mbërriti Ministri i Turqisë për BE-në dhe negociuesi i përgjithshëm Ömer Çelik. Gjatë takimit të tij me Bojko Borisovin bashkëbiseduesit rikonfirmuan se zhvillimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Turqisë është prioritet për politkën e jashtme bullgare. Borisovi nënvizoi se dialogu aktiv dhe konstruktiv i niveleve të ndryshme gjatë muajve të fundit kontribuon për krijimin e një atmosfere pozitive në marrëdhëniet reciproke.

Pritet se gjatë këtyre ditëve ambasadori i ri turk në Sofje Hasan Ulusoy do t’ia dorëzojë letrat e tij kredenciale Presidentit Rumen Radev.

Duket se kjo dinamikë e vizitave do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018. Akoma më 7 janar Kryeministri Borisov do të vizitojë Stambollin, ku bashkë me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan do të inaugurojnë kishën e restauruar ortodokse bullgare “Shën Stefan”. Presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe prioriteti për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor gjithashtu janë premise për përforcimin e marrëdhënieve me fqinjën tonë jugore.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD