Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhuratat e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини
Pjesë prej pakos me dhuratat
Foto: Elena Karkallanova

Afro 25 mijë priten të jenë delegatët dhe miqtë të cilët do të vizitojnë Bullgarinë për aktivitetet e ndryshme të parashikuara në kalendarin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së – 2018. Për çdo mysafirë parashikohet nga një pako speciale si gjest i vëmendjes nga ana e organizatorëve.

Në fakt dhuratat e këtij lloji janë një traditë, e cila ekziston që kur ka filluar Presidenca e Këshillit të BE-së dhe realizohet nga të gjitha shtetet që kryesojnë këshillin, pa përjashtim. Dhuratat në kuadrin e Presidencës është një mënyrë të reklamohet shteti, i cili kryeson Këshillin e BE-së në vazhdim të gjashtë muajve. Sipas traditës theksi kryesor në dhuratat janë shalli dhe kravata. Liljana Pavllova, ministre e presidencës evropiane, prezantoi zyrtarisht pakot me dhuratat, të cilat janë dy lloje:

Liljana Pavllova prezanton dhuratat. Në qafën e saj shihet një nga shallet luksoze prej mëndafshi parashikuara për gratë.

Dhuratat e para janë më luksoze për udhëheqësit e delegacioneve – kryeministra, ministra, zëvendës ministra. Pakoja e dytë përbën një dhuratë sipas protokollit për të gjithë delegatë të tjerë, të cilët do të frekuentojnë seancat, jo vetëm në Bullgari, por edhe në institucionet evropiane.”

Ministria e Presidencës Bullgare siguroi 16 mijë shalle standarde dhe 900 luksoze, 20 mijë kravatë standarde dhe 1100 – luksoze. Të gjithë ata janë me motive të qëndismat bullgare, si dhe logoja e stilizuar e Presidencës. Autor i logos është piktori Todor Angelliev. Në të ai gërsheton tri nga simbolet më të rëndësishme bullgare – alfabeti cirilik, flamuri bullgar dhe qëndismat. Duke iu mbështetur logos, dizajnerja Gergana Stankova bëri vizionin e shalleve për mysafirët të Presidencës së parë bullgare të rotacionit.

Pjesa e dytë e dhuratës përfshin monedha me emision 2018, të cilat do të vihen në qarkullim nga Banka Popullore Bullgare në fillim të janarit, shpjegoi ministrja Pavllova. Monedhat gjithashtu janë dy lloje – një emision special nga dy vela me logon e Presidencës Bullgare. Për personat VIP do të ketë një emision special monedhash prej argjendi të lyera me flori gjithashtu me logon e Presidencës.”

Pakoja bullgare ka edhe një pullë e re postare me zarf të Presidencës me seri të limituar, implementuar nga ministri i transportit.

Bullgaria njihet si një shtet i trëndafilave, ndërsa vaji bullgar i trëndafilëve është nga më të respektuarit në industrinë botërore të parfumerisë. Kështu që është një gjë e natyrshme që vaji i trëndafilit të jetë pjesë e kujtimit me të cilin miqtë do të nisen nga vendi. Delegatët do të marrin nga një kapsulë speciale të mbushur me vajin aromatik bullgar prej trëndafili. Pasi vitet e fundit Bullgaria u afirmua edhe si eksportuesja më e madhe e livandës në Evropë, prodhuesit e kësaj kulture vajdhënëse i siguruan Ministrisë së Presidencës Bullgare një pako speciale me livandë të mermë si dhuratë për miqtë.

Снимка

Natyrisht përfshihen edhe dosje, stilolapsa, lapsa, defterë.

Duke menduar dhuratat deshëm, që ato të kenë një vlerë afatgjatë. Prandaj zgjodhëm pullat postare dhe monedhat, të cilat kanë rëndësi koleksionuese dhe numizmatike dhe mbeten si një dhuratë përgjithmonë. Doemos shallet dhe kravatat janë një traditë – çdo presidencë bënë shalle dhe kravata. Por ne u ofrojnë në tri ngjyra – në ngjyrën e kryesisë – blu, dhe në të kaltrën dhe në bojë rose, kështu që të ketë një larmi më të madhe.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Elena Karkallanova dhe eu2018bg.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD