Në sferën e energjetikës bullgare tensioni përsëri është duke u rritur. Nuk mjafton se Holdingu Energjetik Bullgar, në të cilin hyjnë të gjitha kompanitë energjetike shtetërore për prodhim dhe distributim të gazit, qymyrit dhe energjisë elektrike, po kërkon mjete për shlyerjen e borxheve prej më se 1.5 mlrd. euro, por tani ai është rrezikuar nga gjoba e Komisionit Evropian për shumën gjigante mbi 300 miliona euro. Përveç kësaj shteti akoma nuk di se çfarë të bëjë me sheshin e ndërtuar dhe reaktorët e furnizuar për centralin e dytë atomik.
Situata në energjetikën bullgare duket aq e ndërlikuar, se parlamenti, i cili zakonisht me gatishmëri e diskuton atë, këtë herë zhvilloi një mbledhje të mbyllur, në të cilën diskutoi rrezikun prej vendosjes së kësaj gjobe. Bëhet fjalë për ankesën e parashtruar para më shumë se dhjetë vitesh nga njëra prej kompanive private bullgare për tregti me gaz për këtë se ajo nuk e ka marrë të drejtën ta përdorë tubacionin e firmës shtetërore “Bulgartransgaz” dhe kështu ka pësuar shumë humbje. Komisioni Evropian është i mendimit se ky është një shembull për shpërdorim për shkak të pozitës dominuese në treg në dëm të konkurrencës së lirë. Rasti ishte pothuaj i harruar në Bullgari, aq më shumë se në tregun e gazit në Bullgari të gjithët lojtarët tashmë kanë pozita të barabarta. Mirëpo në Bruksel nuk mendojnë kështu dhe duket se do t’i japin Sofjes një mësim të mirë të ekonomisë së tregut. Dhe kjo bëhet në kontekstin e qendrës së ëndërruar nga qeveria jonë për shpërndarjen e gazit, e cila sipas planeve duhet të ndërtohet në bregun bullgar të Detit të Zi. E përmendim këtë qendër shpërndarëse sepse ajo ka lidhje të drejtpërdrejtë me projektin e dështuar për gazsjellësin “Rryma Jugore” për transportimin e gazit nga Rusia deri në Evropë përmes territorit të Bullgarisë. Brukseli nuk lejoi realizimin e tij për të njëjtat arsye, të cilat i ka tani – ndalimin e aksesit të furnizuesve të tjerë në tubacionin e gazit.
Në mbledhjen e mbyllur Kuvendi kërkoi nga Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova që t’i mbrojë interesat bullgare, por nuk është e qartë se çfarë pikërisht do të thotë kjo. Ndoshta zonja Petkova duhet të bëjë përpjekje për zvogëlimin e gjobës. Të gjitha variantet ndodhen në tavolinë, tha Ministrja, pa dhënë më shumë hollësi. Mirëpo ekspertët mendojnë se Bullgaria me siguri do të duhet të paguajë dhe ky fakt natyrisht i shqetëson qeveritarët, të cilët kohët e fundit janë krenarë me arritjet e ekonomisë kombëtare – Produkti i Brendshëm Bruto pritet se do ta tejkalojë kufirin psikologjik prej 4%, apo 50 miliarda euro. Ky rezultat është dy herë më i mirë krahas nivelit të PBB-së gjatë vitit 2007, kur Bullgaria hyri në Bashkimin Evropian.
Shqetësime ka edhe me projektin e pezulluar për ndërtimin e centralit të dytë atomik në Belene, i cili tashmë 30 vjet nuk mund ta gjegjë zgjidhjen e vet. Vaj në zjarrin hodhën ekspertët e Akademisë Bullgare të Shkencave, të cilët para dy javësh botuan raportin e tyre prej 1000 faqesh, kushtuar centralit në fjalë. Shkencëtarët prognozojnë se në vitin 2030 në Bullgari dhe në shtetet e tjera në rajon do të ketë mungesë të energjisë elektrike dhe pritet se do të ketë nevojë për burime të reja energjetike. Në Ministrinë e Energjetikës mendojnë se ekspertët e pavarur i kanë dhënë dritë jeshile ndërtimit të centralit në Belene, mirëpo nuk flasin për financimin e projektit. Pritet se ai do të jetë me vlerë shumë të lartë – më se 10 miliona euro dhe tri qeveritë e kryeministrit Borisov refuzojnë të investojnë në të mjere publike. Duhet pasur parasysh se sheshi i centralit është certifikuar dhe pothuaj është ndërtuar, dy reaktorët rusë janë vendosur atje dhe askush nuk di se çfarë të bëjë më tej. Bile negociatat me disa kompani kineze nuk dhanë rezultat dhe tani për tani në tunel s’ka dritë.
Kështu në vigjiljen e festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri në energjetikën bullgare po rritet tensioni, por jo për shkak të konsumit të tepruar, kurse për shkak të vendimeve të paqarta dhe situatës së ndërlikuar. Pasiguria dhe gjendja jo e qëndrueshme pengojnë marrjen e vendimeve të arsyetuara dhe të drejta në ekonomi. Nga kjo pikëpamje e gjitha që po ndodh në energjetikën bullgare ka efekt negativ dhe kërcënon tërë sistemin ekonomik dhe stabilitetin financiar të shtetit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..