Penka Apostollova ka emigruar në Kanada gjatë vitit 1990 jo me iniciativë të vet, por pas bashkëshortit të saj. Gjatë asaj kohe – pas rënies së regjimit të kreut të atëhershëm të shtetit Todor Zhivkov, vendi bën hapat e veta të para në rrugën e demokracisë në një mjedis tepër turbulent. Bashkëshorti i Penkës është bindur se duhet të kërkojë realizimin e vet jashtë shtetit dhe niset nëpër rrugën e rrahur gjatë asaj kohe – për në Kubë me një ndalesë në Kanada. Sot, pas 27 vjetëve jetesë në Monreal, Penka ndihet e integruar me sukses në shoqërinë kanadeze. Nuk i vjen keq për vendimin e marrë dhe me një interes ndjek përmes internetit jetën në atdhe. Tregon se në Kanada ka një diasporë të madhe bullgare, e cila e mban të gjallë lidhjen me atdheun: boton gazeta të veta në gjuhën bullgare, organizon turne të artistëve bullgarë në Monreal, Toronto dhe Shtetet e Bashkuara. “Kjo është një mënyrë e shkëlqyer të mblidhet bashkësia bullgare, të shikojmë diçka, që vjen direkt nga Bullgaria”, tregon Penka. A integrohen lehtë bullgarët në shoqërinë kanadeze?
“Ka një ndryshim të madh midis emigracionit bullgar nga vitet 90-të të shekullit të 20 dhe atij nga dhjetëvjeçari i fundit – sqaron Penka. Kur vinim ne – vala e parë e madhe nga Bullgaria, fare nuk patëm përgatitje për jetën në emigracion. Pjesa më e madhe prej nesh nuk e dinin gjuhën. Nuk e kishim idenë sesi punon sistemi këtu. Kishim vetëm një përgatitje teorike – nga filmat. Nuk kishim dhe të drejtë të fillojmë punë menjëherë, sepse atëherë që të mund të mbetesh në Kanada, duhej të kërkosh një strehim politik. Emigracioni i sotëm është shumë më i përgatitur. Njerëzit, të cilët vijnë, flasin gjuhë të huaja. Kanë dokumente, diploma. Mund të fillojnë punë diku menjëherë pasi kanë ardhur. Rasti im qe më i ndryshëm. Nuk kam parashtruar kërkesë për një strehim politik. Fakti se luaj shah, më ndihmoi dhe përdora statusin e njerëzve, të cilët mund të kontribuojnë për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.”
Mund të thuhet se në Kanada Penka zbulon veten e vet:
“Në Bullgari gjithmonë kam luajtur shah. Në Monreal fillova të mësoj si bëhet masazhi japonez i llojit “shiatsu”. Mësuesja ime më tha se është një ide e mirë të drejtohem drejt mësimdhënies së ushtrimeve të tilla, me qenë se jam shumë atletike. Kjo më hapi rrugën drejt jogës dhe kështu u bëra instruktore e joga-s. Por shahu është pasioni im. Fillova të mendoj sesi mund t’i bashkoj dy gjërat që më pëlqejnë më shumë. Duke bërë një program për shah për fëmijët dhe duke filluar të shkruaj prezantimin e punës sime më bënë përshtypje gjërat e përbashkëta: “Joga vjen nga India...Shahu vjen nga India...Ndihmon të përqendrohemi, të njohim veten tonë..”. Atëherë i dhashë llogari vetes, se këto dy veprimtari janë aspekti fizik dhe mental i një gjëje të njëjtë dhe vijnë nga i njëjti vend. Kështu mblodha jogën me shahun në një vend dhe krijova një program unik – jogë dhe shah për fëmijë, i cili dhe sot e kësaj dite punon me sukses.”
Në program përfshihen fëmijë akoma që në moshën 5 vjeçe. Sipas Penkës, sa më herët mësohet të luajë shah një fëmijë, aq më mirë. Shahu i ndihmon fëmijët të zhvillojnë një mënyrë të ndryshme të të menduarit, të mund t’i përballojnë më mirë mësimet në shkollë. I mëson të marrin vendime të drejta në jetë, të parashikojnë hapat e ecurisë përpara. Nga ana tjetër, fëmijët për nga natyra janë më të zhdërvjellët, por me kalimin e kohës pak nga pak e humbasin zhdërvjelltësinë e tyre. Në bazë të sistemit të Penkës fëmijët gërshetojnë në kuadrin e një mësimi jogën dhe shahun. Në qoftë se grupi është shumë aktiv, që të mund të përqendrohen fëmijët, orët fillojnë me jogë - ata bëjnë poza të kafshëve të ndryshëm dhe pas kësaj kalojnë drejt shahut. Ose anasjelltas. Pedagogja i përshtat ushtrimet sipas gjendjes emociononte të grupit, që të mundet koha e kaluar bashkë , të jetë maksimalisht e dobishme dhe e këndshme. Dhe e gjithë kjo e shoqëruar me një entuziazëm të madh dhe me buzëqeshjen e madhe dhe të ngrohtë të Penka Apostollovës.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..