3 mësuese të përmbushura me një entuziazëm karakteristik për periudhën e rilindjes, tanimë muaj të tërë me radhë u japin mësim fëmijëve të sëmurë në Klinikën e Pediatrisë dhe sëmundjeve gjenetike në qytetin Plovdiv, pa marrë për këtë asnjë levë. Kur në fillim të vitit shteti e mbylli shkollën pranë spitalit, mësueset e sapo të pushuara nga puna vendosën që të mbeten, çfarëdo që t’u kushtojë kjo.
Zllatina Stajkova, Radosllava Stançeva dhe Jordana Vakrillova mbetën në klinikë, sepse përvoja e tyre shumëvjeçare ju sugjeroi, se jo vetëm se arsimi ju mungon fëmijëve të sëmurë. Çdo ditë ato u japin mësim në gjuhën bullgare, në lëndën e historisë dhe të mjedisit rrethues, por zhvillojnë dhe dëfrime si leximi i librave, punë me lule të gjalla, punimi i kurorave, byzylykëve, maskave, që të mund ta largojnë vëmendjen e pacientëve të vegjël nga sëmundja. Drejtoria e klinikës e pranon me entuziazëm devotshmërinë e tyre dhe u jep falas një vend në të cilin të komunikojnë me fëmijët.
„I kemi vënë vetes për qellim t’i detyrojmë fëmijët të ndihen pak më mirë në klinikë – tregon mësuesja Zllatina Stajkova. – Me pranimin e tyre këtu ata bëhen të stresuar, të izoluar dhe të shtypur, përveç kësaj humbasin shumë nga materiali mësimor. Kështu që ne duam t’i përkrahim duke i ndihmuar në avancimin e mësimeve, por po kështu të luajmë bashkë dhe të bëjmë gjëra të ndryshme, që të mos e çojnë mendimin e tyre drejt sëmundjes. Prandaj vendosëm të krijojmë një bibliotekë të vogël jo vetëm për fëmijët , por dhe për prindërit e tyre, me qenë se rastis që të moshuarit po kështu të drejtohen drejt nesh me dëshirën të lexojnë diçka dhe në këtë mënyrë të mund të largojnë mendimet nga situata spitalore.“
I pari i cili zgjati dorë për bibliotekën është botuesi Manoll Pejkov, i cili dhuroi 77 libra për fëmijë, kurse apeli i tij për këtë gjest të bamirësisë arriti deri tek akoma zemra të tjera të ndjeshme. „Apeli i tij në rrjetet sociale lëshoi një ortek të madh prej përkrahjesh dhe njerëz të shumtë u lidhën me ne, jo vetëm që të dhurojnë libra, por dhe të ndihmojnë – kush me çfarë të mundet. Për ne është e rëndësishme jo vetëm përkrahja materiale dhe financiare por dhe ajo emocionale, prandaj i falënderojmë që të gjithë të cilët vazhdojnë të na kërkojnë“, tregon Zllatina Stajkova.
Me vendimin e vet të mbyllë katër shkollat spitalore në Sofje, Plovdiv, Pleven dhe Momin Prohod, të cilat u ndihmonin pacientëve të vegjël me sëmundje onkologjike, psikike dhe kronike me paralizë cerebrale, me djegie të rënda të mos mbeten mbrapa me mësimet gjatë qëndrimit të tyre të gjatë në klinikat, shteti privoi qindra fëmijë nga përkrahja e përditshme arsimuese. Aktualisht prania deri tek arsimi për ta është shumë e kufizuar, nevojitet që të arrihet deri tek një formë e veçantë e arsimit dhe si rezultat i kësaj – jo të gjithë mundin të përfundojnë vitin shkollor. Ky është dhe shkaku që të afërmit dhe të interesuarit për fatin e këtyre fëmijëve të themelojnë shoqatën “Arsimi dhe shëndeti” me një qëllim të vetëm - pacientët e vegjël të mund të rriten në një mjedis, maksimalisht të afërt deri tek ai në të cilin mësojnë, të krijojnë, të lexojnë dhe të dëfrejnë.
„Në ekipin tonë anëtarësojnë 5 pedagogë, një mjek dhe po kështu dhe një IT specialist dhe një menaxher – tregon akoma Zllatina Stajkova. – Ne synojmë që pedagogu në spital të pranohet si një pjesë nga procesi shërues. Krijimi i bibliotekës po kështu është një nga prioritetet tona, me qenë se besojmë, se afrimi me librin edukon. Kohët e fundit kemi një sajt, ku çdonjëri mund të shikojë se çfarë bëjmë çdo ditë me fëmijët, cilat janë qëllimet tona dhe se si mund të na ndihmojë. Deri në këtë moment zhvillojmë çdo gjë vullnetarisht dhe do të kemi nevojë për mjete jo vetëm për pajisjen, por edhe për ekipin, i cili çdo ditë kujdeset për fëmijët.“
Zllatina Stajkova, Radosllava Stançeva dhe Jordana Vakrillova ende mbështeten tek ndihma e të afërmve dhe të njohurve, por më tepër tek vendosmëria personale, që të mos të kthehen fëmijët e sëmurë në viktimë të qëndrimit të radhës të pashpirt dhe johuman ndaj më të prekshmëve në shoqëri.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin ekspozita statike të armëve, pajisjeve..
Dita Ndërkombëtare e Punës në vetëdijen masive të bullgarit shpesh lidhet me periudhën e socializmit dhe demonstratat madhështore që brezi i vjetër i..
“Nëse ka besim të fortë dhe lutje, shenjti do të të ndihmojë dhe do ta çojë lutjen tënde te Zoti”, është i bindur at Georgi Markov nga kisha në fshatin..
Më 2 maj në Pliska, kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova do të asistojë në kremtimin e 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe..