Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alejda Gevara: Bullgaria është një vend i shkëlqyer, ku përshtypje më të madhe më bën komunikimi me njerëzit

БНР Новини
Foto: BTA

Nga data 17 deri më 19 nëntor në Sofje u zhvillua  takimi i 3 ndërkombëtar i vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore për solidaritet me Kubën me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mbi 20 shteteve. Organizatorë të forumit qenë Asociacioni për miqësi “Bullgari-Kubë”, Instituti kuban për miqësi me popujt dhe Ambasada e Republikës së Kubës në Bullgari. Pjesëmarrësit kategorikisht dënuan embargon ekonomike dhe financiare, e cila po vazhdon tanimë 55 vjet kundër shtetit të Karaibeve. Një mike e posaçme e forumit, i cili kaloi nën shenjën e 50 vjetorit të vdekjes së Ernesto Çe Gevarës (Ernesto Che Guevara), qe vajza e tij Alejda.

Ajo e viziton Bullgarinë për herë të tretë dhe dha një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. E pyetëm se ku për të kalon kufiri midis legjendës Çe Gevara dhe babait të saj:

Për mua ai nuk është legjendë. Babai im mundohej të jetë një njeri i mirë dhe përmes veprimtarisë së tij të jetë i dobishëm për njerëzit. Ai i donte njerëzit dhe ata e donin, ai i gëzohej jetës, përjetonte zhgënjimet e tij. Qe një njeri me mish e shpirt, i cili më dhuroi jetën, të cilin unë e doja, e respektoja dhe e admiroja. Në vendin, në të cilin u rrita, njerëzit e duan dhe e respektojnë atë. Dhe sikurse të jetoj dy jetë, nuk mund ta kthejë të gjithë dashurinë, të cilën unë e morra për vetëm për shkak të kësaj se jam vajza e Çe Gevarës.”

Shpesh komentohet se, midis Ernesto Çe Gevarës dhe Fidell Kastros ka pasur kontradikta serioze, dhe se Kastroja e ka dërguar vëllain e tij për nga arma në vdekje të sigurt në Bolivi. Sa është e vërtetë një tezë e tillë:

Kjo është një budallallëk i madh. Duhej të dëgjonin sesi fliste Fideli për të – thotë Alejda. Përveç kësaj babai im nuk do t’i linte gruan dhe fëmijët në një vend, ku ata nuk do të ndiheshin të sigurt. Babai im ishte bindur, se revolucioni kuban do të na krijojë kushte që të mund të fitojmë arsim të mirë, të formohemi si personalitete. Fideli, gjithmonë qe afër nesh. Ai e dinte kur unë kam fituar nota të larta dhe kur vëllai im Kamilo kishte probleme në shkollë. Po të isha martuar pa i thënë Fidelit, ai asnjëherë nuk do të ma falte. Kur po martohesha, në Kubë mbërriti një delegacion nga Jugosllavia në krye me presidentin e fundit të vendit (Voisllav Koshtunica). Në takim Fideli vazhdimisht ka parë orën dhe në një moment ka thënë: "Sot është dasma e Alejditës, vajzës së Çe Gevarës. Unë patjetër duhet të jem aty.” Koshtunica e ka parë me çudi, sepse ka dëgjuar për këtë, për të cilën ju pyesni. Pas kësaj kanë vendosur që të gjithë të vijnë në shtëpi. Ne ishim mbledhur rreth 30 veta në shtëpinë e nënës sime. Kishim dhe 1 shishe me shampanjë, të cilën unë e kisha sjellë nga Angola. Në një moment i gjithë delegacioni prej 100 vetave u paraqit në derë. Qe mirë se kishin sjellë me vete një arkë me pije alkoholike dhe kishte se me çfarë të ngremë dolli. Fideli qe si babai ynë.

A do t’i pëlqente vallë Çe Gevarës bota në të cilën jetojmë sot?

Disa gjëra do t’i pëlqente, kurse të tjera jo. Në Amerikën Latine u zhvilluan revolucione të rëndësishme. Shikoni Bolivinë. Ajo qe një nga vendet më të varfra në planet, kurse sot në mënyrë bindëse po ecën nëpër rrugën e zhvillimit. Por nga ana tjetër shikoni dhe atë që po rastis në Siri! Ai ka qenë në Siri. Atëherë ajo ka qenë një shtet paqësor, i cili ishte duke u lulëzuar, kurse sot është një shtet i mjeruar nga lufta! Dhe njerëzimi në asnjë mënyrë nuk reagon kundrejt kësaj! Kjo fare nuk mundet që t’i pëlqejë.”

Si duket Bullgaria përmes vështrimit të Alejda Gevarës?

Bullgaria është një vend i shkëlqyer me një kulturë shumë të mirë, por gjithmonë një përshtypje më të fortë më ka bërë komunikimi me njerëzit. Vendi juaj përjetoi ndryshime të shumta, por pavarësisht nga kjo populli juaj mundi të ruajë solidaritetin e vet me popullin kuban. Kjo është shumë e rëndësishme. Kur njeriu ndeshet me vështirësitë, përmes të cilave kalon shoqëria bullgare, ato mund ta gllabërojnë atë. Kur lufton për shpëtimin tënd, të përmirësosh jetën tënde, nganjëherë harron për njerëzit përreth, bile dhe për popullin tënd. Dhe pavarësisht nga kjo, këtu ka njerëz, të cilët nuk heqin dorë nga përkrahja ndaj popullit kuban. Kjo është marramendëse dhe bën përshtypje. Kur jam mes bullgarëve, e vetmja e cila më kufizon është gjuha. Do të doja që të mund ta flas gjuhën tuaj, që të mund të komunikoj sa më lehtë me njerëzit, të mund të këndoj këngët tuaja, të mund të vallëzoj vallet tuaja të bukura. Ndihem se jam pjesë e një populli, i cili është pjesë nga jeta ime”, tha Alejda Gevara.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe..

botuar më 25-01-30 9.45.MD

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi

Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit” në kryeqytetin shqiptar. Së bashku me Shenjtërinë e Tij është edhe Mitropoliti i Vracës Grigori. Me..

botuar më 25-01-30 4.11.MD

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD