Turqia qëllon përjashtijmin e “elementeve terroriste”
Pas takimit trepalësh në Soçi të Rusisë të liderëve shtetërorë të Rusisë, Turqisë dhe Iranit – Vlladimir Putin, Rexhep Erdogan dhe Hasan Rohani, Presidenti Erdogan shpalli se Turqia i jep prioritet përjashtimit të “elementeve terroriste” nga procesi i zgjidhjes së problemeve në Siri. Sipas tij këto elemente janë struktura politike dhe ajo ushtarake e kurdëve sirianë. Në Soçi presidentët u morën vesh për thirrjen e Kongresit Kombëtar të Sirisë për dialog si hapi i parë për vendosjen e një dialogu bashkues në shtet, ku po zhvillohen veprime luftarake. Presidenti Putin e përshëndeti rolin special, të cilin Erdogani dhe Rohani kanë luajtur në procesin paqësor në Astana, të zhvilluar paralelisht me negociatat politike për Siri në Gjenevë.
Athina aktualizoi prognozat e saj për rritjen ekonomike gjatë 2018-ës
Qeveria në Greqi shpalli se pret se gjatë vitit 2018 ekonomia e shtetit do të shënojë një rritje 2,5%, e cila është një përmirësim i konsiderueshëm në krahasim me prognozën e mëparshme për 0,1%. Qeveria parashikon një tepricë buxhetore prej 3,8% prej Produktit të Brendshëm Bruto pa pagimet e borxhit, po të pasur parasysh se qëllimi i vendosur nga kreditorët është 3,5%. Sipas Ministrisë së Financave në Athinë Greqia po ndodhet në fillimin e një periudhe të re të qëndrueshmërisë ekonomike dhe qëllimi kryesor tani është rikthimi i shtetit në tregjet botërore të kapitalit.
Kryeministri maqedonas për herë të parë e vizitoi zyrtarisht Serbinë
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev bisedoi në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiç dhe me Kryeministren Bërnabiç, në kuadrin e vizitës së tij të parë zyrtare atje që kur u bë kryeministër. U bë e qartë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve kanë një potencial të madh të thellimit. U nënvizua se Maqedonia dhe Serbia kanë shumë interesa të përbashkëta në fushën e sigurisë dhe në sferën e mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarëve, kështu edhe në shumë nisma regjionale. U pohua gatishmëria për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit.
Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm
Tribunali ndërkombëtar i Hagës për Ish-Jugosllavinë dënoi ish-kreun ushtarak serb Ratko Mlladiç me burgim të përjetshëm, pasi e shpalli atë fajtor për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krime lufte – të gjitha ato të kryera gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Ish-Jugosllavinë gjatë viteve 1992-1995. Atëherë vdiqën 100 mijë veta, 2,2 miliona u larguan nga shtëpitë e tyre. Dënimi u shpall në mungesën e të pandehurit, sepse pak para kësaj ai u largua nga salla e gjyqit në një pikë pasi ndërpreu seancën duke u bërtitur gjyqtarëve. Procesi kundër “kasapit nga Bosnja” vazhdon tashmë 4 vjet dhe është një nga çështjet më të rëndësishme për krime lufte në Evropë pas Tribunalit në Nurmberg pas Luftës së Dytë Botërore.
Kryeministri i Kosovës kërkon arbitrazh ndërkombëtar për demarkacionin
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj shpalli se varianti i tanishëm i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi nuk është i mirë dhe shprehu shpresë se Prishtina dhe Podgorica do të dakordohen për arbitrazh ndërkombëtar për konfirmimin e kufirit. Sipas Haradinajit “Vizioni i tanishëm i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk do të marrë shumicë të dy të tretave në Parlamentin e Kosovës. Kjo e hap rrugën për arbitrazh ndërkombëtar apo negociata për marrëveshje të re me Malin e Zi”.
Ish-Kryeministri i Maqedonisë ka pasur 34 llogari bankare
Prokurorja e Posaçme e Maqedonisë Katica Janeva shpalli se ish kryeministri i shteti dhe lideri i partisë VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski është titullar i 35 llogarive bankare. 20 prej tyre janë në denarë dhe shuma e përbashkët në to është 10 miliona denarë (163 mijë euro). 14 llogaritë e tjera janë në euro dhe në to Gruevski disponon me 46 727 euro. Më herët gjatë kësaj jave u bë e qartë se Nikolla Gruevski është pronar i një ndërtese të madhe në Antverpen të Belgjikës me vlerë 7 miliona euro. Ai zotëron gjithashtu shtëpi në bregdetin kroat të Adriatikut. Po zhvillohen hetime në lidhje me disa çështje gjyqësore kundër Ish-Kryeministrit dhe tashmë 5 muaj pasaporta e tij ndërkombëtare është sekuestruar. Pas një pyetjeje në Prokurorinë e Posaçme, që vazhdoi dy orë, ai deklaroi se çështjet gjyqësore kundër tij janë ilegale dhe qëllimi i tyre është devijimi i vëmendjes publike nga problemet e qeverisjes së sotme.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..