Fondacioni Gjerman për përkrahjen e studimeve shkencore “Aleksandër fon Humbollt” u dekorua me dallimin më të lartë institucional të Bullgarisë – Shenjen Nderi të Presidentit. Kreu i shtetit Rumen Radev i dorëzoi çmimin sekretarit të përgjithshëm të fondacionit doktorit Eno Aufderhajde për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e marrëdhënieve shkencore bullgaro-gjermane dhe për përkrahjen e potencialit shkencor bullgar.
Fondacioni “Aleksandër fon Humbollt” ndihmon shkencën bullgare që nga fillimi i viteve 60-të të shekullit të kaluar, kur shkencëtari i parë bullgarë mbërriti në Gjermaninë Perëndimore me një bursë të fondacionit. Që atëherë, megjithë Luftën e Ftohtë dhe Perden e Hekurt, të cilat i penguan kontaktet midis dy pjesëve të Evropës së ndarë, afro 400 studiues bullgarë morën përkrahje në punën e tyre shkencore me Bursë Humbollt. Shumë janë edhe mbajtësit e Çmimit Prestigjioz Humbollt.
“Vet fakti, se me ndihmën e fondacionit që në vitin 1964 një shkencëtar bullgar mbërriti në Gjermaninë Perëndimore, tregon, se shkenca mund të hedhë ura edhe në një periudhë të ndërlikuar politike – thekson doktori Aufderhajde në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. – Kjo ndodhi pothuajse dhjetë vjet para vendosjes së marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis Bullgarisë dhe Gjermanisë. Me heqjen e Perdes së Hekurt filluan ndryshime serioze. Sot lirishtë këmbejmë dituri. Një fakt i gëzueshëm është, se shkëmbimi nuk realizohet vetëm në shkencë. Bursistë i fondacionit sot punojnë edhe në sfera të tjera duke përfshirë edhe politikën dhe ekonominë.”
Që prej shumë vitesh shkenca bullgare është në një gjendje të mjerë – që prej kohe financimi i saj është një problem i madh. Për këtë arsye shumë shkencëtarë të rinj e braktisin Bullgarinë. Lidhur me këtë e pyetëm doktorin Aufderhajde, kur ky proces bëhet i rrezikshme:
“Nuk është mirë, në se shkencëtarët e rinj nuk kthehen në atdhe. Fondacioni “Aleksandër fon Humbollt” inkurajon bullgarët e rinj të kthehen në atdhe. Ne u sigurojmë atyre bursa për vitin e parë të punës së tyre shkencore pas kthimit. Mirëpo, pas kësaj këtu duhet t’u sigurohen atyre kushte të mira për punë. Në se ata njerëz nuk do të kthehen në Bullgari, kjo do t’i pengojnë rimëkëmbjes ekonomike të vendit.”
Nga ndonjëherë kur flitet për financimin e punës shkencore, disa njerëz theksojnë, se në radhë të parë duhet të kënaqen nevojat kryesore për shpëtimin e kombit dhe pas kësaj të mendohet për shkencën. Çfarë mendon për këtë bashkëbiseduesi:
“Ai, i cili nuk mbjell, nuk do të korrë. Gjermania është një vend i zhvilluar. Mirëpo, kjo u arrit sepse edhe në kohën e krizës financiare, kur kishte luftime për rindarjen e financave, qeveria vazhdonte të investonte në shkencë. Ja përse edhe Bullgaria duhet të investojë në të mbjellat, kështu që të ketë çfarë të korrë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..