Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Snezhana Borisova: “Këngët e vjetra janë burimi nga i cili ne mësojmë”

БНР Новини
Foto: arkiv










СнимкаNë ditën plotë dinamikë, debate, informacion mediatik, kënga e vjetër popullore përbën një shpëtim nga zhurma dhe kotësia. Ajo është një ishull i pastërtisë dhe i urtësisë, ndaj të cilit gjithnjë e më shpesh synojmë.

Për këngëtaren Snezhana Borisova, përfaqësuese e krahinës folklorike të quajtur bullgarisht “shopska”, synimi të ruajë folklorin e pastër është një mision. Megjithëqë ka shumë angazhime profesionale si këngëtare e Ansamblit Popullor Folklorik “Filip Kutev”, ajo pa u ndërprerë i viziton fshatrat përreth Sofjes për të kërkuar kryevepra të folklorit të grupit etnik “shopi”. Kështu nga njerëzit e moshuar ajo mëson stilin origjinal të këndimit.

Snezhana Borisova njihet edhe për eksperimentet e guximshme në muzikën elektronike bashkë me grupin “Transformejshën” dhe orkestrën “Boljari”. Megjithë kërkimet e pandërprera të rrugëve të reja, ajo gjithnjë rikthehet te këngët autentike. Brenda 15 viteve të fundit ajo udhëheq grupe folklorike të grave dhe të fëmijëve dhe kujdeset, që të rinjtë të trashëgojnë kulturën vendore. Për praktikën si udhëheqëse e grupeve folklorike të këndimit Snezhana Borisova tregon:

Snezhana Borisova ndër fëmijët nga grupi folklorik në fshatin Dollni Llozen
Kënga autentike e shopëve më shoqëron tërë jetën. Për fat të keq traditat vdesin me njerëzit e moshuar dhe kjo u bë shkak që unë të filloj të punoj për ruajtjen e këtyre këngëve për brezat e ardhshëm. Kam frikë se një ditë nuk do të dimë këngët tona. Për shembull në familjen time gjyshja vdiq dhe unë nuk arrita të regjistroj këngët të cilat ajo dinte. Kisha tekstet, por meloditë nuk arrita të rikrijoj. Kur u bë udhëheqëse e disa grupeve folklorike, si qëllim i vura vetes të kërkoj kryevepra të panjohura nga njerëzit më të moshuar për repertorin e këtyre formacioneve. Gjithnjë merr në konsideratë stilin dhe dialektin e krahinës nga e cila janë këngët që interpretojnë grupet folklorike, të cilët i udhëheq. Një kënaqësi të veçantë më sjell kur mbledh fëmijët të këndojnë bashkë me gjyshet. Në këtë mënyrë ata dëgjojnë folklorin e pastër nga burimi. Personalisht unë bëj eksperimente të shumta me muzikën, por për këtë është e domosdoshme që njeriu të njoh burimin. Mund të them, se kënga autentike do të më shoqërojë gjatë tërë jetës sime.”

Grupi për folklor autentik pranë vatrës kulturore “Zarja 1902” në fshatin Vakarell

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD