Analizatorët politikë në Sofje gjatë ditëve të fundit komentojnë aktivizimin e pazakonshëm të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Italisë. Më 9 dhe 10 nëntor Zëvendëskryeministrja e Reformës në Drejtësi dhe e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva ishte për një vizitë pune në Romë dhe atje bisedoi me homologun e saj Angelino Alfano. Dje Kryeministri Bojko Borisov bëri një vizitë njëditore në Qytetin e Përjetshëm, ku u përshëndet me nderime në “Palazo Chigi” (ndërtesën e qeverisë italiane) nga lideri i pushtetit ekzekutiv Paolo Gentiloni.
Ky “desant” bullgar në Itali nuk ishte i rastësishëm. Mund të them se Zaharieva dhe Alfano e “përgatitën tokën”, kurse Borisovi dhe Gentilloni bashkërenduan pozitat bilaterale për disa çështje të rëndësishme për të dyja shtetet.
Një nga ato çështje është presidenca bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2018. “Italia është së bashku me Bullgarinë dhe do ta përkrahë atë gjatë presidencës së saj”, shpalli Gentiloni në konferencën e përbashkët me Bojko Borisovin për media. Angelino Alfano gjatë bisedës me Ekaterina Zaharievën gjithashtu tha se “Prioritet e kryesisë bullgare janë edhe prioritetet tona dhe mund të mbështeteni tek ne me çdo kusht”.
Njëri nga këto prioritete u komentua nga politikanët bullgarë dhe italianë hollësisht – bëhet fjalë për aderimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kryeministri bullgar Borisov shpjegoi se në këtë drejtim ka shumë për të bërë. Sepse sfidat në regjion janë të shumta dhe të lidhura me zhvillimin e projekteve infrastrukturore dhe komunikacioneve. Siç është, për shembull, Korridori Evropian Numër 8. “Ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe ofron mundësi për investime nga ana e Bashkimit Evropian” – tha Borisovi. Shteti italian shprehu përkrahjen e tij të plot për këtë synim të mirë të Bullgarisë.
Ministrat e punëve të jashtme dhe pastaj kryeministrat e Bullgarisë dhe Italisë bashkërenduan pozitat e tyre për një çështje të ndjeshme - fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore drejt kufijve të dy shteteve, të cilat janë të jashtme për Bashkimin Evropian. Bojko Borisovi ishte kategorik – diplomacia evropiane nuk duhet të jetë pasive, siç ishte deri tani, por duhet t’i ndihmojë në mënyrë efektive të dyja shtetet. Mirëpo kryeministri ynë nuk ndaloi këtu. Sipas fjalëve të tij Roma harxhon shumë para për ndërtimin në Libi të qendrave për strehim të refugjatëve, mirëpo kjo politikë s’ka të ardhme. Ajo duhet të veprojë sipas shembullit të Sofjes, duke kufizuar migracionin ekonomik dhe duke forcuar masat e parandalimit në kufijtë e saj, që janë kufijtë e jashtme të Bashkimit.
Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme dhe Kryeministri ynë prekën edhe temën për aderimin e Bullgarisë në Hapësirën e Shengenit. Ata shpjeguan se Sofja është plotësisht e gatshme dhe ka zbatuar të gjitha kriteret teknike për këtë. Edhe për këtë çështje ata morën përkrahjen e plotë të homologëve italianë.
Për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve në Romë u bë e qartë se ato vazhdimisht janë duke u zhvilluar në mënyrë pozitive në të gjitha sferat. Këtu mund të përmendim vetëm një shembull. Tradicionalisht Italia është në pozitat e para ndër partnetët tanë tregtarë. Sipas të dhënave statistikore eksporti bullgar për Itali gjatë vitit 2016 është për 170 miliona euro dhe kështu Italia bëhet tregu i dytë më i rëndësishëm për mallrat bullgare pas atij të Gjermanisë. Gjatë të njëjtit viti Bullgaria ka importuar nga Italia mallra dhe shërbime për dy miliardë e 67 miliona euro. Kështu importi italian tek ne renditet në vend të tretë pas Gjermanisë dhe Rusisë.
Dhe më në fund një hollësirë kureshtare. Sipas thashethemeve të prapaskenës gjatë kohës së vizitës së Bojko Borisovit në Romë mikpritësit kategorikisht kanë ndaluar temën për dështimin ekombëtares italiane të futbollit në Moskë gjatë kualifikimeve për Botëroren në Moskë. Në revanshin në fushën e tyre në Milano, italianët nuk shënuan asnjë gol në portën e suedezëve dhe kështu për herë të parë që nga viti 1958 nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror. Turp dhe zi kombëtare për tifozët e Çizmes së Italisë!
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..