Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kush ka nevojë për konfliktin me Moskën për shkak të shpëtimit të hebrenjve bullgarë

БНР Новини
Foto: arkiv

Një mbishkrim anonim në Monumentin e Ushtrisë Sovjetike në Sofje “100 vjet okupacion nazist” shkaktoi befasisht tensionin e radhës mes Moskës dhe Sofjes. Një akt vandal i dënuar nga vetë Bullgaria u bë shkas për deklaratën politike të Zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, sipas së cilës gjatë Luftës së Dytë Botërore pikërisht përparimi i Ushtrisë Sovjetike e ka parandaluar asgjësimin e hebrenjve bullgarë. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë u dënua përdhosja e monumentit si shenjë antisemitizmi, por u shënua shprehimisht: “Në momentin kur qytetarët bullgarë ishin në binarët e hekurt para trenave, të cilët udhëtonin për në kampet e vdekjes, kur përfaqësuesit e elitës politike, ekonomike dhe intelektuale të Bullgarisë i shkruanin letrat e protestës në mbrojtje të hebrenjve bullgarë, kurse hierarkët e lartë të Kishës Ortodokse Bullgare u bashkuan me hebrenjtë bullgarë para deportimit të tyre, duke deklaruar se ata do të dërgohen në kampet e vdekjes vetëm po të dërgohen edhe përfaqësuesit e Kishës Bullgare, Ushtria Sovjetike ishte mijëra kilometra larg kufijve të Bullgarisë.

Presidenti Rumen Radev vuri në dukje se teza e zëdhënëses së Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme se hebrenjtë bullgarë janë shpëtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në saje të Ushtrisë së Kuqe është “mosnjohje e madhe e historisë ose provë për provokim”. Organizata e Hebrenjve në Bullgari “Shalom” u solidarizua me reaksionet e Sofjes, por jo me deklaratë të posaçme lidhur me këtë rast. Ajo rikujtoi qëndrimin e vet që nga viti 2011, kur shënoi shprehimisht se shpëtimi i hebrenjve bullgarë është rezultat i veprimeve të pjesës dërmuese të popullit bullgar, të Kishës Ortodokse Bullgare dhe të Bashkësisë Antifashiste Bullgare. Ambasada e Moskës në Sofje njohu “kontributin e madh heroik të popullit bullgar, përfshi këtu atë të përfaqësuesve të inteligjencës dhe të Kishës Ortodokse Bullgare në luftimin e nazizmit dhe më konkretisht për shpëtimin e hebrenjve nga kampet e vdekjes", përfshi këtu dhe hebrenjve, që kanë banuar në vend, por shprehu shqetësimin e vet se “autoritetet bullgare deri tani nuk i kanë ndërmarrë masat e domosdoshme për moslejimin e talljeve me kujtimin e çliruesve të Bullgarisë dhe të Evropës nga fashizmi”. Pas reaksioneve politike erdhën deklaratat e historianëve të të dyja vendeve.

Debate me kronologji të ngjashme vëzhgonim edhe gjatë tensioneve të sivjetshme më 24 maj, Dita e Kulturës Bullgare dhe Shkrimit Sllav, kur në një takim me homologun e vet maqedonas George Ivanov në Moskë Presidenti rus Vlladimir Putin tha se shkrimi sllav është transferuar në Rusi nga trojet maqedonase. Atëherë MPJ-ja e Bullgarisë rikujtoi se krijimi i alfabetit cirilik është bërë me vullnetin dhe me pjesëmarrjen e shtetit bullgar, kurse vetë Patriku rus Kirill ka deklaruar se shkrimi në Rusi është transferuar nga bullgarët. Presidenti Radev gjithashtu u solidarizua me pozitën e MPJ-së. Atëherë, si dhe tani, historianët i benën deklaratat e tyre lidhur me tensionet politike pas politikanëve. Kjo anomali na bën për të bërë pyetjen: Kush ka nevojë për këto situata konflikti? Ndërkaq, mungesa e përgjigjes na jep shkas për mendime dhe trajtime më të ndryshme.

Tensionet politike mes Moskës dhe Sofjes, të lidhura me përhapjen e shkrimit sllav dhe shpëtimin e hebrenjve bullgarë, ndodhën në kuadrin e gjashtë muajve. Në qoftë se e gjithë kjo është lidhur me ndonjë kronologji, atëherë duhet të presim tensione politike për shkak të ngjarjeve historike dhe gjatë muajit mars të vitit tjetër. Presidenti Radev i ka dërguar Presidentit Putin ftesë për ta vizituar Bullgarinë gjatë kësaj periudhe lidhur me shënimin e përvjetorit të 140-të të çlirimit të vendit tonë. Disa vëzhgues që tani i bëjnë pyetje vetes a do ta vizitojë në të vërtetë Bullgarinë Vlladimir Putin gjatë marsit të vitit tjetër? Që të mos ketë spekulime, përgjigja e kësaj pyetjeje duhet të vijë nga radhët e politikanëve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD