Që nga data një nëntor Bursa Bullgare e Fondeve filloi të ofrojë përveç letrave me vlerë korporatave dhe të tilla shtetërore. Deri tani ky lojtar kyç nga pikëpamja teorike në tregjet financiare dhe në tërë ekonominë kombëtare nuk arriti të imponohet si vendi, ku aktivet e firmave vlerësohen më saktë nga tregu, ku mund të grumbullohet kapital në mënyrën më transparente dhe mund të bëhen investime në letra me vlerë të firmave, të bashkive, ose korporatave – obligacione dhe aksione dhe derivativet e tyre, me çmimin më të drejtë. Shkaqet janë të paktën dy – biznesi bullgar ende nuk është i zhvilluar mjaftë mirë, që të ndihet nevoja për bursën e fondeve, kurse ajo vetë është tepër e vogël dhe zë një vend periferik në botën e biznesit në Bullgari. Dhe pikërisht për këtë shkak kapitalizimi i saj tejkalon pak mbi 4 mlrd euro, gjë që është qindra herë më pak nga vlera e tregut, madje e një kompanie të vetme botërore si Google, ose Apple, për shembull.
Një impuls të ri të tregut të dobët bullgar mund të japë tregtia me obligacione shtetërore. 2.8 mlrd euro nën formën e 20 emisioneve prej letrash me vlerë shtetërore u janë ofruar investitorëve – vendas dhe të huaj.
Kurse kudo në botë letrat shtetërore me vlerë i interesojnë më shumë investitorët, sepse janë të sigurta, të leverdishme dhe mund të blihen, ose të shiten shumë lehtë. Të ardhurat janë garantuar nga shteti, interesat janë tërheqëse, kurse ato tashmë u bënë atraktive përveç për klientët tradicionalë – bankat, fondet e pensionimit dhe siguruesit, edhe për investitorët më të vegjël, madje individualë. Sepse investimi më i vogël i lejueshëm është 1000 euro, gjë që është sipas xhepit madje të bullgarit mesatar. Supozohet se në sfondin e interesave zero, madje të interesave negative bankare të depozitave letrat me vlerë në tregun e kapitaleve do të tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve në vend. Dhe jo vetëm të njerëzve nga Bullgaria, sepse shpresat e mëdha të udhëheqjes së Bursës Bullgare të Fondeve janë që të tërhiqen investitorë institucionalë dhe individualë nga jashtë. Të paktën kaq sa ishin para krizës financiare në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të XXI, kur ato ishin 60-65 për e tregut. Tani përqindja e tyre është tri herë më e vogël. Kjo ulje u përket edhe investimeve të drejtpërdrejta në vend, të cilat u pakësuan 8-9 herë në krahasim me nivelet rekorde që para krizës botërore financiare. Kurse ekonomia bullgare ka një nevojë shumë të madhe për para të freskëta, sepse përjeton lulëzim dhe disponon projekte për zgjerimin e biznesit, derisa kapitali kombëtar bullgar mbetet modest për nga vëllimi dhe mundësitë.
Në fakt të gjithë, përfshi këtu Bursën Bullgare të Fondeve, kanë nevojë për një treg kapitali, i cili të funksionojë mirë. Bursa filloi së funksionuari përsëri pas rrëzimit të komunizmit para më shumë se 25 vjet me një entuziazëm të madh nga ana e disa ekspertëve financiarë me dituri për tregjet e fondeve në botë, të cilat kishin ambicien ta transferojnë përvojën e mirë nga Uolstrijt, Londra dhe Frankfurti në Sofje. Për fat të keq që në fillim Bursa Bullgare e Fondeve nuk kishte fat të mirë, sepse ajo filloi punë pikërisht kur ishte në kulmin e vet kriza dramatike bankare në mes të viteve 90 të shekullit të kaluar. Kurse pa bankat dhe pa resursin e tyre financiar nuk mund të flitet për një tregti serioze të bursës. Shumë njerëz pësuan dëme të mëdha nga bankat, por megjithatë mbeti frika për t’u investuar në letra me vlerë. Akoma më tepër se shteti, i cili në fakt ishte pronari i Bursës Bullgare të Fondeve, nuk jepte aspak garanci për sigurinë dhe rikthimin e investimeve në aksione dhe obligacione. Shumë njerëzve kjo u dukej si balloni i radhës financiar dhe ky mosbesim u bë kronik. Pikërisht për këtë shkak as kompanitë janë të prira për t’i ofruar aksionet e tyre në bursë dhe të bëhen shoqëri publike, as institucionet financiare dhe investitorët e zakonshëm janë të prirë për të dalë në tregun e fondeve. Kështu vëllimi i marrëveshjeve të lidhura në ditë zakonisht është më se modest dhe kur të tejkalojë 1 mln euro të gjithë përshëndesin njëri tjetrin dhe gëzohen si fëmijë të vegjël. Tani tashmë pritet që situata të ndryshohet. Akoma më tepër se nga bursa premtojnë që të paktën akoma një vit të mos ketë taksa për marrëveshjet me obligacionet shtetërore. Mirëpo, logjikisht vjen pyetja – pasi bursa është një pasqyrim i tregut dhe i ligjeve të tij, atëherë pse duhet të përzihet përsëri shteti, që të përmirësohet situata dhe madje ka plane për lëshimin e aksioneve në bursë nga disa firma fitimprurëse. Kështu është në botë, do të përgjigjen disa ekspertë. Po, kështu është, shteti e siguron startin, pas kësaj pritet që biznesi të vazhdojë. Shpresojmë se kështu do të ndodhë edhe në Bullgari. Duhet të themi se momenti për këtë kërcim është shumë i përshtatshëm – ekonomia funksionon shumë mirë, biznesi po rritet, bashkë me të ardhurat e qytetarëve. Domethënë ka para madje për investime në Tregun e Fondeve, i cili deri para pak kohe injorohej. Tani më në fund duhet të fillojë së funksionuari edhe i ashtuquajturi treg i kapitaleve i vendit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..