Kur erdhi në spital Stanimira i lëvizte vështirë këmbët dhe duart. Fliste pak dhe kishte probleme me sytë për shkak të presionit të rritur intrakranial. Vajza vuante nga forma jashtëzakonisht e rëndë e hidrocefalisë dhe mjekët nuk i jepnin asaj shans për jetë të gjatë. Ja përse u imponua një operacion urgjent. Doktori Stanimir Sirakov përmes një arterie të këmbës depërtoi deri te truri. Kështu ai parandaloi hapjen klasike të kafkës.
“Ky intervencion është i jashtëzakonshëm për shkak se malformimet janë të rralla dhe me një strukturë të ndërlikuar anatomike – tregon doktori Sirakov. – Shanset e fëmijës ishin tepër të vogla dhe pa operacionin ndoshta kishte vetëm disa muaj jetë. Tani vajza po rimëkëmbet dhe shpresojmë, se jeta e saj do të bëhet normale. Në botë ka shumë prova të regjistruara për realizimin e operacioneve të ngjashme. Ne ishim të dytët të cilët arritën sukses në një ndërhyrje të tillë kirurgjike.”
Për arritjen e jashtëzakonshme mjeku 33 vjeçar mori të ashtuquajturin Oskar Mjekësor – National Medical Awards.
“Nuk e di se çfarë dera do të hapë para meje ky çmim, por metoda fitoi një popullaritet të gjerë dhe u bë e qartë, se edhe tek ne mund të realizohen operacione të ngjashme” – komentoi mjeku.
Doktori Stanimir Sirakov ka specializuar në klinika të ndryshme të Evropës. Më gjatë ka punuar me rëntgenologun intervencional profesor Peter Bosnjakoviç në Nish dhe me doajenin e rëntgenologjisë intervencionale nervore profesor Zhak More në Paris. Pranon, se në fushën e diagnostikimit radiologjik dhe të rëntgenologjisë intervencionale nervore, shkenca mjekësore tek ne akoma nuk është në nivelin e duhur. Është i bindur, se specialistët në këtë fushë duhet të specializojnë jashtë shtetit dhe shpjegon:
“Për mua nuk kishte ndonjë alternativë tjetër, veç të specializoj jashtë shtetit. Para një muaji arritëm të krijojmë një qendër referente për sëmundje cerebrovaskulare në Spitalin “Shën Ivan Rillski”. Qëllimi im është që tani e tutje të zhvillojmë këtë qendër kështu që pacientët bullgarë t’i gëzojnë po këtij mjekimi dhe kujdeseve mjekësore siç jashtë shtetit.”
Megjithëqë ka dhjetëra propozime për punë jashtë shtetit, mjeku i ri është i vendosur të mbetet në Bullgari. Këtë qëndrim të vet ai e arsyeton ashtu:
“Mendoj, se është më mirë, që njeriu të bëjë diçka të parealizuar aty ku ka lindur, se sa të shkojë diku ku do të bëhet vetëm pjesë e një strukture tashmë të zhvilluar. Në repartin tonë punojnë kryesisht mjekë të rinj dhe të motivuar, të cilët aplikojnë në punë metoda dhe teknologji të reja në dobi të pacientëve bullgarë.”
Doktori Stanimir Sirakov lindi dhe rriti në qytetin Kërxhali, ku i ati i tij ishte anesteziolog. Edhe më sot është i bindur, se pa përkrahjen e tij, nuk do të arrinte sukseset e tanishme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..