Hoyt Brian Yee: Perspektiva evropiane e Kosovës dhe e regjionit është prioritet për SHBA
Pas vizitës së tij në Serbi zëvendës ndihmës Sekretari i SHBA-së, përgjegjësi për çështjet evropiane dhe euroazi, z. Hoyt Brian Yee u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi dhe diskutoi me të rolin e SHBA-së për perspektivën rajonale dhe euroatlantike të shtetit më të ri në Ballkan. Në faqen zyrtare të Presidentit të Kosovës ka informacion se në kuadrin e takimit me diplomatin amerikan Thaçi ka nënvizuar se vazhdimi i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën dhe rajonin, mbetet çelës për paqe e stabilitet të qëndrueshëm. Nga ana e tij Hoyt Brian Yee ripohoi përkrahjen e SHBA-së për Pristinën, duke thënë se “perspektiva evropiane e Kosovës dhe e tërë rajonit është ndër prioritetet amerikane”.
Bullgaria dhe Rumania do të regjistrojnë në një bazë të të dhënave transitin e shtetasve të vendeve jashtë BE-së
Parlementi Evropian pranoi krijimin e një baze të dhënash, ku do të regjistrohen njerëzit nga shtetet jashtë BE-së, të cilët kalojnë kufijtë e Shengenit. Në sistemin e ri evropian me informacion për udhëtimet dhe për lejimet e tyre (ETIAS) do të përfshihen Bullgaria dhe Rumania. Në këtë sistem do të regjistrohen emrat dhe të dhënat nga dokumentet e lidhura me udhëtimin përkatës, shenjat e gishtave, të dhënat për fytyrat, vendi dhe data e kalimit të shtetasve të huaj, kështu edhe refuzimet për akses në hapësirën e Shengenit. Sistemi do të zëvendësojë vulosjen e pasaportave dhe do të lehtësojë kalimin e kufijve dhe zbulimin e shkelësve. Pritet se ai do të ndihmojë zbulimin e të huajve, të cilët qëndrojnë në territorin e Bashkimit Evropian në shumë se afati i lejuar.
Policia turke arrestoi 58 të huaj për shkak të dyshimeve për lidhjet e tyre me “Shtetin Islamik”
Policia turke zhvilloi një operacion kundër mbështetësve të dyshuar të “Shtetit Islamik” në Stamboll. Gjatë tij u arrestuan 62 veta, 58 prej të cilëve janë shtetas të huaj. Ata mund të deportohen për në atdhe. “Shteti Islamik” është akuzuar për shumë sulme në territorin e Turqisë në vitet 2015 dhe 2016, gjatë të cilave ishin vrarë qindra njerëz.
9,8 miliardë dollarë do të harxhojë Rumania mbrojtje deri në vitin 2026
Flota ushtarake e Rumanisë duket si “një lodër” në krahasim me atë të Rusisë në Detin e Zi, tha ministri rumun i mbrojtjes Mihai Fifor. Mirëpo ai deklaroi se shteti i tij po kërkon mundësi për të forcuar aftësitë e tij mbrojtëse. Deri më 2026-ën Rumania do të harxhojë 9,8 mlrd. dollarë për armatosjen e ushtrisë së vet.
117 anëtarë të “Shtetit Islamik” janë kthyer në Kosovë
117 janë kosovarët, të cilët u janë bashkuar militantëve në frontet e luftës të ISIS-it dhe të cilët tashmë janë kthyer në atdhe. Të gjithë ata kanë qenë në territoret e Irakut apo Sirisë. Sipas autoriteteve shumë prej të kthyerve mbeten ende të përkushtuar ndaj xhihadit të dhunshëm dhe prandaj e rrezikojnë sigurinë e shtetit.
Reshjet e borës bllokuan Serbinë Perëndimore
Vala e të ftohtit të shoqëruar me reshje të borës bllokuan Serbinë Perëndimore, ku shumë familje mbetën pa korrent. Pemët e rrëzuara vështirësuan qarkullimin rrugor. Në bashkinë Nova Varosh shtresa e dëborës arriti një metër.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..