Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita fotografike “Zakone të lashta dhe tradita nga Bullgaria” u prit me interes të madh në Moskë

БНР Новини
3
Foto: Asociacioni i Fotografëve Profesionistë

Qendra e Dizajnit dhe Arkitekturës “Artplej” në Moskë prezantoi ekspozitën “Zakone të lashta dhe tradita nga Bullgaria”. Ajo u përgatit nga Asociacioni i Fotografëve Profesionistë. Më shumë hollësi mësojmë nga kryetarja e asociacionit Lilija Jotova:

Ekspozita prezanton traditat dhe zakonet bullgare. Në të u përfshin veprat e 14 fotografëve, anëtarë të Asociacionit. Realizimi i ekspozitës u bë i mundshëm në sajë të Institutit Kulturor Bullgar në Moskë dhe të partnerëve tanë nga Asociacioni Kombëtar i Profesionistëve në Industrinë Fotografike në Rusi. Me këtë asociacion kemi arritur një memorandum për bashkëpunim. Gjatë prillit ata rregulluan një ekspozitë të vet në Sofje. Krahas kësaj organizuan edhe klasa të mjeshtërve. Kështu lindi ideja, që edhe ne të paraqesim një ekspozitë në Moskë. Vendosëm, që tema të lidhet me traditat dhe zakonet bullgare. Në kuadrin e ekspozitës një përfaqësues i asociacionit tonë u tregon vizituesve hollësi për rritet e prezantuara në çdo fotografi.

Fotografi: Asociacioni i Fotografëve Profesionistë

“Zakone të lashta dhe Tradita nga Bullgaria” përbën një kaleidoskop  të origjinalitetit bullgar paraqitur në 30 fotografi. Ato janë nga pjesa të ndryshme të vendit. Cilat prej fotografive provokojnë interesin e publikut rus, mësojmë nga Lilija Jotova:

Fotografi: Petër Abaxhiev

Ka shumë fotografi nga festivalet dhe festat e burrave të maskuar, të quajtur bullgarisht kukeri. Ka fotografi nga Vallja e Akullt e Burrave në qytetin Kallofer, një traditë e lashtë Ditën e Pagëzimit të Shpëtimtarit Jisu Krisht, e cila çdo vit bie më 6 janar. Prezantojmë edhe rite dhe veshje nga rajoni i malit Rodopa. Një interes provokojnë fotografitë nga Festivali “Mistere Orfike” në vendbanimin Trigrad të Bullgarisë Jugore. Në të prezantohet zbritja e këngëtarit të famshëm të malit Rodopa Orfeu në mbretërinë nëntokësore. Sipas besimeve popullore shpella në rajon “Djavollskoto Gërllo” – Gryka e Shejtanit, është hyrja te mbretëria e Hadesit, ku Orfeu shkon për të kërkuar të dashurën Evridika. Tërë ditën në këtë festival vazhdojnë lojërat e burrave të maskuar, dëgjohen tingujt e gajdeve kaba, tipike për këtë rajon, dhe hidhen valle. Para perëndimit të diellit të gjithë me pishtarë të ndezur hyjnë në shpellë.

Fotografi: Anastas Tërpanov

Në Asociacionin e Fotografëve Profesionistë anëtarësojnë 17 veta. Organizata punon për prezantimin e tyre jashtë shtetit, për mbrojtjen e të drejtave prej autori, për shkëmbimin e përvojës me kolegët e tyre nga jashtë, për shtimin e kualifikimit të tyre. Qëllimi kryesor i asociacionit është të bashkojë fotografët profesionistë në Bullgari. Disa prej anëtarëve janë pedagogë në universitete dhe kolegje. Megjithëqë asociacioni është duke përgatitur realizimin e projekteve të tjera, ekspozita “Zakone të lashta dhe tradita nga Bullgaria” do të prezantohet edhe në vende të tjera të botës. “Kjo ekspozitë e mrekullueshme prezanton Bullgarinë shumë mirë në prag të kryesisë së saj të BE-së”, është e bindur Lilija Jotova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Master of Art Film Festival

“Master of Art” fillon në kinemanë “Lumiere”

Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..

botuar më 25-02-07 5.00.PD

Festivali ndërkombëtar "Sofia Film Fest" tregon një numër rekord të titujve bullgarë

Një festival i jashtëzakonshëm si gjithmonë, por ajo që bie në sy në edicionin e 29-të është prania e kinemasë bullgare. Nga rreth 180-200 filma në program - filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, rreth 60 tituj janë bullgarë. Këtë e deklaroi në..

botuar më 25-02-04 1.09.MD

Një student bullgar prezanton shkronja origjinale në trienalen e tipografisë në Poloni

VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..

botuar më 25-02-02 11.05.PD