Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat shoqërore janë të prirë të caktojnë standardet e tregut mediatik

БНР Новини
Foto: BTA

Më 12 dhe 13 tetor në Sofje u mbajt Asambleja e XIV Ligjore e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Radioja Kombëtare Bullgare ishte organizatore e forumit, në të cilin morën pjesë më se 80 delegacione të 40 organizatave mediatike nga 27 shtete. Në qendrën e programit ishte menaxhimi i mediave shoqërore në botën digjitale.

Në fjalinë e hapjes së forumit drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev theksoi, se digjitalizimi i radios shoqërohet me shumë sfida, por në të njëjtën kohë hapen mundësi të reja për kënaqjen më të mirë të interesave të auditorit. Ndër lektorët ishte edhe Milen Mitev – këshilltar i përgjithshëm juridik i Radios Kombëtare Bullgare dhe anëtar i Komitetit Juridik të EUB-it.

Çfarë është roli dhe rregullimi optimal i mediave shoqërore në botën e sotme pluraliste e digjitale?

СнимкаRiçard Bërnlli (Dr Richard Burnley) i cili është në krye të Degës Juridike të EUB-it, tregon rolin e rëndësishëm të mediave shoqërore sot dhe rëndësinë e rregullimit të tyre adekuat.

Një sërë anketimesh tregojnë, se aty, ku mediat shoqërore janë të forta dhe iu bazohen një standardi të lartë, ato shndërrohen në një etalonë të tregut mediatik. Mediat komerciale janë të detyruar të ndjekin shembullin e tyre. Pikërisht në këtë shprehet roli i mediave shoqërore dhe kjo arsyeton ekzistencën e tyre. Sipas meje rregullimi i tyre duhet të jetë inteligjent. Ai duhet të jetë i zhdërvjelltë kështu që ato të adaptohen me botën moderne, botë kjo e cila është një fushë e konkurrencës globale, jo vetëm kombëtare. Prandaj rregullatorët duhet kenë të qartë, se operatorët shoqërorë qëndrojnë para lojtarëve globalë me resurse të pakufizuara financiare. Në fund të fundit në se dëshirojmë, që mediat shoqërore të mbijetojnë, rregullimi optimal është me rëndësi në këtë proces.”

Михаел ВагнерPërgjegjësi i çështjeve të së drejtës mediatike dhe komunikacionit pranë EUB-ës Mihaell Vagner (Michael Wagner) hodhi dritë mbi disa vlera kyçe të mediave moderne dhe mbi sfidat i drejtuara tyre:

Ekziston frikë, se liria e shprehjes dhe pavarësia e mediave është e kërcënuar në shumë rajone të Evropës. Në shumë vende shihet një lobim nga ana e mediave private për kufizimin e shpërndarjes dhe të financimit të mediave shoqërore me qëllim çlirimin e hapësirës për mediat komerciale. Mirëpo, kriza financiare në mediat private ka të bëjë jo vetëm me mediat shoqërore, por me ndryshimin e interesave të auditorit mediatik: njerëzit orientohen gjithnjë e më shumë te interneti, dhe kjo do të thotë, se një pjesë më të madhe të buxheteve për reklamë duhet të orientohet të hapësira onlain, në llogari të radios dhe televizionit. Jemi dëshmitarë të lidhjeve të rrezikshme midis politikanëve dhe mediave private, atëherë kur biznese të veçantë kanë lidhje me forcat politike. Krahas kësaj shihen orvatje për ushtrimin e ndikimit politik mbi mediat shoqërore nëpërmjet financimit, emërime të politizuara ose kërcënime kundër gazetarëve.

Në këtë kontekst ekspertët janë unanim, se mënyra e financimi të mediave shoqërore është me rëndësi vendimtare për pavarësinë e tyre dhe për cilësinë e përmbajtjes.

Nuk është e mudnshme të ekzistojnë media të pavarura shoqërore, në se ato nuk disponojnë financim të qëndrueshëm dhe adekuat – është i bindur Mihaell Vagner. – Me rëndësi është që të ketë një qartësi disa vite përpara, sidomos kur financimi kryesor është nga buxheti shtetëror. Për fat të mirë ka nisma të Këshillit të Evropës, të cilat përqendrojnë vëmendjen mbi domosdoshmërinë e një sistemi shumëvjeçar të financimit.

Në Bullgari mediat shoqërore, edhe Radioja Kombëtare Bullgare, financohen kryesisht nga buxheti shtetëror dhe mandati i drejtorit të përgjithshëm është 3-vjeçar. Si një fillim Riçard Bërnli shikon domosdoshmërinë e zgjatjes së këtij mandati deri në 5-6 vite, kështu që udhëheqja e medias të jetë në gjendje të realizojë programin e vet të drejtimit. Në të njëjtën kohë ai thekson përparësitë e dukshme të financimit nëpërmjet taksave të licencës:

Gjithmonë kemi mbështetur tarifat e licencës si forma më e përshtatshme e financimit, e cila siguron pavarësi. Në të njëjtën kohë përbën një kontratë publike me njerëzit. Ata dinë për çfarë paguajnë dhe kështu kontribuojnë për zhvillimin e mediave shoqërore. Kohët e fundit si rezultat i digjitalizimit njerëzit konsiderojnë, se pronësimi i televizorit ose radios nuk kërkon pagimin e taksave të licencës, sepse sot edhe në celularët mund të marrin po këtë informacion. Prandaj tendenca është që çdo familje të paguajë taksa të tilla, ashtu siç është në Gjermani dhe në Finlandë. Ato forma të reja janë të mira dhe tani detyra është që t’u përcjellim njerëzve një mesazh të kuptueshëm, se në këtë mënyrë ata do të kontribuojnë për zhvillimin e mediave shoqërore, që këtu edhe për mirëqenien e shoqërisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD