Në Galerinë “Allma Mater” u rregullua një ekspozitë me vepra të studentëve të diplomuar të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”, të cilët brenda 15 viteve realizuan një specializim njëvjeçar në Institutin Qendror të Hindisë në qytetin Agra të Indisë. Në ekspozitën e titullua “Indija ime” prezantohen shumë fotografi, kolazhe të shoqëruara me tekste në gjuhën hindi dhe në të bullgare. Në to rikrijohen përjetimet e atyre, që patën fatin të njihen drejpërsëdrejti me këtë vend. Disa prej teksteve përbëjnë rrëfime të sinqerta: “India – lopë. Nuk është e domosdoshme që të jesh indolog për të pasur këtë kombinim të qëndrueshëm në ndërgjegje. Vapë... Pluhur.... Parase të shkosh aty nuk e ke të qartë, nuk je gati. Gjithçka të sulet, të trullosë, të ndryshojë.” Tekstet zbulojnë histori personale, emocionet e atyre, që zbuluan një kulturë të largët.
“Fotografitë janë atraktive” nuk fsheh emocionet një vizituesi dhe vazhdon: “Më bënë përshtypje toleranca midis njerëzve, feve, edhe midis kafshëve dhe njerëzve. Autorët arrijnë të na prezantojnë se si komunikojnë jeta moderne dhe trashëgimia e së kaluarës. Dhe kjo sikur është një gjë e natyrshme për këtë vend, gjë që neve na mungon.”
Pedagogët dhe studentët e specialitetit “Indologji” të Universitetit në vitin 2016 xhiruan një film dokumentar i kushtuar mësimdhënies së hindisë tek ne. Kuadro prej tij shfaqen në ekranin e vendosur në sallën e ekspozitës. “Si filmi, ashtu edhe fotografitë prezantojnë se si studentët bullgarë e shikojnë Indinë, kur arrijnë ta vizitojnë” – shpjegon Aleksandër Bogdanov – kurator i ekspozitës, pedagog në specialitetin “Indologji”. “Theksi i ekspozitës është mbi përjetimet që ka secili, kur e frekuenton Indinë” shpjegon Bogdanovi dhe vazhdon.
“Indija Ime” nuk duhet të pranohet në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por si një lidhje, si një rrëfim. Ekspozita vjen të tregojë atë Indi, e cila formoi një lidhje më speciale më e thellë me secilin prej studentëve. Tekstet që shoqërojnë fotografitë me siguri nuk paraqesin plotësisht rëndësinë e Indisë për cilido prej pjesëmarrësve në ekspozitë.”
Fjalët dhe fotografitë vështirë mund të prezantojnë pasurinë e një kulture para atyre të cilët nuk dinë pothuajse asgjë për të. Mirëpo udhëtimi midis kontrasteve prezanton diçka më shumë se sa lidhja personale midis indologut dhe Indisë. Pranë fotografive të pamjes së pasqyruar në ujë të Taxh Mahallit, të plazhit në të cilin shihen si lopë, ashtu edhe varka, lexohet teksti:
“Për herë të parë tingujt e gjuhës së re pranojnë formë... Sikur ndonjë kujtim dhe realiteti i japin dorë njëri tjetrit... Të nxitojmë të jetojmë! Të nxitojmë të dashurojmë! Të nxitojmë t’u gëzohemi gjërave të vogla!... Miq...Kujtime...Fotografi...Buzëqeshje...Shi. Kjo Indi mbetet në zemër.” Mund të quani “rrëfime emocionale” ose thjeshtë “copëza nga bota” të gjitha ato fotografi dhe tekste, por ato pak ose shumë ndikojnë mbi spektatorin, mbi botëkuptimin e tij. Dhe në se qëndroni pak më gjatë para tyre do të zbuloni se ato inspirojnë jetë të dëshirave të sinqerta të harruara prej kohe. Secili që e frekuenton ekspozitën patjetër merr me vete të paktën një copë prej “Indisë sime”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..
Piktor ikonash dhe mësues - këto dy fjalë i përmendim gjithmonë kur përpiqemi të ringjallim nga harresa e së shkuarës një piktor që hapat e parë në art i hodhi në vitet e para pas Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman (1878). I tillë është Miljo..
"Shh... Është koha për një film" - me këtë moto Sofja bëhet kryeqyteti kinematografik i Evropës për dy javët e ardhshme. Edicioni i 29-të i forumit më të madh kinematografik në Ballkan – Sofia Film Festi Ndërkombëtar hapet sonte në sallën nr. 1 të..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një..