Greqia dënoi dhunën kundër pjesëmarrësve në referendumin në Katalunja
Koalicioni i së majtës radikale SIRIZA që është në pushtet në Greqi dënoi shfrytëzimin e forcës kundër pjesëmarrësve në referendumin për pavarësi në Katalunja. Në një deklaratë të koalicionit theksohet, se “mbytja dhe dhuna e shtetasve është një akt autoritar, i cili vetëm i hedh vajguri zjarrit, por nuk zgjidh problemet. Rruga e vetme në kontekstin e vlerave evropiane është dialogu demokratik, theksohet në dokument.
Erdogani paralajmëron, se Iraku Verior do të paguajë një çmim të lartë për referendumin
Presidenti turk Rexhep Erdogan tha në Erzurum, se për referendumin në Irakun Verior do të paguhet një çmim të rëndë. Sipas Ankarasë në Irakun Verior nuk krijohet një shtet i pavarur, por në dobi të disa qarqeve në rajon formohet një burim i ri i problemeve. Injorimi i këtij fakti nuk është as në interes të Turqisë, as të kurdëve në Irak. Presidenti paralajmëroi se forca të caktuara orvaten të ndajnë Irakun dhe Sirinë, ndërsa midis synimit drejt pavarësisë dhe kthimit të shtetit në një lodër në duart e fuqive të jashtme, ka dallim të madh. Para Agjencisë Anadolle lideri i Mexhalisit të tjurkmenëve sirianë Emin Bozogllan komentoi, se SHBA-ja dëshirojnë të krijojnë Izraelin e dytë në Lindjen e Mesme, por formimi i një shteti monoetnik në rajon është një proces i palejueshëm.
Thaçi dëshiron, që SHBA-ja të përfshihen direkt në dialogun Beograd-Prishtinë
Në një takim me zëvendës presidentin amerikan Majk Pens në Uashington presidenti kosovar Hashim Thaçi bëri apel, që SHBA-ja të përfshihen në mënyrë direkte në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Në bisedimet, të cilat u përqendruan mbi “fazën e fundit të dialogut”, Thaçi tha, se pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e SHBA-së në këtë fazë është me rëndësi vendimtare për arritjen e marrëveshjes definitive, të pranueshme për të dy palët. Këtë e njoftoi Agjencia Tanjug.
Serbia shprehu pakënaqësi nga presioni perëndimor për qendrën humanitare në Nish
Perëndimi ushtron një presion të madh mbi Serbinë për shkak të Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish, sepse SHBA-ja konsiderojnë, se ideja për dhënien e statusit zyrtar të qendrës është “një akt antiamerikan”. Këtë e tha në Moskë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç pas takimit të tij me zëvendës kryeministrin Dmitrij Rogozin. Sipas ministrit Daçiç, është e dukshme që në shtetet perëndimore përhapet një “histeri antiruse”. Problemi me dhënien e statusit humanitar të qendrës në Nish akoma nuk është i zgjidhur, por Serbia do të marrë këtë vendim e udhëhequr nga interesat e veta, deklaroi kategorikisht ministri.
Në Shkup u krijua një Klub Biznes Bullgaro-Maqedonas
Klubi Kulturor Bullgar në Shkup themeloi në kryeqytetin maqedonas një Biznes Klub Bullgaro-Maqedonas. Kryetari i tij Nikolla Popiliev tha, se qëllimi kryesor i klubit do të jetë të inkurajojë dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik midis biznesit të të dy shteteve pas nënshkrimit të Marrëveshjes dypalëshe të Fqinjësisë së Mirë. Nga takimet e tij me biznesmenë bullgarë dhe maqedonas ai është me përshtypje, se ideja për një biznes klub dypalësh mirëpritet.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..