Ditët e fundit në Moskë u zhvillua një mbledhje shumë e rëndësishme - ajo e grupit të punës në fushën e “Energjetikës” e komisionit ndërqeveritar bullgaro-rus për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik. Ajo është e rëndësishme jo vetëm sepse bashkë me autostradat, energjetika është ndër temat me prioritet për qeverinë tonë aktuale, por edhe për arsyen se Bullgaria ka ambicie serioze në këtë sektor, të cilat bile i tejkalojnë kufijtë shtetërore dhe kanë përpjesëtime evropiane. Një shembull i mirë është projekti për ndërtimin e qendrës për shpërndarjen e gazit natyror “Ballkan” në bregun bullgar të Detit të Zi, i cili po të realizohet, do të jetë një pikë shpërndarjeje për tërë Evropën Juglindore, bile për pjesën qendrore të kontinentit.
Bashkë me këto ambicie me përmasa të mëdha Bullgaria ka disa probleme në fushën e energjetikës. Bëhet fjalë për planet e Brukselit për mbylljen pas disa vitesh të termocentraleve bullgare, të cilat sipas kritereve evropiane ndotin shumë ajrin për shkak të llojit të qymyrit të përdorur në to. Duhet pasur parasysh se ato sigurojnë 40% prej energjisë elektrike që përdoret në vend. Bëhet fjalë gjithashtu për centralin e vetëm bërthamor tek ne, eksploatimi i të cilit duhet të ndërpritet dhe qëllimi i Sofjes është zgjatja e periudhës së përdorimit të tij me akoma 20 vjet. Ndër problemet e shumta të Bullgarisë në fushën e energjetikës janë dy reaktorët e porositur dhe të paguar për centralin e ri bërthamor Kozlloduj, projekti për të cilin është ndërprerë nga Kuvendi. Tani Bullgaria është duke menduar se çfarë të bëjë me ta dhe se si të zvogëlojë humbjet prej tyre për qindra miliona euro. Me siguri duhet përmendur dhe projektin për qendrën e shpërndarjes së gazit natyror, i cili nuk mund të zbatohet pa gazin rus.
Këto dhe shumë të tjera qenë çështjet e diskutuara në mbledhjen e grupit ndërqeveritar bullgaro-rus të punës, në të cilën ishin të pranishëm jo vetëm Ministrja bullgare e Energjetikës Temenuzhka Petkova, por edhe homologu i saj rus Aleksandër Novak. Fakti se Petkova bisedoi drejtpërsëdrejti me shefin e gjithëfuqishëm të kompanisë Gazprom Aleksej Miler tregon se Moska gjithashtu interesohet për këtë bashkëpunim me Bullgarinë dhe kupton vendin dhe rolin real të shtetit tonë në tregun energjetik evropian. Ekspertët dhe personat politikë kanë biseduar gjithashtu për mundësitë e ndryshme për bashkëpunim – për centralet që në të ardhmen e afërt duhet të mbyllen, rrjetin për transportimin e gazit, furnizimet e gazit, çështjet e lidhura me energjetikën bërthamore e kështu me radhë.
Nuk duhet harruar se pikërisht për sa u përket lëndëve të para energjetike Bullgaria është pothuaj plotësisht e varur nga Rusia – gazi është rus, centrali bërthamor – gjithashtu. Kjo nuk pranohet mirë nga disa ekspertë dhe politikanë, nuk është në përputhje gjithashtu me interesat e Brukselit. Mirëpo ky është realiteti – furnizuesi më i madh në Evropë është Rusia. Dhe nuk është e rastit se gjiganti shtetëror Gazprom tashmë e tejkalon liderin e deritanishëm amerikan ExxonMobil. Prandaj dëshirat për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk i takojnë realitetit të pakëndshëm tregtar, gjeografik dhe ekonomik.
Disa janë të kënaqur, disa – jo. Disa mendojnë se Rusia është armiku më i madh, mirëpo realistët kuptojnë mirë se Rusia nuk mundet pa Evropë dhe Evropa varet nga Rusia. Askush nuk kërkon nga të dyja palët që të duan njëra tjetrën, por është e qartë se ato duhet të përfitohen nga bashkëpunimi. Pikërisht e tillë është politika e Sofjes, e cila duke mbetur një aleatë besnike të NATO-së dhe anëtare të bindur të Bashkimit Evropian, po zhvillon një politikë të llogarive të qarta dhe të mbrojtjes së interesave kombëtare. Prandaj pavarësisht nga akuzat e ndërsjella, sanksionet dhe tensioni ndërmjet Moskës dhe Evropës Perëndimore, qeveritarët tonë përpiqen ta ruajnë nivelin e domosdoshëm për një bashkëpunim të frytshëm me Rusinë. Këto përpjekje jo gjithmonë janë të suksesshme – një shembull për këtë është projekti i dështuar për gazsjellësin Rrymën Jugore. Por duket se Sofja mësohet nga gabimet e saj dhe tani përpiqet të respektojë në mënyrë të përpiktë rregullat e Brukselit dhe në të njëjtën kohë të mbrojë interesat e saj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..